E premte, 29.03.2024, 04:46 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Elegji për Skënder Sallakun

E merkure, 12.02.2014, 07:44 PM


Zot, po ç'bën kështu?

 

Elegji për Skënder Sallakun

 

Nga Përparim Hysi

 

Po e nis me ububu!

Zot, o Zot, ç'po bën kështu?

Një nga një artistët merr

Sot na more dhe Skënder.

 

Eh, Skënderi! Eh,Skënderi!

Dil ai dhe ikte terri

Dhe në kohën që qe natë

Sillte buzëqeshjen-mjaltë.

 

Kush e pa dhe,mandej, s'qeshi

Kohën "dimër" e përqeshi

Buza shkonte vesh më vesh

Por e kish me qesh e ngjesh.

 

Dhe përqeshte se guxonte

Sa në teh të thikës shkonte

Se përgjonte "Polifemi"

Qesh e ngjesh Skënder Melhemi.

 

Qe melhem e qe ballsam

Dhe kish zëmër- oqean

Dil ai, binim përmbys

Qeshje qe a kishte "bisht"

 

Se ashtu i kishte dukë

Që të "rrihte" me pambuk

"Hyj tek mishi,gjej kasap?!!!"

Si mendoni, mos qe pak?!!!

 

Në kurriz kishte dhe blanë  *

Por në skenë ia bënte bam!

Qeshja mund të dil nga hunda

Qe një kohë e gjithë me "lunga"

 

Por Skënderi as që pyeste

Donte kohën ta përqeshte

Buza shkonte vesh më vesh

Nga Skënderi si peshqesh.

 

Tash sa iku. E mor Zoti

Kush dëgjoi e s'pikoi loti

Iku,shkoi: drejt në Parajsë!

Tash Parajsa mbushur gaz.

 

* nga e shoqja me hije në biografi.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora