E premte, 26.04.2024, 12:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Livadhi në mal

E diele, 16.02.2014, 07:21 PM


Xhevahir Cirongu

Livadhi në mal

Tregim  për fëmijë

PJESA E I-rë

Kali dhe Lepuri ishin dy shokë të pa ndarë. Kudo që shkonin i bënin shoqëri njëri- tjetërit. Ata ishin qef pa prishur. Kur i shikonin kafshët e tjera, për shoqërinë e tyre bëheshin shumë ziliqare.

“More – thoshin me veten, si su ndanë njëherë këta. Në punë bashkë, në rrugë po ashtu. Edhe në kollotë po së bashku.”

-           E po, mirë bëjnë, thoshin ata që u donin të mirën. Se i thonë një fjale, kush ndahet nga shokët e ha ujku. Po po ashtu është .

Këtë e dinin dhe dy shokët.

Kudo do ti gjeje bashkë. Ata ishin një trup i vetëm. Bisht si bënin punës. Punonin shumë, të zotin e shtëpisë  nuk e bezdisnin asnjëherë. Bënin punë nga me të ndryshmet. Jo vetëm kaq.

Të zotit të shtëpisë, nuk ju qenë  ankuar as njëherë për punët e shumta që bënin. Por, edhe ai, i trajtonte mirë të dy kafshët punëtore.

PJESA E II-të

Një ditë i zoti i shtëpisë, Kalit dhe Lepurit i dha një punë të veshtirë. Ishte kohë vjeshte.E, çdo ditë  shirat shtoheshin e bëheshin më të dendura.

-           Dëgjoni – u tha i zoti i shtëpisë!

Unë  do të shkoj me bagëti    pyll. Atë pakë  zaire që kemi, duhet ta kursejmë. Dimri është i gjatë. Ai, ende nuk ka filluar.

Të dy shokët e dëgjonin me vëmendje të  zotin e shtëpisë.

Ishin të lodhur nga punët e ditës. Prisnin se ç’punë i priste për të nesërmen. Dhe vazhdoi bisedën:

- Ju do të shkoni për të bluar në mulli. Vetëm pak miell kemi në shtëpi. Sa për dy ditë bukë. E di, që rruga është e gjatë. Si mendoni : A mund ta lëmë shtëpinë pa bukë…!?

- Kurrë  s’ka  për t’u ndodhur kjo poteri…! Ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo punë.

- Do të ishte turp sikur miku të trokas në derë, e të mos i japësh bukë….?!

PJESA E III-të

Tek-tuk , kishte ndonjë re që sillej rrotull në qiell. Këndezi e kishte lënë  këngën e   mëngjesit që po afronte.

Kalit i kishte dalë gjumi më herët se ditët e tjera. Merakun e kishte se si do ta kalonin lumin për në mulli. Por, gjumin ja prishi kënga e këndezit sqepverdhë.

Nga shiu qe bërë rjepacuk, nga që kishte bredhur gjithë ditën .

Kjo e kishte hutuar më shumë, sa që harroi edhe qymezin. Ndaj, atë  natë  gjumin e beri në trarin e haurit së  bashku me kalin dhe lepurin. Kali, rrotulloi sytë dhe pa në garazhd  lepurin që  ishte shtrirë  sa  gjërë  e gjatë. Edhe ai ishte zgjuar.

Nuk fliste, sepse kujtoi se kali ishte në gjumë.

-ki –ki-ki kiiiiii ………….. u degjua përsëri  kënga e këndezit.

Yjet po rralloheshin.

PJESA E IV-të

Kur ra dita, morën thasët me grurë, e u nisën për në mulli. Kaluan bregun e u varën poshtë rrugës, që të çonte drejt luginës. Para kali, lepuri e ndiqte nga pas.

Rruga ishte me baltë. Shiu kishte rënë pa pushuar një javë. Ishin të papërtuar në punë.  Kjo i bënte të mos e ndjenin lodhjen gjatë  rrugës. Mbas një ore arritën tek lumi. Dy brigjet e lumit i lidhte një  urë. Mbi  kavot ishin vendosur dërrasa lisi. Por, vërshimi i lumit me dallgëshumë, e kishte bërë  punën e vetë.

Disa nga dërrasat, nga ku mund të kaloje, nuk dihet se çfarë  drejtimi kishin marrë.

-           Po tani si t’ja bëjmë – thanë  me një  gojë, kali e lepuri.

-           Qëndruan një copë - herë. Rruga i lodhi. Ulur, vështronin lumin. Morën frymë thellë. Vështruan njëri-tjetrin në sy. Lepuri kishte merak  më shumë. Ngaqë kishte trup të vogël. Ujët e merte lehtë. Ai rrëzikonte jetën. Ndaj, ra në mendime. Për disa çaste, harroi se me kë ishte pranë. Në këtë kohë, ndëryri Kali.

Duke folur prishi qetësinë:

-Mos u mërzit. O vëllaçko. Do e kalojmë  lumin  bashkë! Le të bienë  dhe pak dallgët. Pastaj …..

- Po si ta kalojmë që të dy ?-  pyeti i habitur lepuri. Në sy pa të çelte gëzimi. Vështronte Kalin. Nga të shëndoshët, i ndriste qimja sikur të  ishte qërshor.

Oshëtima e lumit  dëgjohej deri lart në fshat. Dielli vjeshtak mezi ngrohnte. Frynte një  erë  e lehtë  veriore. Kjo e bënte  më të ftohtë  kohën. Ishte ditë  fund tetori.

Fillimet e ditëve të muajit pasardhës do të sillnin dëborë. Aty afër, ku ishin ulur Kali e Lepuri, në  ferrë  me gjysëm  zëri,  këndonte  trumcaku  gushëverdhë.

-           Eja tani e hip në vithet  e mija , i tha kali- lepurit  veshëgjatë. Më gjoks pulla e bardhë  ishte bërë  gjithë  baltë. Lepuri kërcehu e u gjend i ulur  mbi kal. Por syte nuk i hiqte së  shikuari nga vau i lumit.

-           He, si të duket vetja tani…?! Do  ja dalim mbanë  edhe  këtë  radhë. Mos u frikëso !

Mbas disa minutash, dollën në  bregun tjetër të lumit. Lepuri u gëzua shumë. Gati sa nuk fluturonte. Aty afër ishte mulliri. Pasi bluan bereqetin, falënderuan mullixhiun e u nisën për  rrugë.

Kur aritën në shtëpi, ende dielli s’kishte perënduar. Ai dimër kaloi me shira e deborë, saqë s,mabahej mend ndonjë herë. Pranvera erdhi më shpejt nga ajo që pritej.

Lajmëtarja e parë manushaqia  çeli më herët se vitet që shkuanë.

Pas saj, luleverdha, e kështu me rradhë të gjitha lulet.

-           Do të jetë  një  vit i mbarë  e me bereqet,- foli i zoti shtëpisë  kafshëve punëtore. Na presin punë të mëdha, në ditët që do të vinë. Tek fliste këto  fjalë, të  zotit të shtëpisë,mendimi e kishte pushtuar gjithë  qënien e tij.

-           Të lumtë goja, o i zoti shtëpisë ,- i u përgjigjën si në kor, kali dhe lepuri gushëbardhë.

PJESA E V-të

Ishte ditë  e bukur pranverore. Rrezet e diellit ishin të arta. Natyra kishte marrë pamjen e  një  qylymi të  blertë. Era e luleve të  kundërmonte, të  dukej si një ylber i vërtetë. Kali dhe lepuri u gëzuan shumë për këtë  pranverë të  mbarë. Edhe kafshët e tjera i gëzoheshin natyrës së  bukur.

Një  ditë, kali dhe lepuri biseduan se ku do të kalonin pushimet e pranverës. U menduan gjatë. Vendosën të shkonin në mal. Atje, na ishte një  livadh me bar e lule të  bukura.

Ngjyrat e luleve, bari i gjelbër, gjithçka     gjendej    livadh, të  jepnin kënaqësi të  veçantë.

Flladi i bredhave të  mbushte  gjoksin  me  ajër    pastër.

Nga i zoti i shtëpisë , morën lejë.

U nisën për  rrugë. Në  mal arritën  pas  disa  orë.

- Ja livadhi-foli i pari lepuri, që  kishte dalë    këtë  çast  para  kalit. O ç’kënaqësi……?!

Do të  kënaqemi sot…! Dhe filloi të  ledhatonte  me  këmbë  gjoksin. Afër  livadhit gurgullonte ujë. Ishte  çezma  me  ujë, që të priste  brisk  nga    ftohtët. Bilbilat këndonin. Kjo, ua shtoi më  shumë  gezimin.

-           Aty qëndro, e të freskohemi, o lepurush , foli Kali.

-           Po po , - ja kthehu  Lepurushi. Të  dy u ulën pranë  burimit.

-           E, ç’mrekulli ….? Morën  frymë  thellë. U freskuan. Aty, në  atë  livadh dukej sikur ishin të  gjithë    mirat e botës.

PJESA E  VI- të

Kali po kulloste    livadh. Lepurushi i vogël u afrua pranë  një  ferre.

Brenda ferrës pa një  lule. Ishte ngjyrë  lejla. U habit. S’kishte  parë  lule të tillë ndonjëherë. U afrua me shumë  drejtë  ferrës. I donte shumë  lulet. Donte    tia çonte  dhuratë    zotit të  shtëpisë. – O oooo, sa bukur ! – tha Lepurushi. Edhe kjo më mungonte! Kali vazhdonte i qetë  kullotën. Tunde  kokën  për të  trembur bletët    rrinin mbi lule.

-           Kujdes, mos u largo shumë , këshilloi  Lepurin Kali.

-           Jo jo, ia kthehu  pergjigjen Lepuri.

-Tek kjo ferrë e vogël jam. Pranë  ferrës qe afruar shumë.

E ç’farë  të shikonte! Shtangu në vend. Gati sa nuk i pushoi zemra nga frika. Brenda në  ferrë  qe  strukur Ujku. Sytë  i nxirnin xixa. Dhëmbët e mbëdhenjë i kërciste  sikur të  bluante  urof.

-           Nga goja i dilte shkumë  e bardhë.

Ai vetëm shikonte.

Priste nga çasti në çast ti  coptonte , Kalin dhe Lepurin.

-           Heeeee, ç’do  kënaqem- thoshte  me  vete Ujku. Mish kali…! Nuk i thonë  shaka. Po lëre, lëre Lepurushin e vogël! Të gjorët,- filloi të  tallej  ujku. Mblodhi veten Lepuri.

-           U   kthye me vrap tek Kali, mori frymë, pastaj i tha Kalit në vesh.

-           O Kal, o Kal …….! Në ferrë  është  Ujku.

-           E dëgjova që thoshte : do ti coptoj……….!

-           Si……..! Mos u tremb. Do tia punojmë Ujkut ! Unë di një lojë.

-           Edhe ujku do ta besojë; i tha Kali.

Lepuri u gëzua shumë  nga fjalët e Kalit.

-           Dil nga ferra, e eja këtu në livadh;- i bertiti Ujkut  Kali.

-           Ne mezi po prisnim një “shokë” si ju. – tek ai shkëmbi në mes të  livadhit do të luajmë    bashku.

Ujkut ju bë qefi, kur dëgjoi  këto  fjalë. U ngrit  rëndë-rëndë  e tha:

-           Po më tregoni lojën o “vellezer”, edhe unë të tillë shokësh dua.

Dëgjuan njëri- tjetrin, ujkut i pëlqeu shumë loja që i tregoi Kali.

-           E ç’presim – u dëgjuan  përsëri fjalët e ujkut. – Të fillojmë nga loja.

Pranë  gurit të madh u afrua Kali. Po kështu, edhe Lepuri, i cili mbante një dru fshehurazi  qëndronte mbrapa shkëmbit.

Ujku qëndroi disa metra larg. Që  andej do kërcente mbi Kalin e do të dilte në anën tjetër të shkëmbit. Kali kthehu  shpinën nga Ujku, radhën e parë për kërcimet do ta bënte Ujku.

-           Tani jemi gati të fillojmë  lojën, - tha Kali. Ujku mori vrull, Kali lëvizi në  anën tjetër të  shkëmbit. Ujku u  përplas në gurin e madh.

-           O bo  bo ç’më gjeti ,- bërtiti  fort  Ujku. Oshëtiu mali: Në  këtë  çast e gjuajti me shkelma Kali. Edhe Lepuri qëlloi me shkop mbi Ujkun. Ujku kërciste dhëmbët nga inati. Por më kot.

-           Na edhe një  goditje tjetër, - i tha Kali. Lepuri nuk pushonte së godituri me shkopin prej thane. Vendi u skuq nga gjaku  i ujkut.  Rënkimet shtoheshin. Minutat kalonin, ujku ngordhi. Të  këqijat e bishës  s’kishin të  numëruar. Të zotit të  shtëpisë i kishte  dëmtuar  tufën e bagëtive.

-

-Në  mbrëmje u kthyen të gëzuar në shtëpi. Lëkurën e ujkut e mbushën me bar. U habit i zoti i shtëpisë  kur i pa me lëkurën e Ujkut në shpinë.

-           U lumtë , - ju jeni kafshë të mrekullueshme….. Së  bashku me të zotin e shtëpisë të gëzuar hynë    shtëpi.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora