E enjte, 25.04.2024, 04:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Shën Valentini i ''vonuar''

E premte, 14.02.2014, 06:29 PM


SHËN  VALENTINI  I "VONUAR"

 

Nga Përparim Hysi

 

Shikimin ke ndjellës

Buzëqeshjen të çiltër

Je  e veshur enkas

Sikur sot s'është dimër.

 

Je e gazëllyer

Për Ditë Shën Valentini

Pse ç'më ke pandyer

S'merr vesh, Përparimi?!!!

 

Sytë u ndezën zjarr

Goja e purpurtë

Sado i moshuar

Vallë, a mund të rri urtë?

 

Buzën vë mbi buzë

Edhe ndjej psherëtima

Ndizem zjarr  e shpuzë

Shpirti ndahet grima.

 

Supet lakuriq

(Lele, u bësh akull)

Dhe u vush në "kryq"

Aq sa sosa shakull.

 

Por ti më jep forcë

Veç me tënden frymë

I bekuar më qofshë,

O SHËN VALENTIN!...

 

Paksa me vonesë

(Pleqëria s'shpejton)

Ende kam "licencë"

Ende dashuron...

 

Tiranë, 14 shkurt 2014



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora