E enjte, 28.03.2024, 08:29 AM (GMT)

Editorial

Këze (Kozeta) Zylo: Kritiku cub dhe zgjimi yne

E shtune, 07.06.2008, 10:49 PM


Duke lexuar librin e Kadarese
Kritiku cub dhe zgjimi yne

Nga Këze (Kozeta) Zylo - Zemra Shqiptare
 
Njeriu shpesh here mund te ndjeje kenaqesi ose sembim, kur mendon per vitet e arta te jetes se tij, sidomos vitet e rinise, qe edhe mund t’i kene ikur kot, bosh.
Ne kete shkrim dua te riprek, te ve gishtin mbi plage per shume shkrime, lexime, kritika dhe me e keqja per lavde bajate qe riperseriten e riperseriten dhe ne fund ti si lexues s’ke shijuar gje tjeter, vecse vazhdon te ngopesh me lugen e zbrazet dhe pse te kane joshur qe do te hash me luge floriri.
Eshte fjala se nqs letersia dikur pershkuhej si nje fill i kuq nga Marksizem-Leninizmi, sot e ashtuquajtura kritike te injekton drogen e trullosjes se shijeve, sipas klaneve, apo sipas pikepamjeve politike te njejta, pra duket sikur behet ripertypja neper ingranazhet gjoja te fjales se lire.
Shpesh pasi i ke perfunduar keto analiza jo laboratorike, por private te fshehta, ne vetvete te kane lene nota sarkastike, saqe do ta kishte zili po te ishte gjalle Sokrati, me dialogjet e famshme gjithe ironi tallese dhe sarkazme therrese.
Ne keto kritika tejet te rendomta qe duken haptazi ne shesh te mejdanit, se c’ere miqesie mbajne dhe lidhjesh te brendshme nga me te sofistikuarat, eshte per te ardhur keq se shume pak lexon komente te latuara me gjykime te thella realiste.  E keto gjykime teper te ceketa e kane demtuar shume rende Memedheun tone te shumevuajtur ne  te gjitha fushat e dijes, shoqerise e ne belbezimet befotrofike te shkences sone.
Prandaj kjo detyre imediate e kritikes se mirefillte eshte mese e domosdoshme ne keto ethe, qe mundohen ta mbajne ne kllapi vecanerisht brezin qe lindi ne kohen e demokracise, sepse ky brez duhet te kuptoje vertetesisht segmentet kryesore te ceshtjes shqiptare, te letersise, artit, te cilat kafshohen ne menyre abuzive jo vetem nga klanet djallezore te caktuara, por ne menyre naive dhe nga vete ne.
Vazhdohet me te njejtin stil te komentuari dhe te analizuari edhe pse libri nuk te le kurrfare kenaqesie, nuk te josh, por te afrohet nga keta kritike si me e arrira dhe me e shitura, kur ne fakt vecse eshte shperndare nga miq te deklaraur ose te padeklaruar te autorit, mirpo hajde ta kuptoje lexuesi i thjeshte, se c’manovra dhe kamuflime ka brenda kesaj shitjeje dhe me qesharakja eshte kur keto ekspozohen nga kapedana cetash miqesore, qe mund te hidhen pa kurrfare problemi ne Internet.
Here-here keto bema te medha te ketyre autoreve me te shitur, qe nuk njihen kurrkund ne komisione Kombetare, te japin pershtypjen me shume si lajme cubash se sa si te nje analize te pjekur, te nje analize profesionale te mirefillte, qe letersia vazhdon te jete e uritur, vazhdon te vuaje nga boshesia.
Mirpo a duhet heshtur si lexues apo dhe si nje profesionist kur lexon keto lloj rrymash, qe kurrsesi nuk vine nga energji te fuqishme elektrike, por ndricohen nga kandile qe ju ka mbaruar vajguri dhe qe vetem tymosin letrat e bardha te pashkruajtura ende.
Para se te shkruash te verteten dhe te mos heshtesh karshi ketyre dukurive tejet demtuese, do te thote te respektosh profesionin kush eshte kritik i afirmuar, ( qe fatkeqesisht i kemi shume te pakte, por dhe ata heshtin) do te thote te respektosh te drejten civile qytetare.
Nqs kritika profesionale do te hesht dhe  kritika cub do te vazhdoje keshtu, shpesh lexuesi nuk do te di te dalloje ne veper heroin me tradhetarin, dashnorin besnik me Don Zhuanin, Ladyn Makbeth me shenjtoren Nene Tereza...
Keto kritika qe lavderojne bejtexhinjte e shekullit 21, duket sikur jane bunkerizuar dhe eshte shume zor te depertoje liria e mendimit dhe e kritikes se sinqerte.
Pra ndodhemi perballe te njejtash metoda, vertitemi brenda ketij bunkieri, ku si nje hekur i nxehte te vertiten mendimet e kokolepsura qe te jane shfaqur para ekranit.
Keshtu me dashje ose pa dashje futemi brenda golgotes, brenda mendimit te bunkerizuar nga kritiku cub.
Duke diskutuar ne mjedise me lexues nga me te thjeshtet e deri ne nje pjese te vogel intelektuale me shije te holla, shpesh denoncohen lavderimet qe u behen rrjedhave sociopolitike, librave dhe shkrimeve pa vlere, por qe fatkeqesisht botohen ne shtypin e dites ose ne programet televizive.
Mirpo keto lloj pazaresh e demtojne se tepermi mendimin e lire, pasi ishet, cubat, ju shtypin mendimin e lire me forcen e grumbullimit dhe te bashkimit politik, te klaneve fisnore apo krahinore, mesime keto te mbjella dhe te vjela po nga vete ata.
Keshtu padashur letersia jone qe nga fillimi i viteve 40-te ka qene ne praghumbje, ne buze humnerre per rrokullime.
Nderrimi i sistemeve qe po shkon gati-gati ne dy dekada, nuk ka sjelle kurrfare permiresimi ne kritiken e mirefillte, ajo vazhdon te jete e bunkerizuar, dhe nuk mund te dal dot brenda hapesires se bunkerit.
Edhe ne dalte nga hapesira e bunkerizuar, ndonje shkrimtar i rralle shqiptar boteror, shkon deri tek komisioni i cmimit Nobel, por aty nderpritet si me thike, nga kritiku cub shqiptar qe udheheq turmen amorfe.
E meqe jemi tek cmimi “Nobel” tmerrohem, turperohem, kur te huajte na pyesin se sa nobelista ka vendi juaj, me mbyt nje brenge ne gryke, e s’di si t’u pergjigjem, qe akoma Shqiperia, nder vendet e rralla ne Europe nuk ka nobeliste ne Letersi.
Pikerisht se kritiket dhe lexuesit jane mbyllyr brenda kritikes se bunkerit dhe nuk e kane fuqine e duhur per ta leshuar vepren e mire te fluturoje ne hapesirat e kohes, ndersa kritika boterore dhe lexuesi i kulturuar do ta kene me shume fuqine se kritiket tane diletante, per ta cmuar nje veper me permasa boterore ose jo.
Duke jetuar dhe rritur ne kohrat me dramatike te historise, te mbylljes ne bunker, jam e sigurte se ne kete qerthull do te hasen se shpejti kundershtite me te forta intelektuale, studimore, dhe kurrsesi nuk duhet te heshtet, nqs kurorezohet libri medioker i klanit politik, letrar, apo i klanit mafia te parase.
Eshte per te ardhur keq, qe shume figurave te shquara, te denuara me pare, nuk ju eshte bere rivleresimi, ose me e cuditshmja disa prej tyre lexohen per here te pare, nga dikush qe ka hedhur jeten dhe vepren e tij. Keshtu akoma nuk i eshte dhene vendi i merituar ne eliten e kultures shqiptare, prof. Isuf Luzaj, doktoruar ne Sorbonne, etj...ndersa Parlamenti i Argjentines e nderonte me medaljen e florinjte, apo presidenti amerikan Regan do t’i varte ne qafe medalionin si “Mesues i Amerikes”, kritika shqiptare s’ka dijeni fare, se ve ujet ne zjarr, kjo eshte e dhimbshme, ne mos rivrasese ne keto kohra...qe si per ironi te fatit, bota i ka ne elite, Memedheu yne i shumevuajtur akoma nuk i njeh, ose ben sikur nuk i njeh...!
Femijet e tij, u burgosen, u internuan, por qeverite vetem shurdhohen akoma me shume per pjesen me te cmuar te historise se kultures.
Si mundet te heshtet per prof.Safete Juken, per te cilen kam kohe qe kam hedhur ne forume ku jane me mijera shqipare, shkrimin: Shpalleni Safete Juken, “Nderi i Kombit”, por mjerisht akoma heshtet per kete grua te brishte, mbaruar po ne Sorbonne te Frances, ku Kadareja e cmon si nje piktore te luleve.  Eshte nder per Shqiperine, te cmohet nje grua e rralle si Safete Juka, mbase aty do te filloje civilizimi i mendjes patriarkale shqiptare, kur te cmohet gruaja, profesorja, ligjeruesja neper universitetet e botes, qe e ngriti lart emrin e Shqiperise.  Fakt eshte qe dhe gazeta “Illyria” ka shkruar here pas here per keto figura te rralla te Kombit, por “kultura” shqiptare akoma vlereson diletantet e letersise, qe me shkrimet e tyre as shqip nuk dine te shkruajne, por vetem te cjerrin beben e syrit!
Te njejtin fat ka dhe eruditi Ilia Dilo Sheperi, qe botoi i pari gramatiken dhe sintaksen e gjuhes shqipe, me 1927, por femijet e tij intelektuale Jani dhe Oresti, u denuan u burgosen...dhe per ta akoma heshtet dhe vetem heshtet per t’i vene aty ku e meriton elita e kultures shqiptare.
E njejta gje ndodh dhe me poetet e pushkatuar nga diktatura bizantine, e ne kete kontekst dua te permend Fishten, poetet e pushkatuar, Blloshmi dhe Leka, Havzi Nelaj qe u var ne litar, prof.Lazer Radi doktoruar ne Itali, por qe u dergj per 50 vjet ne burgje dhe internim...etj.
Akoma mbetet ende shume per te bere, e sidomos per letersine dhe artin, qe mos te na mbysin kucedrat si ne Tringen e vdekur te Gjergj Fishtes:
Neper livadhe e male,
nder gryka enden dhe jetojne Zana,
Ora, e bukura e dheut, Shtojzovallet lodruese:
Dragojte luftojne me kucedrat me shtate krere,
Neper ujvara levizin Flocka,
Shtrigat kalojne shaluar mbi breshka te stermedha.
Eshte koha qe ne te mos heshtim, eshte koha per te shkruajtur ate qe ndiejme kur lexojme apo shijojme nje veper arti dhe letersie, ne duhet te veprojme sic shkruante Ralph Waldo Emerson se:
Rruga me e mire per te realizuar endrrat eshte, qe ne te zgjohemi sa me shpejt!
 
SI, New York, 
Qershor, 2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora