E enjte, 28.03.2024, 05:05 PM (GMT)

Mendime

Paul Tedeschini: Modeli ma modern i “Gjelit të Erës”: Alb-Kadarè/90

E shtune, 07.06.2008, 12:35 AM


 

ismail-kadare-1.bmp Shpesh here kur per shkak te eres nuk terhiqte mire oxhaku dhe na e fuste tymin mbrenda ne dhome fajin nuk e kishte era, por “Gjeli i Erës” , i cili duhej te rrotullohej kur ndrron drejtim era. Pra “Gjeli i Erës” ka randesi te madhe dhe vendoset ne piken ma te nalte te oxhakut, ne kulm te shtepisë.

“Gjeli i Erës” nuk perdoret vetem ne oxhak, por perdoret shume edhe ne meteorologjì. Ai asht nji nder instrumentet e stacionit meteorologjik, i cili zakonisht vendoset ne pjesen ma te nalte te nderteses.

Me kujtohet shume mire kur isha i vogel ne klasen e peste, shkolla e jone shtatvjeçare “11 Janari” ne Shkoder ishte vendose ne “ish shkollen e jezuitve” . Ne kete ndertese jezuitet kishin pase vue te parin stacion meteorologjik ne Shkoder ne mos nder ma te paret ne Shqipni. Kur ne vitin 1945 hine partizant komunista ne qytetin tone te qytetnuem, ato e prishen biblioteken e pasun te shkolles se jezuitve te nivelit europian, arrestuen mesuesit e kesaje shkolle dhe disa bile edhe i pushkatuen, por per fat nuk e prishen stacionin meteorologji. Duket se atje ne maje te nderteses nuk u binte ne sy.

la-girouette.jpg “Gjeli i Erës” mund te ndertohet thjeshte edhe nga vete nxanesit si ne figuren ketu bashkangjitun.

Ka shume lloje konstruksine “Gjelash Ere” .

Modeli ma i fundit dhe ma modern asht prodhimi shqiptar i markes Alb-Kadarè/90 , ku “90-ta” tregon vitin e daljes ne shitje te lire per publikun shqiptar dhe nderkombetar.

ismail-kadare.gif (Klikò mbi figure dhe do te shohish se si rrotullohet Gjeli)

Ne frengjisht ka nji shprehje shume te bukur per “Gjelin e Eres” (i cili quhet “La girouette”):
“Ce n’est pas la girouette qui tourne, c’est le vent !” , qe don te thote se

“Nuk asht faji i gjelit qe ndrron drejtim, por asht faji erës” .

Prandej kot i bijne ne qafe sot osmanllijt shqiptar dhe kapen me Kadarèn qe, edhe pse me vonese, ai ka ndrrue drejtim.
Edhe tash mbas nji shekulli qe ka ike Turkia, ata nuk mrrijne me e kuptue se “Era” ka ndrrue!

Paul Tedeschini, 06.06.2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora