E shtune, 20.04.2024, 10:33 AM (GMT+1)

Mendime

Engjëll Koliqi: Një kujtim…

E shtune, 07.06.2008, 11:00 PM


Engjëll Koliqi
Një kujtim…

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Bisedonim çdo ditë. Flisnim për shumë çështje e për shumë probleme të kësaj jete. Shqyrtonim shumë mundësi e mënyra të zgjidhjes së problemeve. Pikënisje e të gjitha bisedave dhe e të gjitha shqyrtimeve ishte besa e bazuar në dashuri. Në vazhdën e bisedimeve tona u zbulua edhe qëllimi ynë vullnetmirë – qëllimi i përbashkët për të kontribuuar në zgjidhjen e problemeve, qëllimi i përbashkët për t'u vënë në shërbim të njerëzve, respektivisht të mbarë njerëzimit – anekënd botës, deri në pambarim – në mbarë gjithësinë. Në rrjedhën e bisedimeve tona të bazuara në besë, bashkë zbuluam formulën e ndryshimit të botës, jashtë vorbullës e jashtë kufinjëve të intereseve, zbuluam bashkë formulën e dashurisë së mirëfilltë njerëzore.

Në çastin e zbulimit të përbashkët të formulës së dashurisë, për të ndërruar botën, njëzëri i brohoritëm fitores. Më kujtohet si sot ajo ditë e bekuar. Më kujtohet si sot ajo ditë e ndërrimit të moteve, ajo ditë që me motin e ri, në jetën tonë solli ditën e madhe të ndërrimit të epokave. Më kujtohen ato çaste historike, kur bashkë vendosëm të fillojmë, konkretisht, ndërrimin e botës. Nuk e fshehnim dot krenarinë në çastet historike të këmbimit të përshëndetjeve lamtumirëse me epokën e kaluar të intereseve dhe të përgëzimeve e urimeve me epokën e re të dashurisë. Nuk mund ta fshehim krenarinë e përbashkët, sepse ato çaste të ndërrimit të moteve u shndërruan në çaste të ndërrimit të epokave.

E pabesueshme, por e vërtetë: kur bashkë e pamë triumfin e dashurisë, vetvetiu doli dhe u vulos vendimi historik – të fillojmë menjëherë ndërrimin e botës me dashuri. Dhe ashtu u bë. Njëzërit vendosëm t'i bëjmë hapat e parë. Menjëherë u vu në lëvizje mekanizmi filozofiko-psikologjik i dashurisë dhe që të gjithë u hodhëm në aksionin historik. Bëmë skuadrën e parë vepruese dhe filluam me hapat e parë. Që në fillim falënderuam Zotin, në kultet fetare dhe vazhdojmë ta lusim e ta falënderojmë gjithnjë. Vetë Zoti na e ka dhuruar fuqinë e mrekullisë, që po na shpie drejt sukseseve të garantuara. Vetë Zoti ka bekuar veprimtarinë tonë, ka bekuar dhe sheshuar dashurinë tonë, brenda së cilës është fuqia e mrekullisë. Megjithë skepticizmin e atyre që nuk besojnë, ne duke besuar së pari në Zotin e pastaj edhe në mrekulli, po ecim përpara dhe po radhisim suksese të panumërta, në seri. Me sukseset tona, që e kanë origjinën në atë të bekuarën ditë të ndërrimit të moteve, po avansojmë mrekullueshëm në misionin tonë të shenjtë të ndërrimit të botës me dashuri.

Prandaj, ajo ditë e bekuar duhet të kujtohet gjithmonë, duhet të shënohet si ditë e artë në historinë e re, si pikënisje e ndërrimit të mrekullueshëm të botës me dashuri. Në çdo hap të jetës sonë – në çdo akt dashurie dhe në çdo çast e pore veprimi duhet ta kujtojmë atë ditë të bekuar. Duhet ta kujtojmë e ta madhërojmë, t'i këndojmë psalme e lavdi Zotit, që na e ka dhuruar fuqinë e mrekullisë, që nga ajo ditë e bekuar, sepse ajo është edhe pikënisja e dashurisë sonë të mrekullueshme, pikënisja e epokës njerëzore të dashurisë dhe çelësi i derës për të hapur epokën e mrekullisë. Le të sheshoj krenaria jonë në mbarë gjithësinë! Gëzuar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora