E premte, 29.03.2024, 09:56 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

PSHDK, një medalion të çmuar në politikën Kosovare

E merkure, 12.02.2014, 06:33 PM


Senati Demokristian - Deklaratë

PSHDK, një medalion të çmuar në politikën Kosovare

Senati Demokristian përshëndet vendimin e një grupi intelektualësh të njohur në Kosovë, shkrimtarë, artistë, historianë e profesorë universiteti për t'iu bashkuar Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. Hapja e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, ndaj përsonaliteteve publikë, intelektualëve që kanë krijuar emër dhe vlera në profesionet dhe krijimtarinë e tyre, është një mesazh pozitiv që PSHDK i jep gjithë politikës shqiptare, që në keto vite është ngujuar në bastionet e veta, duke mënjanuar dhe margjinalizuar faktorin intelektual, si një garanci për një politikë moderne, europiane dhe të moralshme që krijon dhe mbron vlera të qenësishme, për shoqërinë, shtetin dhe demokracinë. Senati Demokristian përgëzon vendimin senatorëve demokristianë Ndue Ukaj, Prend Buzhala dhe Engjell Duzhmani për t'u angazhuar në politikë me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, të bindur se senatorët demokristianë do të sjellin vlera të reja në këtë parti, duke e shndërruar atë në një faktor të rëndësishëm në skenën politike Kosovare. Ne besojmë dhe kemi bindjes se PSHDK përbën një medalion të çmuar në politikën Kosovare, se vlerat, parimet dhe dhe projekti politik demokristian i shërben mbrojtjes së vleravë kombëtare dhe europiane në Kosovë, se projekti politik demokristian, që ka ndërtuar Europën e pasluftës së Dytë, është projekti më i mirë për një Kosovë të vlerave qytetare, njerëzore dhe kombëtare, për një Kosovë moderne, të drejtë, të zhvilluar dhe humane, për një Kosovë të mundësive të mëdha për çdo qytetar, që synon një jetë normale një një shoqëri të lirë, të drejtë dhe të zhvilluar.

Presidenti i Senatit Demokristian Lazër Stani



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora