E enjte, 25.04.2024, 05:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Dalja nga Konferenca Islamike

E shtune, 15.02.2014, 06:48 PM


Dalja nga Konferenca Islamike, rikthim i imazhit të Shqipërisë europiane

Nga Gjon KEKA

Asgjë nuk mund të humb në botë n tonë reale,  cdo lë vizje, cdo eksperiment apo edhe devijim e dalje nga natyra e lindur e nje populli është e pranishme në historioskopin e tij.Historia është gjyqi i tij, i politikave të gabuara e rrënuese dhe i kohë s pë r të cilë n populli ynë dhe udhëheqësit e tyre nuk kanë qeverisur me vizion, urtësi,  ndërgjegje dhe përgjegjshmëri të plotë .

Gabimet që mund të bëjnë udhëheqësit e një vendi reflektojn si në botën e brendshme dhe prishjen e natyrës së vërtetë të popullit dhe shtetit demokratik ashtu edhe të deformimit dhe rrënimit të imazhit dhe rrespektit të jashtëm, pra ndërkombëtar.

Prandaj nisur nga kjo anëtarësimi i Shqipërisë në Konferencën Islamike ka qenë jo vetëm një gabim, por edhe një mëkat ndaj historisë së vërtetë të kombit shqiptar europian, një devijim dhe rrënim i vetë natyrës së unitetit të shpirtit harmonik të brendshme të popullit dhe shtetit shqiptar,  por edhe i dëmit dhe prishjes së imazhit në botën demokratike dhe të civilizuar.

Eksperimentet që i janë bërë popullit shqiptar me hyrjen e Shqipërisë në këtë konferencë të islamikëve përbën zhvlerësimin e të gjitha përpjekjeve patriotike dhe heroike të kombit shqiptar për liri, demokraci, drejtësi si dhe të rrugës për rikthim në familjen e saj europiane, familje kjo nga e cila Shqipërinë e largoj pushtimi barbar osman.

Ndërsa në anën tjetër hyrja në këtë konferencë islamikësh nuk i solli ndonjë dobi Shqipërisë, përvec të këqijave të shumta si:

1.         të ndërtimit të xhamive aziatike,

2.         hyrja së ndihmave islamike me helmin e gatshëm ideologjik të futjes së dukurive negative si p.sh radikalizmit islamik

3.         prishjes së imazhit kombëtar dhe europian të vendit dhe

4.         pengesës në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Unionin Europian.

Se Shqipërinë realisht dhe gjeografikisht e shpirtërisht nuk e lidh asgjë me këtë Konferencë Islamikësh dhe politikën e tyre ideologjike islamike, këtë e dëshmon raca jonë e lashtë arbnore, identiteti ynë kombëtar europian, kultura shpirtërore e kombëtare si dhe kontinenti gjeografik kokëfortë se ne jemi pjesë përbërëse e familjes së lashtë Europiane.

Pra thënë më saktë anëtarësimi i Shqipërisë në vitin 1992 në këtë konferencë islamikësh është antikombëtare,  antihistorike,  antikushtetuese dhe e panatyrshme e tendencioze, por edhe me konsekuenca të mëdha që po i bartë deri më sot në kurrizin e tij populli shqiptar i cili aspiron të integrohet në familjen e tij Europiane.

Duke parë se hyrja në këtë konferencë është e dëmshme, rrënuese,  antikombëtare, antikushtetuese (shih Kushtetuta e Shqipërisë Neni 10 pika 1 dhe 2, poashtu Neni 14 pika 2, 3, 4, 5) dhe kundër vizionit dhe idealit të paraardhësve tanë të kombit si Gjergj Kastrioti dhe të tjerët që sakrifikuan për kombin dhe ruajtjen e identitetit të tij kombëtar europian dhe rikthimit në familjen europiane,  atëherë është koha që shteti Shqiptar të largohet sa më parë nga kjo konferencë dhe të ecën e sigurtë në rrugën e saj drejt zhvillimit, forcimit të shtetit dhe integrimit në Unionin Europian.

Largimi i saj nga kjo konferencë do të thotë rikthim i dinjitetit, i imazhit, i shëndetit të kombit, harmonisë, i rrespektit dhe zbatimit të Kushtetutës, i historisë dhe i rilidhjes në udhën e përbashkët me kombet demokratike dhe të civilizuar dhe të integrimit në familjen e saj.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora