Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Miradije Gashi: Adem Jashari

| E shtune, 15.02.2014, 05:11 PM |


Miradije Gashi

 

ADEM JASHARI

 

Nga Prekazi vjen një zë

Edhe ngjitet gjer majëmali,

Pyesin njerëzit vallë ç'u bë?!

Po lufton ADEM JASHARI.

 

Zëri s'ndalet, zëri thërret

Po lufton një trim me fletë

Nga Prekazi vjen kushtrimi

Po lufton ai ADEM TRIMI.

 

Toka trandet, toka dridhet

Edhe qiellin lëpijnë flakët,

Jo, ADEMI kurrë nuk lidhet,

Jo, ADEMI kurrë nuk kapet.

 

Jemi bij të KASTRIOTIT

Thirri trim ADEM JASHARI

Rritur nëpër flakë t'barotit

Ndaj nuk kapem për së gjalli.

 

SI SHQIPONJË ai fluturon

Ndaj nuk zihet ai zemër djali,

ZOT NE JEMI N'TOKËN TONË

Thirri fort ADEM JASHARI.

 

Amanetin që u la baba'

E kujtojnë DEMI e HAMZA,

Këmbë e hasmit s'lëmë t'na shkel!

Jem' betuar n'tokë e n'qiell.

 

Kujtojnë fjalët e NËNË ZAHIDES

Hallall gjin' ju bëj o bij...!

Ju kam rrit' si zogjtë e SHQIPES

Jetën t'jipni pë LIRI!

.............................

S'është legjendë por e vërtetë

Ngjau n'pranverë nëndhjetë e tetë,

Kur Prekazi mori flakë

E n'këmbë u çua f'mijë e plak.


S'është kjo tokë e huaj-Serbi

EMRI I SAJ ËSHTË: NËNË-SHQIPËRI!