E enjte, 25.04.2024, 01:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Beqir Sina: Berisha peruron librin 'Lidershipi'

E diele, 08.06.2008, 01:04 PM


Beqir Sina
Berisha peruron librin 'Lidershipi'  në shtëpinë e Franklin Delano Roosvelt

Këtë libër ia kushtoj njeriut që më së shumti në jetë e admiroj. Mikut tim që më ofroi ngrohtësi. Mentorit që çdo herë me urtësinë e tij më udhërrefeu për jetë. Inkurajuesit që fjalët e tija më shpien përpara. Liderit që dua t'ia ndjek vizionin dhe rrugën e tij - Presidentit Ibrahim Rugova.

Nga Beqir Sina, New York

Me kënaqësi udhëtuan disa orë larg qytetit, në thellësite e lartësive të New Yorkut, disa dhjetra njërëz, për të marrë pjesë, të dielën pasdite në përurimin e librit të z Elmi Berisha "Lidershipi. Përurim, të cilin e organizoi gazeta shqiptaro amerikane "Illyria".

Ky, libër, u përurua në një mjedis disi të veçantë. Është, hera e parë, në historinë e shqiptarëve të Amerikës, që një veprimtari e tillë, zhvillohet në një mjedis nga më prestigjozët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përurimi i këtij libri, u zhvilluan në kompleksin gjingand, ku ndodhet, instituti, bibloteka, muzeumi, sallat e studimit, parku i madh dhe shtëpia historike e Presidentit të 32-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franklin Delano Roosvelt (Home of Franklin D. Roosvelt National Historic Site), në Hyde Park New York.

Organizatori, prezantoi disa nga figurat e nderuara, të kësaj pjesmarrje si: Ambasadorin Lublin Dilja me zonjën e tij, si dhe Konsullin e përgjithshëm e RSH, në New York, dr Albert Jerasi, deputetin e parlamentit të Kosovës, dr Berim Ramosaj, gjeneralin në pension Luciano Salamon, edhe përfaqësuesen nga zyra e asamblemenit të shtetit Joel Miller, Kerry Peterson, zotin David Philips, kryetarin e LDK, dega New York, z Ramadan Gashi, kryetarin e degës së LDD, zoti Agim Rexhaj, nën/kryetar i Vatrës, zonjën Majlinda Myrto, Sekretarja e Fderatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, për çështjet e edukimit, zotin Mehill Velaj, nën/kryetar i LSHSHA, shkrimtarin e njohur Naum Prifti, gazetarin Shkumbin Teta dhe veprimtarin e dalluar Lek Gojçaj, e të gjithë pjesmarrësit e tjerë. Në përurim morën pjesë edhe anëtarë të ngushtë të familjes, si nëna e autorit, bashkëshortja, fëmijët, vëllau, xhaxhai nga Kosova ardhur enkas, miq, shok dhe të afërm të autorit si dhe disa anëtarë të adminstratës së qytetit, ku zoti Berisha jeton.

Libri "Lidershipi", është botimi i parë mbi lidershipin në gjuhën shqipe, një punë shumëvjeçare e autorit ku ai shpjegon përkufizimin e ledershipit, stilet dhe ambientin. marrëdhëniet dhe ndryshimin duke u fokusuar posaçërisht në tremujorin e parë, të sfidave të lidershipit.

Pos një falenderimi, moderatori i këtij përurimi, botuesi i gazetës shqiptaro -amerikane Illyria, z Vehbi Bajrami, tha se 'autori i këtij libri, duke na dhënë një orientim të qartë, për njeri sesi duhet të jetë lider i suksesëshëm i një shoqërie apo koorporate, në këtë libër me rreth 300 faqe, zoti Berisha e ka zbërthyer, përvojën e vet dhe përvojën e të tjerëve, duke arritur t'i jap lexuesit, shqiptarë, një libër shumë të nevojëshëm e të domosdoshëm, për të gjithë shoqërinë shqiptare'.

Sipas tij, libri "Lidershipi" vjen në kohën e duhur, kur shoqëria shqiptare, ka nevojë për një lidership të suksesëshëm, i cili, shoqërinë shqiptare, do t'a çonte drejt një stadi më të lart zhvillimi, për të zënë hallkat zhvillimore që i kanë munguar, pikërisht, për shkak të mungesës së një lidershipi me vizion mbi zhvillimin politik, ekonomik e social, ka cekur në fjalën e tij moderatori i këtij përurimi z Vehbi Bajrami.

Përurimin e librit "Lidershipi", të autorit Elmi Berisha, e përshëndeti dhe përfaqësuesi i shetit shqiptar, në Misionin e Përherëshëm të Kombeve të Bashkuara në New York, ambassadori Lublin Dilja.

"Është kënaqësi e imja, të përshëndes qoftë miqësisht, apo edhe zyrtarisht, mikun tim Elmi Berisha, tha Dilja, për, kontributin e tij, me librin"Lidership". Nuk kam dëshirë, të flasë gjatë, pas një referati reflektues të dr Blerim Ramosaj, vijojë ai, megjithatë, dëshiroja të regjistroja edhe përshëndetjen time, në këtë eveniment të bukur, duke nënvizuar edhe disa element të vlefëshëm në këndëshikimin tim tek ky libër, të cilat, unë i shohë si esenciale, qoftë për këtë libër të ri, qoftë edhe për këtë evniment."

Ambasadori Dilja, theksoi se "Në rradhë të parë, do të vlersoja gjetjen e zotit Berisha, për të reflektuar në një farë mënyre kontributin e tij. Të flasësh për lidershipin, mendon ai është një gjetje e duhur në rradhë të parë për botën shqiptare, e cila vazhdimisht ka pasur nevojë, ka nevojë ende dhe do të ketë nevojë në të ardhmen, për lider që t'a udhëheqin atë drejt progresveve, drejt qëllimit dhe drejt evolucionit historik."

Më tej ai sakëtësoi se së dyti, 'do të nënvizoj elementët, e konceptit lidership. Pasi, sipas tij që edhe botimi i këtij libri nga zoti Berisha, lidhet në rradhë të parë me eksperiencën e Presidentit Rugova. Nuk besoj se do të kishte gjë më të gjetur sesa një lidhje të këtillë. Presidenti Rugova, për ambasadorin Dilja, është nga ato individ të shquar të kombit shqiptar, i cili, e meriton më së miri të quhet me të vërtet LIDER. Bota ka provuar dhe ka treguar se politikan, me shumicë prodhohen me shumicë shkojnë e vijnë , por lider nuk janë kaq të shumtë. Liderit janë më të pakët, dhe në këtë rast, besojë se edhe i ndjeri Rugova e meriton të cilësohet si LIDER', ka thënë, ambasadori Dilja,

Ambasadorin Dilja, shtojë këtu faktin, se nuk do të kishte një eksperiencë më të mirë, ose një shëmbull më të mirë, për të sjell ose provuar teoritë e lidershipit, të paktën në botën shqiptare, duke nënvizuar faktin tepër simbolik, që kemi sot, se këtë aktivitet që po zhvillojmë ne sot, është jemi duke e mbajtur në shtëpin e një lideri historik, amerikan, Presidentit Franklin Delano Roosvelt.

Në fund, ai tha se kjo ka edhe një koincidencë të pa përsëritëshme, siç e përmenden parafolësit, ka vizitën e fundit në SHBA-ës, të presidentit të parë të Kosovës, të ndjerin Rugova, i cili e ka bërë pikërishtë në këtë shtëpi, ku ne sot po promovojmë libërin e z Elmi Berisha, "Lidershipi". Realizmi i këtij aktiviteti në këtë mjedis, pasqyron një korelacion, midis asaj që është, midis lidershipit, dhe midis dimensionit të tij botëror dhe atij dimensional të një lidershipi, në shoqërinë shqiptare, ka përshëndetur përfaqësuesi i shetit shqiptar, në Misionin e Përherëshëm të Kombeve të Bashkuara në New York, ambassadori Lublin Dilja.

Dilja: Të përmovosh këtë libër në shtëpinë e Roosvelitit, një nga udhëheqësit më të shquar të shoqërisë demokratike amerikan, besoj se fletë shumë, është një shembull i mirë edhe për botën shqiptare.

Një analizë të thellë i bëri librit të Berishës, edhe deputeti i parlamentit të Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Dardanisë, Prof. Dr. Berim Ramosaj. Për librin "Lidershipi", foli edhe miku i autorit, David Phillips, analist pranë Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, një organizatë prestigjoze me qendër në Nju Jork, dhe njohës i mirë i çështjes shqiptare. Gjithashtu, folën edhe Konsullii i përgjithëshëm e RSH, në New York, dr Albert Jerasi, gjenerali në pension Luciano Salamon, kryetari i LDK, dega Neë York, z Ramadan Gashi, kryetari e degës së LDD, zoti Agim Rexhaj, dhe nën/kryetar i Vatrës, si dhe poeti Mehill Velaj, nën/kryetar i LSHSHA, shkrimtari i njohur Naum Prifti, gazetari Shkumbin Teta, dhe veprimtari i dalluar Lek Gojçaj.

Ndërkaq, përfaqësuesja nga zyra e asamblemenit të shtetit Joel Miller, Kerry Peterson, solli në emër të asamblemenit të shtetit Joel Miller, që t'i dorzojë edhe një çertifikat, nderi nga "New York State Assembled - Citation" . Ku e ai e faleminderon për këtë hap të matur dhe të mënçur, siç shprehen në këtë çertifakat, zyrtare, e cila mban logon, firmën dhe vulën e asamblemenit të shtetit Joel Miller, përfaqësues shtetit nga zona ku banon Berisha. Më pasë pjesamarrësit, bënë një viztë në kompleksin presidencial të Presidentit të 32-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franklin Delano Roosvelt (Home of Franklin D. Roosvelt National Historic Site), në Hyde Park Neë York.

Libri i autorit Elmi Berisha, "Lidershipi" ka si redaktor Prof.Dr. Berim Ramosaj. Redaktor gjuhësor, është Jonuz Fetahaj. Libri është botim i shtëpisë botuese VATRA, në Prishtinë. Dhe ka mbi 40 referime, nga presidentë, politikanë, analistë, studies dhe lider të njohur, amerikanë e botëror. Autori i këtij libri, në faqen e parë shkruan se :" Këtë libër ia kushtoj njeriut që më së shumti në jetë e admiroj. Mikut që i ofroi ngrohtësi. Mentorit, që çdo herë me urtësinë e tij ishte udhërrefeyesi për jetën e tij. Inkurajuesit, që fjalët e tija e shpien përpara, autorin. Liderit, që dua t'ia ndjek vizionin dhe rrugën e tij - Presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë autori i librit Elmi Berisha.

Lexues i respektuar, thotë autori në parathënjen e librit; "Po, nisët ta lexoni këtë tekst, përkatësisht këtë libër, pa dyshim mendoj dhe kam bindjen e thellë se do të ndesheni me një eksperiencë timen shumëvjeçare në kërkim të Lidershipit."

Me fjalë të tjera, po u thelluat në lexim, me siguri se do të njihemi më përsëarfërmi, do të mësoni disa nga mënyrat e definimit të termit lider, andaj do ta keni më të lehtë që ta kuptoni sesa dhe si mund të keni qasje në karrjerën tuaj, përkatësisht për të qënë një lider i suksesëshëm.

Për shumë vite me rradhë jam përpjekur të mësoj sa më mirë nga ata që ishin më të mirët, në mënyrë që të bëhem lider i suksesshëm. Kur permendim fjalën lider, në rradhë të parë dua t'ua përkujtoj lexuesve së në një mënyrë apo tjetër të gjithë ne posedojmë cilësi të liderit.

Se si duhet të bëhemi lider i suksesshëm në jetë, varet sesa me kujdes dhe përkushtim do ta lexoni dhe kuptoni këtë tekst dhe tekste të këtilla e të ngjashme. Ju ri-kujtomë se nuk ka asnjë përbërës të vetëm për lidershipin e suksesshëm , lidership i suksesshëm është kombinim i iniciativës, i shkathësisë, motivimit të shkathtësive të gjykimit, i manaxhimit të kohës, i përcaktimit dhe largpamësisë.Dy gjëra që janë karateristike për liderin e mirë: e di se ku e ka destinacionin dhe e dyta ai është në gjendje ta bind popullin të rrugëtojë me të.( I tillë ishte presidenti Rugova).

Zoti Elmi Berisha u lind në Kpuz - komuna e Klinës(1970). Në vendlindje kreu shkollën fillore, kurse të mesmen ne Klinë. Studimet universitare i ndoqi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Dutches Community College drejtimi "Business and Mangagement - Biznes dhe Manaxhment", pastaj në Madison University u diplomua në shkencat e "Business Management - Biznes dhe Manaxhment" ku vazhdoi studimet pasuniversitare dhe magjistroi po në universitetet me temën "Leadrship - Lidershipi".

Në Ashwoth Collge i kreu studimet dhe diplomoi në drejtimin"Crimanl Justice - E drejta kriminalistike" . Studimet pasuniversitare në drejtimin " Forensic Science - Mjeksi Ligjore" i ndoqi në Henry C. Lee Institute of Forensic Science - Univ, of New Haven, kurse studimet pasuniversitare në drejtimin " Criman Justice - E drejta Kriminalistike" në John Jay College of Criminalistic Justice - City Univ. of New York. Është president i kompanisë Berisha Brohters Managmement, Inc. që nga themelimi i saj.

Ishte për disa vjet përfaqësues politik i presidentit Rugova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pranë zyrës së Senatorit republikan Bob Dole(ambasador nderi i Kosovës në SHBA) . Jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në pjesën e lartme të New Yorkut, Dutches County.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora