E marte, 16.04.2024, 05:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Reshat Nexhipi: Idea e një satirikut kosovar

E shtune, 15.02.2014, 06:34 PM


Idea e  një satirikut  kosovar, lidhur Me ,,bujtinën,, e diktatorit shqiptar

Nga Reshat Nexhipi

Në vend të hyrjes

Disa ditë më parë, personi në fjalë, m u paraqit në telefon dhe më thotë të lexoj gazetën ,,Lajm,, të Shkupit, se ka një paralajmërim interesant, nga ana e kryesocialitit shqiptar. Klikova në ajped dhe  lexova tekstin ,,Shtëpinë  e Enver Hoxhës do ta kthej në bujtinë,,.Meqenëse telefonë nuk e kisha mbyllur, i thashë: ,,Kryeministri ka bërë shaka, ose kërkon të provojë pulsin e lexuesëve,,.-,,Po, po, ke të drejtë, por, mund ta ketë edhe seriozisht,, më thotë ai dhe vazhduam muhabetin rreth kësaj çështje gjer e gjatë, se kemi telefona gratis. Kërkoi nga unë, që të reagoj në të njëjtën gazetë ndaj këtij shkrimi, duke më sugjeruar edhe idenë e tij, të cilën, më porositi ta lë  për në fund,  siç tha ai, si ,,desert,, se është tepër interesante për relaksim,,.

Ja se si e arësyeton idenë e tij

,,Jam plotësisht i bindur se, ideja ime, do përkrahet nga të gjithë, përveç disa historianëve  të rrallë të asaj ane, jo se e kanë në zemër diktatorin, por për shkak se, në objektin që preferoj unë, duhet  t i hedhin  librat e tyre të shkruara në kohën e satrapit shqiptar. Them ,,nuk e kanë në zemër,, sepse, është e pa mundur mos e dinë që nga  aleatët më të ngushtë të diktatorit-serbëve pra, ne  shqiptarët e kësaj ane, kemi  hequr të zinjt e ullirit, gjë të cilën  e dëshmojnë edhe varret masive që  po zbulohen dita ditës tani pas  një shekull, me rastin e 100 vjetorit të masakrave të papara në histori. Këtë histori të hidhur e ka ditur edhe  Hoxha, por, megjithatë, u lidh këmbë e kokë me armiqtë tanë,,-sqarron kosovari dhe vazhdon.

Pse ky njeri lidhi miqësi me xhelatë të tillë

,,Smundja për pushtet dhe inferioriteti i tij, ishin shkaqet kryesore për këtë. Mendoj kështu sepse  ai ishte i  i vetëdishëm që para Safet Butkës, Mitat Frashërit dhe burrave të tjerë  të shquar të asaj kohe, që i kishin dhënë nam Shqipërisë, jo vetëm që nuk do bëhej dot kurrë ,,çaush,, i vendit, por emri i tij nuk do dëgjohej fare, prandaj dhe  zgjodhi për miq kundërshtarët e tyre-xhelatët pra, të  cilët, si të tillë, ishin të padëshirueshëm edhe nga pjesëmarrësit e LNÇ-së, sepse qëllimi i tyre  ishte çlirimi i vendit por jo të bëhen vegël e vrasësve  tanë. Prandaj, dëshmorët e asaj lufte meritojnë   respekt të madh, por jo edhe udhëheqësi, i cili, pa dijen e tyre, i çoi në rrugë të gabuar, diametralisht e  kundërt nga ajo për të cilën dhanë jetën ata,, rrugë të cilën e kish filluar Skenderbeu, që e vazhdoi Ismail Qemali, por që e pengoi Hoxha, siç po përpiqen ta bëjnë edhe disa pinjollë të tij të sotëm, gjë e cila u dëshmua me pamjen  e llahtarishme të 29 nëntorit, 2013,kur para tërë botës dhe në mes të ditës, u fanit rahmetliu dhe ajo që është më e keqe, nuk u aktualizua fare ky moment i shëmtuar, pothuajse nga asnjë subjekt politik shqiptar,,mendon bashkëbiseduesi im dhe shton se,, pikërisht për këtë indioferencë  të tillë, Evropa i mbylli derën Shqipërisë, sepse u bind që enverizmi u ka hyrë thellë në shpirt shqiptarëve, pa marrë parasysh cilës parti i takojnë,,.

Megjithëse nuk u pajtova me një pjesë të opinioneve të tij, nuk e zgjata më, por e lashë të çfryhet gjer në fund.

Taxh  Mahalli i Indisë-yrnek për bujtinën

,,Nëse, eventualisht, aprovohet ideja ime,,-vazhdoi ai,eudhës do të ishte që, gjatë ,,inaugurimit,,të objektit, lentën duhet  ta presë ndonjë  shqiptar nga Manastiri, sepse, nga ky qytet, kanë dalë edhe dy shkronjat, të cilat do vendoseshin në ballë të objektit, për të orjentuar njerëzit,,. Dhe,  kur e pyeta, për cilat shkronja e kishte fjalën, u përgjegj: V-ja dhe C-ja...,,Më hipi e qeshura, prandaj dhe mbylla telefonin. Pas disa minutash, u paraqit dhe më tha,, Mos qesh, se në çdo shaka ka edhe të vërteta,, dhe se ,,Nuk duhet të habitemi që një ditë mund  shikojmë Taxh  Mahalin në Tiranë..,,Vazhdova përsëri të qesh, sidomos kur më tha, citoj ,,Ideja ime do t i gëzojë sidomos ata që vuajnë nga kapcllëku, të cilët do ta urrojnë rahmetliun disa herë në ditë dhe emri i tij do mbetet i gjallë përgjthnjë,,-më thotë bashkëbiseduesi,të cilin,t iu them të drejtën, nga e qeshura, nuk e përcillnja dot, kurse bashkëshortja ime, duke mos e ditur pse po qesh, ma rrëmbeu telefonin dhe  iu drejtua ndihmës së   shpejtë, por e pengova dhe i thashë: ,,Po qesh me një mik të vjetër    cilin nuk e dinja që paska qënë kaqë budalla,,.

Idea e kosovarit dhe teksti i tij.

Bujtina e paralajmëruar,mund të ketë këtë pamje,pse jo?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora