E enjte, 25.04.2024, 01:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Redaksi e dashurisë

E enjte, 13.02.2014, 09:25 PM


Gëzuar Shën Valentinin

REDAKSI… E DASHURISË

 

Lutfi Alia

 

DITA SENESE

 

Me një veshtrim tinzar,

kundroj buzqeshjen tënde,

e ngjyrosur e tëra në të kuqe,

e kerkoj sytë e tu

të fshehur në boshllekun pezull mes nesh,

si ëndërrat tona të ndezura flakë.

Me rri perballe në heshtje

i hutuar të veshtroj me ngulm

tringëllima e fjalëve tuaja më rrenqeth trupin,

mendimet e mbrapshta m’i largon era

flokët si ujvarë lëshohen mes gishtrinjëve të mi

supet e zbuluara në ajer të ngrohtë

i perkëdhel me mall dashuror

e ndjej nën këmishen tënde transparente

si fërfëllojnë gjinjtë bardhoshë

që ëmbël feksin në ngjyrë qumështi.

Në këtë ditë mpleksur me mister dashuror,

rrezet delikate të diellit pranverorë

ngatërrohen në shptirtat tonë të trazuar

ku ndezur është dashuria zjarr,

ndërsa dita senese ngadalë merr emerin tënd.

-----------

 

Sabile Keçmezi-Basha

 

DASHURIA

 

Sabi… (e Prishtinës)

 

Është një vend në botë ku

Nuk mbërrihet kurrë

Ia ofroj zemrën, ajo më digjet shqim.

 

Është një vend diku ku mrizon dashuria

E ndjell me gjethe po vjeshta e zhvesh

Pastaj e mbyll në shpirt e ai i kthen në valë

 

Është një vend në botë ku merr frymë dashuria

E shëmbëllej me varre ato bëhen gurë

E mbyll në vete e nuk vdes më kurrë!

-----------

 

Baki  Ymeri

 

QË NË SHIKIM TË PARË

 

-Bubullima e Bukureshtit-

 

Para së gjithash

Ne rrinim mes librave

Ne një qendër të shkëlqesisë

Të pritjes dhe të dashurisë

 

Të ftoja në këtë Kështjellë

Fëshfërimash dhe vështirë

Më vinte të besoj

Se trupi yt bleronte

Pranë meje

 

Dhe, oh, si piqeshin

Dhe si i vilja

Mes fëshfërimave të librave

Frutat pyjore të buzëve tua

 

Çfarë vjeshte

Para së gjithash

Dhe ne, mes librash

Që në shikim të parë

----------

 

Drita Lushi

 

NJË DREJTIM

 

Drita…,  (e Tiranës)

 

Të gjitha rrugët

më çojnë drejt teje.

 

Më çon zemra,

që ty të ka rrahje.

Më çon fjala

qëndisur me mëngjesin.

Më çon shpirti

bashkë me universin.

 

Të gjitha rrugët

të sjellin drejt meje.

----------

 

Selim Nëngurra

 

ME TY JAM FATLUM

(Nushës, në  përvjetorin e martesës tonë)

 

Selim e Nushë Nëngurra, (Norvegji)

 

Ta fala buzqeshjen

Brengat kerkova ti ndajmë bashk

 

Gëzimet ti kemi shkak per dëfrim

Ti ishe per jeten time frymëzim.

 

Unë bana çmos që të bindi se të due,

Ti, tri lule ma të bukurat mi ke dhurue.

 

Vitet iken e neve plakemi ngadal,

Lulet tona çelen lule, si lisat në mal.

 

Jeta ish e vështirë, kishim brenga plotë

Bashk, të pandamë per jetë e mot.

 

Të fala çka pata se të deshta shumë,

Veç me Ty ndihem dhe jam fatlum.

 

- Sarpsborg 2012-

--------------

 

Zeqir Lushaj

 

SA HERË ÇELIN MIMOZAT

 

Zeqiri…, (dikur e njëherë!)

 

Mysafir,

Eci këtë natë,

Në rrugët e këtij qyteti.

 

Bari i ri,

Aroma e luleve të para,

Lajmërojnë:

Po vjen pranvera!

 

Mimoza ,

Ku të prisja Ty,

Qenka rritur…

 

Aty,

Poshtë, ishdritares tande,

Rri!,

Ndezi një cigare.

 

Në tërë qenien time e ndjej,

Shkretinë shpirtërore,

Të kësaj mbramje.

 

Ndjenjat, (ndoshta),

Su venitkan kurrë,

Shpirti, (sa duket),

Nuk pyetka për vjet.

 

Gjithmonë,

Do të ndjej pranë vehtes,

Sa herë të çelin mimozat,

Sa herë të vi në këtë qytet.

./.

-------------

-Per ZSh-në, Dita e të dashuruarve, Shkurt 2014-

(Botimi është pergatitur nga Redaktori i Pergjithshëm i ZSh-së,  Z. Lushaj)



(Vota: 77 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora