E marte, 19.03.2024, 11:10 AM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: A të kujtohet o Gjokë Beci...?

E marte, 08.02.2022, 07:33 PM


A TË KUJTOHET O GJOKË BECI…?

Nga Zeqir Lushaj

-Per herë të parë në shoqerinë tonë mbi 45 vjeçare, sot unë po flas me ty e nuk e di se Ti a po më ndegjon o Gjokë Beci? Sepse Unë nuk e di a degjojnë të vdekurit! Se Ti sot je në  shtratin e percjelljes perfundimtare per në atë botë, per në at’ botë ku ne poetet kemi qenë jo rrallëherë me fjalët e letrat tona. Por Ti sot po shkon edhe fizikisht aty, dhe një mik i ngusht nga Amerika, me lot në sy të thotë: -Rruga e mbarë Gjokë Djali i Mirdites e i krejt  Shqiperisë. Ndihem afer  asaj makine te zeze qe sot po ecen ngadale neper rrugët e Tiranës per të mos lenduar shpirtin e brishtë të poetit i cili pati aq lendime, plagë e vuajtje në ketë jetë… Nuk e di se ku do të varrosesh, në Mirditë apo në Tiranë, por di diçka tjeter më me rendësi: Per Gjokë Becin hapsira mbareshqipetare e Shqiperise Etnike eshte NJË. I tillë ishte e mbetet shpirti  yt ndaj saj. Edhe njehere: -Lamtumire vella i dashur e i paharruar Gjokë Mirdita! Unë nuk do te te percjell duke qarë se burrave nuk ju kan hije lotet, por do të percjell (ndonese nga larg) duke biseduar pak me Ty. E, si per ta hequr pak mendjen e dhimbjen se per ku po shkon, do e kthejme pak koken mbrapa, në disa  momente, që “per at Zot’ që është mbi ne”,  e di se nuk i harron kurrë… Qe pra Gjokë; ndiejmë ketu e mos u ligshto…-

1.

A të kujtohet Gjokë makina e shkrimit…ajo makine që ta solla nga Tirana diku nga vitet ’80 dhe e vendosem në tavolinen e punes tende në katin e tretë të atij pallati ne radhen e dyte të pallateve mbas sheshit kryesor të qytetit?  …Mbasi me falenderove tej mase per kete gjë, me the jo pa merak: -Zeqir, une e di se makinat e shkrimet ndiqen jo pak nga Dega e Puneve te Brendeshme… Po me raportoj kush si te them? Dhe une ta preva shkurt, (u bera më trim se ç’isha) dhe të thnash: -Thuej pa asnjë hezitim; -ma ka sjellur Filani nga Tirana dhe ai Filani punon në Komitetin Qendror…!

-O vellai im je fantastik, por nuk dua që të të vijë, larg qoftë,  ndonjë problem nga unë…, -the’ Ti dhe më perqafove.

2.

E more Gjokë eee? Ç’ka me të kujtue sot më perpara? Nuk po të flas per librat se ato i din gjithkush por po te “gudulisi” me ndonjë gjë të vogël, “midis nesh”.

A të kujtohet Gjokë kur të kishin ngarkuar të besh një leter në emer të grave të Mirdites per Enver Hoxhen?  (Oooh, more Gjoke Beci sa të tilla kemi per te kujtuar sot, po droj se rruga e kortezhit mbarohet shpejt e fjalet e mia mbeten pergjysem…).  Dhe ti me ato letra në dorë nga Mirdita trokite tek shtepia ime në rrugen “Asdreni” të lagjes “Ali Demi”dhe sebashku  vazhduam punen me ore të tera . ..

Hahahaha! O Gjokë, pash Zotin a te kujtohet kur ne darkë vonë, Sabrieja na kish shtrue buken e ne të dy nuk po ndaheshim nga letrat tuj shkrue e tuj thane, gati me të madhe “gratë e Mirdites…gratë e Mirdites…”, aq sa  Sabrieja duket u merzit se po ftofet gjella e na u drejtue:

-More Ju, gratë e Mirdites a doni me hanger darkë sonte?

Dhe qeshem aq shumë at natë të paharruar o Gjokë vëllai…, sa ti na e kujtoje në çdo takim të mëvonshëm!

3.

Shiko Gjokë Mirdita. Unë të kujtoj shumë e shumë here në biseda me shokë e miq. E di Ti Gjokë se cilen “qyfyre” (qyfyre halli), ju tregoj me shumë? At rastin kur të thirren në Komitetin e Partisë per të bere raportin e Konferences . Ti ishe i zenë duke shkruar vjersha dhe mbasi “ata” insistuan se duhet të vish tani patjeter, Ti , me at humorin tend brillant ju drejtove atyre:

-E dini si eshte kjo punë o shoket e Partisë?  … Sikur një grua eshte në urgjencë te spitalit per të  lindur i thone mjeket: -Do të lindësh mbasi ta hapesh kete kanalin 20 metra ketu në mes të rrugës…!!

4.

Nuk ka sesi te mos kujtohet kur një dite, nga Amerika të erdha në zyre, atje në Tiranë të Re dhe vertete u befasove…por më shume u gëzove. Dolem në kafe ku me fole per nderin që të kanë bere në Kosovë per pervjetorin e lindjes tende o mik. Pastaj, drejte e në shtepine time ku, shumicen e kohes ja kushtuam poezive dhe ti më the: Zeqo. Une e njof doren tende edhe po te mos  veshë emrin në krijime. Por sot, me lejo te gezohem me shume se per poezitë tua antologjike, per kete shtepi të bukur që paske ndertuar…Dhe vazhdove: -Miku Jot do vdesi fukara, pa një shtepi si kushi…!

Te kerkoj falje miku im Gjokë, por kete fakt te dhimshem te jetes tende ma rikujtoi mbreme Ndue Lazri i cili kish shkruar per ndarjen tuaj nga jeta në gazeten  Dielli në USA dhe me mallengjua shumë.

E di si shkruante Ndou? Jo, jo, nuk e di se sot eshte dita e pare ne jete qe Gjok Beci nuk lexon gazeta as nuk e hape kompjuterin. Ndaj, po ta rikujtoj ne respekt ndaj Jush e autorit Ndue Lazri:  “Nuk u gjend dot një shtëpi e denjë për të. Një varg i tij vlente më shumë se një shtëpi. Po, pushtetarët tepër të angazhuar për të ngritur vila e pasuri brenda e jashtë shtetit për vehte me lekët e popullit, nuk u kujtuan të shikonin se ku banonte poeti i madh. Sot, ata, me hipokrizinë vrasëse, do ta qajnë poetin, nuk do ia kursejnë fjalët e mëdha. Se natyrisht, streha e tij e fundit është dy metra dhe e nuk do u kërkojë investime-.

5.

Fillimet e levizjes demokratike. Me Ty o poet isha ne shtepine e oficereve në Rreshen. (Kurre ne jeten time, nuk kalova neper qytetin e Rreshenit, pa u takuar me Ty, or mik i shtenjtë). Po pinim nga një gotë birrë. Si teper rrallë here në bisedat tona futëm “politikën’. Unë, duke qenë më “afer burimit” ti thash do fjalë te pazakonshme deri at’here… Jan bere gabime….jane bere gabime, -perserita unë disa here. Dhe mbasi me degjove një copë here, me nderhyre aq vëllezerisht:

-Zeqir…, te lutem me thuaj ç’te duash. Gabim le të jenë bërë gjithçka! Vetem një gjë mos ma thuaj se e kemi bere gabim, te pakten Ti dhe Une…

-Aman, vetem mos me thuej se kemi bere ndonjë gabim që kemi shkruar aq shumë per Kosoven…

-Jo more Gjokë, ajo eshte ndoshta gjeja me e mirë qe kemi mundur të bejme…dhe u perqafuam miqesisht.

Ti, Gjokë Beci, Kosoven dhe tere trevat shqiptare i kishe vertetë në zemer, se ishe dhe mbete një shqiptar i vertetë.

…!

Me fal Gjokë, por nuk mund te rri pa te kujtuar se ate ditë në shtepine e oficereve në Rreshen, kur kaloi Dikush dhe na leshoi disa “rromuze”, Ti iu ktheve siç rrallë të kisha parë e degjuar:

-Kur kam mundur të them hapur se “Stalini është një gomar”, per stalinistet e vegjel as që dua të dijë…!! Dhe të ka pas kushtuar (at’here’), jo pak ajo fjalë!

6.

Gjashtë kujtesa në kete Ditë Morti, per Ty o Poet i Madh, ndoshta janë shumë e si padashur a mos po të lendoj në at’ rrugë që ke marrë. Por jo-jo, nuk lendohet Gjokë Beci nga fjalet e miqve. Perkundrazi themse do ta bejnë at rrugë më të lehtë. E, ne që shkruam per Ty jo pak edhe per se gjalli, si mund të heshtim sot or Mik , or medel i Njeriut të thjeshtë, model i Njeriut zemermadh e atdhetar.

Shpirti Yt Gjok Beci, ishin bjeshket…

A po te kujtohet Gjokë Djali kur erdha nga Tirana e ne Mirditë, dhe me nje nga drejtuesit e rrethit të asaj kohe, morëm bukë me vete… e drejte e tek Kroni i Bardhe në maj të bjeshkës? Pse mund te harrohet ajo Ditë e madhe o poet shpirt-bjeshkë. Kam botuar edhe një reportazh per ate dite dhe eshte në shtypin e kohes ndaj nuk po ta zgjati se droe po të ster-mundoj sot. Sa e sa here në takimet e mepastajme kujtonin thuajse me nje fjale;

-…Aaah, Kroni i Bardhë…! Kroni i Bardhë…!

Edhe fshatrave te Fanit te Mirdites, derë-më-derë, deri te Gurra e Domgjonit  e deri në Va te shtepia e Zef Zefit,  i kemi rene bashke o Gjokë Djali…! Jane në gazeta dhe do të jenë edhe në libra ato reportazhe të kohës.

…!

…Dhe tani i dashur Gjokë, (dhe ju të dashur lexues te ketij shkrimi te permortëshem), po mendoj se kortezhi me trupin e poetit ka mberritur në varreza. Aty eshte pushimi i fundit i trupit të brishtë e të lodhur të Gjokë Becit… Nese ai varrim behet në Tiranë, i lutem Zotit që të të ketë qelluar varri afer Mbetreshes së Kenges që e deshe aq shumë, që bashkpunuat aq afer, Zaçe Zeles. Dhe nga aty, sebashku, poeti dhe kengetarja merrjani si dikur nder dekada, si at’ ditë në shtepinë e Feim Ibrahimit, kur Vaçja thirri me të madhe: -Tani PO, tani u gjet fjala që duhej…!

…!

“…Ti rrjedh ne kenge e ligjerime,

O kreshnikja permbi gurë…”

…!

…Unë nuk e di a degjojnë të vdekurit! Se Ti sot je në  shtratin e percjelljes perfundimtare per në atë botë, per në at’ botë ku ne poetet kemi qenë jo rrallëherë me fjalët e letrat tona. Por Ti sot po shkon edhe fizikisht aty, dhe një mik i ngusht nga Amerika, me lote ne sy të thotë: -Rruga e mbarë Gjokë Djali i Mirdites e i krejt  Shqiperisë. Ndihem afer  asaj makine te zeze qe sot po ecen ngadale neper rrugët e Tiranës per të mos lenduar shpirtin e brishtë të poetit i cili pati aq lendime, plagë e vuajtje në ketë jetë… Nuk e di se ku do të varrosesh, në Mirditë apo në Tiranë, por di diçka tjeter me më rendësi: Per Gjokë Becin hapsira mbareshqipetare e Shqiperise Etnike eshte NJË.

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga NJ, USA, 15 Shkurt 2014-



(Vota: 140 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora