E marte, 23.04.2024, 07:24 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Shoqatat në SHBA: Reagim rreth zgjedhjeve në Ulqin

E diele, 09.02.2014, 07:23 PM


SHOQATAT SHQIPTARE ME VEPRIMTARI NË SHBA,

ME ORIGJINË NGA SHTETI I SOTËM I MALIT TË ZI,

REAGIM RRETH ZGJEDHJEVE NË ULQIN

Ka kohë që në krijesën e njohur Mali i Zi ka ngadhënjyer pseudodemokracia në stilin malazias. Kjo “demokraci” tash 23 vite vazhdon me avazin e vjetër ku nën perden e demokracisë përdorin dhe adaptojnë metoda perfide të çrrenjosjes dhe dëbimit të shqiptarëve etnik nga trevat e tyre autoktone.

Shteti malazias ka mëse 23 vite që në vendbanimet shqiptare, aty ku jetojnë në shekuj banorët autoktonë, shqiptarët etnik, nuk ka kryer asnjë cent investime. Kjo me siguri është dhuratë për lojalitetin që shqiptarët treguan me votën e tyre për pavarësimin e kësaj pseudo-demokracie (!)

Po le t’i shikojmë rradhazi të “arriturat” dhe të bërat e shtetit në interes të shqiptarëve: Suprimimi në mënyrë arbitrare i “Të Mirave Bregdetare” në Ulqin. Mos dhënia e komunës së Tuzit. Sjellja e kolonëve të përkatësisë boshnjake në Tuz, më qëllim të ndryshimit të strukturës demografike në dam të shqiptarëve. Arrestimin e malësorëve me opercione të inskenuara policore. Në Plavë-Guci. tentojnë për të ndërtuar hidrocentral në Vuthaj.  Krijojnë “Park Nacional” në prona të shqiptarëve dhe në territorin e tyre punësojnë punëtorë nga Podgorica (kur dihet për nivelin e lartë të papunësisë tek shqiptarët). Krijojnë deponi rajonale në fshatin etnikisht shqiptar të Martinajve. Tentojnë të ndërtojnë kishë serbe me përkrahjen e Policisë së Shtetit në prona private të shqiptarit në Martinaj. Kulminacioni arrihet me moslejimin e përdorimit të simboleve kombëtare. Këto janë vetëm disa aspekte të cënimit të të drejtave elementare të shqiptarëve nën Mal të Zi nga aparati shtetëror malazias.

Shteti i Malit të Zi me axhendë të integrimeve në Unionin Europian nuk duhet lejuar që të hyjnë në familjen e Botës Perëndimore duke shkelur dhe nëperkëmbur të drejtat elementare të shqiptarëve që përbëjnë 7 për qind të popullsisë të Malit të Zi.

Më 26 Janar 2014 në qytetin e Ulqinit apo si e shofim ne si “kryeqendër e shqiptarëve nën Mal të Zi”, u mbajtën zgjedhjet lokale. Ne jemi të vetëdijshëm me fustrimin e popullatës me subjektet tona politike që për fat të keq i kemi 8 sosh vetëm në Ulqin, por është e pakuptueshme se si pas 23 vitesh në qytetin tonë të lashtë ilir të dalë ngadhënjimtar ai që na e mori Ulqinin me luftë dhe tradhëtinë e Europës në vitin 1880.

Historia kur harrohet ajo edhe të përseritet, është thënie e mirënjohur në historinë e popujve. Shtrohet pyetja: ku janë subjektet politike shqiptare që veprojnë sot në Mal të Zi dhe a kanë interesa nacionale në axhendat dhe programet e tyre partiake.

Subjektet tona politike duhet që mbi axhendat personale të shofin qartë interesin kombëtar. Por sot, kur niveli i vetëdijes dhe edukimit dhe emancipimit të popullatës është shumë më i lartë se në vitin 1880, atëherë pyetja shkon tek qytetari i thjeshtë, tek ulqinku shqiptar: si vallë del në votim dhe me votën tënde e fuqizon, e aprovon vazhdimin e shtypjes tënde, me votën tënde aprovon të gjitha këto politika diskriminuese që në vazhdimësi bëhen ndaj teje dhe popullit tënd.

Disapora shqiptare dhe shoqatat me origjinë nga shteti i sotëm i Mali të Zi me veprimtari në SHBA u bëjnë apel subjekteve politike shqiptare që të unifikojnë dhe perafrojnë qëndrimet e tyre që Ulqini të jetë zot i shtëpisë në shtepinë e vet dhe të udhëhiqet nga shqiptaret që janë 80 për qind i ketij qyteti të lashtë ilir.

New York, Detroit

5 Shkurt 2014



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora