E marte, 23.04.2024, 11:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevdet Ukalli: Dita e ''Rilindjes''

E shtune, 15.02.2014, 04:50 PM


XHEVDET UKALLI

PËR” RILINDJEN” ME MALL  DHE ME RESPEKT

Sot është 12 Shkurti –Ditlindja e” RILINDJES”.

Përse m’u kujtua RILINDJA?!

-Sepse më ma marrë malli për lajmin,për fjalën, për poezinë,për tregimin,për esenë, për kritikën e teatrit e të filmit,për Rilindjen për fëmijë,për Tafë Kusurin ,për Fjalëkryqin e 12 shkurtit...

-Sepse më ka marrë malli për” Rilindjen” e kuqe ,që botohej të shtunave  e që  shpeshherë ishte si një libër më vehte.

-Sepse më ka marrë malli për Rilindjen festive.

-Për kalendarët e bukur në ndërrime motesh me motive shqiptarie si :” Bjeshkët e Nemura”,”Ujëvaret e Mirushes”,”Vallja e Rugovës”,”Biblioteka e nëntëdhjetë e nëntë plisave”,piktura të shumta...

-Më ka marrë malli për shenjën e saj në kopertinat e librave.

Aty kalitej fjala ,kultivohej gjuha ,kultura,arti, historia dhe përditshmëria.

Aty lindnin dhe formoheshin njerëz dhe gjëra e procese qenësore,që mbartën mbi supe fatin dhe ardhëmërinë e miliona shqiptarëve , në trojet e etnisë në Jugosllavinë e dikurshme,në diasporë dhe kudo në botë ku i shpiente fati.

“RILINDJA” ishte lajmëtare dhe udhëzuese. Shkollë dhe bibliotekë. Teatër e atelie.

Nëpër dyert e saj kaluan dhe u kalitën :shkrimtarë ,poetë ,artistë,politikanë,historianë, intelektualë e akademikë , që dhe sot e kësaj ditë kujtohen me pietet të thellë dhe respektohen  si unaza të forta të shtyllës kurrizore të kombit.

Ishte”RILINDJA”  ajo që edhe kur kombi ndodhej në udhëkryq historik, ajo mbeti e urta,e madhja ,këmbëngulësja dhe cakqëlluseja e saktë dhe e arësyeshme .

Amanetin e Ndriçimtarëve  të Rilindjes sonë Kombëtare,përherë e mbarti më përgjegjësi të plotë , gjithmonë duke na bashkuar dhe kurrë s’na të përçahemi.

Ajo vinte gjithmonë. Edhe kur vinte Grykës së Kaçanikut . Edhe kur vinte Qafë thanës. Edhe në zheg edhe në acarr. Edhe të dielave vinte në kohën e duhur. Vinte pranë nesh të na shërojë nga veset e udhëkryqeve. Në lirinë e tmerrit, si të ndienim aromën e lirisë. Na mësonte si të çlirohemi  edhe nga vetvetja ,që shpesh herë na ka marrë në qafë.

Sot më mbetet me një përkulje të thellë të të them:

FALEMINDERIT RILINDJE!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora