E merkure, 24.04.2024, 11:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Muharrem Kurti: Meditim

E marte, 11.02.2014, 07:40 PM


Muharrem Kurti

 

MEDITIM

 

Nëse i duhet

Dikujt liria

Ua jap unë

Nga qelitë e burgut

 

Peje,1987, i burgosur politik

 

NËSE

 

Mos këndo

Nëse nuk di

Të vajtosh

 

Mos vajto

Nëse nuk di

Të këndosh

 

PRITËSVE

 

Ju e prisnit lirinë

T’ju lirojë

Liria u pritte ju

Ta lironit

 

BASHKËSHORTORE

 

Bota pa ty

Si unë pa dritë

Pa mua bota

Si ti pa diell

 

  RËNËT

 

A për këtë

Liri të nxirë

Paskemi luftuar

E vrarë

Gjakovë ,2000

 

MË BËJ O ZOT

 

Më bëj o Zot

Hi të dashurisë

Se sa zjarr

Urrejtje

 

Autori: Sentenca e vargut  me ka joshur shpesh dhe kam pasur rezultat  por edhe shumë herë më ka dëmtuar poezinë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora