E premte, 19.04.2024, 06:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Myfit Agush Synojmeri

E hene, 17.02.2014, 08:38 PM


Në 60 – vjetorin e vrasjes  tragjike të mësuesit :

MYFIT AGUSH SINOJMERI

(04.04.1923 – 14.02.1954)

 

Mësues i zellshëm , fanar drite ,

Për arsim në gjuhën shqipe !

U përkushtua qysh në rini –

Për shqiptarët n’ Maqedoni !

 

Idealet e tij madhore –

I  pagoi me jetë  rinore !

Në rrugëtim drejt  arsimimit 

Ia shuan jetën duart e krimit !

 

Punën kishte pasion ,

Arsimimin  vizion  !

Ishte mësues me  profesion ,

Atdhetar me mision !

 

T’ gjithë struganët  e kujtojnë ,

Nxënësit  kurrë nuk e harrojnë !

E  kujtojnë me  shumë respekt –

Mësues i dashur dhe korrekt  !

 

Nuk  venitet kurrë kujtimi –

Ndaj  pishtarit të arsimit !

Mësues  martir , flakadan  nderi –

Myfit Agush Synojmeri !

 

Bir i lindur n’ Gjirokastër ,

Gjak shqiptari – zemër pastër !

Me urtësi e maturi ,

Arsimdashës për dituri !

 

Ministria  e Arsimit ,

Bëri thirrje për dritë t’ shpëtimit :

“200 mësues për 200 shkolla ,

Për shqiptarë në trojet tona !”

 

Kësaj thirrje të kombit mbarë –

“200 Pëllumbat e Parnasit Shqiptarë “,

Myfit Sinojmeri  , zemër  bujarë  ,

Iu përgjigj ndër mësuesit e  parë !

 

N’ mision të shenjtërisë –

Ia kish mësy Maqedonisë !

N’ gjuhën shqipe t’i mësojë fëmijët ,

  t’ iu sjellë rreze e dritë !

 

Fluturoi me krahë t’ shqiponjës –

Mësues në rrethin e Kërçovës !

Ai punonte me përkushtim ,

I pa epur për arsim !

 

Idealet arsimdashëse ,

Aspiratat liridashëse –

Forcat e errëta ia përdhosen

Dhe shumë shpejt e burgosën !

 

Burgu sllav s’e  frikësoi  djalin ,

S’mund ia theu idealin –

Për  liri e për arsim ,

Për shqiptarë  në një BASHKIM !

 

N’ thirrje t’ forcave çlirimtare –

Shkoi n’ Brigadën e Shtatë Shqiptare !

Me trimëri iu përvesh  pushkës –

Deri n’ përfundim të luftës !

 

Pasi lufta përfundon –

Sërish kthehet në Kërçovë ,

Për t’ punua në arsim ,

Mësues i aftë me përkushtim !

 

Pas një viti në Kërçovë –

Transferohet në Tetovë ,

Ku një vjet këtu ka punua ,

Nxënësit shqip për t’i mësua !

 

N’ mision  s’i ndahej punës –

Shkoi në  fshatin Kalishtë të Strugës !

I paepur , vetëmohues –

Kreu detyrën si mësues !

 

Edhe n’ Strugë kishte ca halle

Nuk pranoi nënshtetësi jugosllave !

Por sinjalet ishin ndezë –

Do i hakmerret UDB-ja kobzezë !

 

Hap pas hapi e përgjuan –

Dhe nga puna e suspenduan  !

Nga procesi arsimor –

E larguan shpirtrat  mizor !

 

Zemërthyer , por krenar –

Braktis Strugën mësuesi shqiptar !

S’ linte kohën  t’i shkojë boshe –

Me familje shkoi n’ Zhitoshe !

 

Në Zhitoshë vazhdoi misionin –

Për t’ ushtruar profesionin ,

Për të pajisur me  njohuri ,

Për t’ sjellë dritë e dituri !

 

Mësuesi Myfit Sinojmeri –

Në Zhitoshë me punë kur erdhi ,

Ai punonte me këmbëngulje ,

Që t’ mos kenë shqiptarët shpërngulje !

 

N’ misionin atdhetarë –

E këshillonte çdo shqiptarë !

S’ kurseu mund, s’ kurseu fuqi –

Që t’ mos shkojnë shqiptarët n’ Turqi !

 

UDB-ja n’ gjurmë iu kishte lëshua –

Kish vendosë me e likuidua !

Një  shqipfolës –  spiun me hatër ,

E vrau n’ Shkurt , Pesëdhjetë e katër !

 

Adem Ballabani – Adem balosha ,

Spiun dorëzi nga Zhitosha ,

Dorë e zgjatur e UDB-së –

Na e ka vra Myfitin n’ besë !

 

Adem Ballabani ,  ai zagar shkine –

Na e vrau mësuesin pas  shpine !

Shkrepi plumba mbi trup të mësuesit –

Argat dreqi i robëruesit !

 

Shkrepi plumba mbi trup t’ Myfitit –

Fanar drite e arsimit !

Shkrepi plumba n’ mësues të shkollës –

Njollë të zezë i la Zhitoshës !

 

Krimineli i pa  krip  -

Synoi t’ vret arsimin shqip !

Por pas vrasjes Myfit Sinojmerit –

Lulëzoi shkolla , lulëzoi nderi !...

 

Nuk do t’ kenë plumba tradhtarët –

Sa do t’ kenë  nxënës shqiptarët !

Nuk do t’ ketë forca barbare –

Sa do t’ ketë shkolla e abetare !...

 

Gjilan, më 14.02.2014.          Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora