E enjte, 28.03.2024, 07:44 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Mjaft injorancës!

E diele, 09.02.2014, 07:57 PM


Mjaftë i janë ngre lavde injorancës dhe është urryer drita

Nga Gjon KEKA

Ngjarjet të mëdha histiorike kanë ndodhur,  natyrisht,  në çdo periudhë të ekzistencës së racës sonë si komb,  kjo më pas pati edhe së fundi kohën kur edhe vëmendja e tërë bashkësisë ndërkombëtare,  respektivisht botës demokratike dhe të civilizuar u kthye ndaj nesh si popull, dhe thënë më sakt nuk kurseu asnjë mjetë që nga ai humanitar,  politikë,  diplomatik e deri tek ndërhyrja ushtarake për ta shpëtuar një popull të pambrojtur sic ishte populli shqiptar i Kosovës nga pushtuesi barbarë serb.Madje edhe më herët gjatë historisë ka patur raste kur edhe kombi ynë ka gëzuar simpati të madhe nga popujt tjerë europian,  sidomos në kohën e Gjergj Kastriotit dhe shtetit europian të Arbërit.

Tani pas përfundimit të luftës dhe ndihmës që dha bashkësia ndërkombëtare në clirimin e vendit,  shihet tepër qartë se Kosova është futur në një poshtrim të turpshëm,  në një vend që nuk lulëzon as liria,  demokracia dhe paqja.E gjithë kjo rënie nga ajo ngritje e madhe historike e saj pas clirimit dhe hapave të parë të ndërtimit të institucioneve demokratike dhe shtetërore, ku sundon ligjin dhe rendi,  sepse ajo ka rënë në duar të pushtëtarëve të papërgjegjshëm,  pa vizion për të ardhmen e vendit.

Shihet qartë se ekziston një gjendje të rëndë,  një pafuqi për t'u përballur me vetëveten,  me dukuritë negative dhe problemet e përgjithshme në vend.E gjithë kjo vije si rezultat i një qeverisje jodemokratike, jovizionare dhe aspak europiane.Duhet potencuar se populli shqiptar i Kosovës pas heqejes së zingjirëve të skllavërisë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare dhe atyre që sakrifikuan për lirinë e vendit,  në vend se të gëzoj lirinë dhe të mirat e vendit të tij,  ai po përjeton mjerimin dhe i rrethuar nga problemet e mëdha që i kanë zënë fytyn shtetit.

Prandaj tani sikur kemi një zgjim të popullit i cili deri më tani ka ulur kokën duke menduar se do të bëhet më mirë,  do të sundoj ligji dhe rendi,  do të kemi një shtet demokratik dhe të së drejtës dhe me vizionin e etërëve për të ecur drejt rrugës së rikthimit në familjen europiane.

Ky zgjim i një pjesë e të shoqërisë dhe populli vije pikërisht nga grumbullimi i problemeve të mëdha,  i mjerimit,  injorancës politike, shoqërore,  kulturore etj, pastaj i dukurive negative si korrupsioni, krimi i organizuar etj

Ndërsa në anën tjetër kemi injorantë të ideologjisë islamike,   ideologji kjo e mbjellë nga dora e pushtuesit barbarë osman dhe që pasojat e saj,  e tërë shoqëria jonë po i sheh tanim sidomos nga disa grupe radikale islamike që po i grryejn nga brenda themelet e popullit autokton dhe europian të shqiptarëve për ta rrëzuar atë dhe zhvlerësuar e humbur të drejtën e ekzistencës së tij të lashtë dhe corientimit e humbjes së imazhit të plotë europiane të vendit.

Në cdo shoëri cdo e keqe ka edhe cmimin e lartë të saj,  nëse kjo e keqe ka brumin nga brenda atëherë ajo duhet të clirohet poashtu nga brenda dhe ta dëboj atë ngë trupi i popullit që të mos e pengoj atë në rrugën e tij,  por nëse kjo e keqe ka ardhur nga jashtë para është trup i huaj atë duhet dëbuar menjëherë,  sepse konsekuencat mund të jenë të pariparueshme.

Megjithkëtë edhe tani duke parë që pushtetarët nuk po qeverisin vendin sipas parimeve demokratike dhe duke parë që në vend nuk ka sundim të rendit dhe të ligjit atëherë populli mund të ngrej kokën një ditë kundër tyre dhe të shkund për së dyti zgjedhën e skllavërisë,  sepse sikur shihet se është bërë një gjendje e padurueshme sociale dhe e përgjithshme me këtë formë të keqe të qeverisjes dhe udhëheqjes në mënyrë të gabuar të vendit.

Për të forcuar se gjendja është vërtetë e tillë mund të shihen pakënaqësit e shumta,  pastaj duhet ditur se pas ndërtimit të rrugës me shumë sakrifica të të gjithëve për lirinë dhe mvetësin e vendit,  tani e gjitha po shkatërrohet në mënyrë të pamëshirshme që nga pushtetarët e papaërgjegjshëm e deri te ideologët injorant të islamizmit me rrymat e tyre ekstreme.

Dhe sic dihet injoranca politike gjithmonë ka patur fatin më të keq,  sepse shumica e krimeve janë shkaktuar prej mendimeve te njerezeve.Ndërkaq sikur shihet se politika jonë iu ka shmangur nga dita në ditë objektit të saj fisnik dhe të vërtetë për të patur rezultatet e saj dhe për të prodhuar të mirën e popullit tonë,  sepse ajo e ka për detyrë të domosdoshme dhe të shenjtë për të kontribuar në rrugën e duhur dhe të lumturisë së përbashkët të vendit dhe jo të shmangjes nga kjo rrugë.

Sidoqoftë duhet nënvizuar se liria nuk ka bërë pothuajse një hap përpara në shpresat e të gjithë popullit tonë,  për ta gëzuar atë si një të drejtë të natyrshm.Sepse sic kam potencuar shpesh se liria është ligji i parë i cdo populli,  i natyrës,  i Zotit dhe kudo ku frymojnë popujt dhe shoqërit demokratike, prandaj pse të mos e gëzojm edhe ne si popull këtë të drejtë të natyrshme këtë ligj të parë të lirisë.

Me fjalë të tjera mund të pohoj se jeta e lirisë është në fuqinë e përbashkët të popullit,   i cili ka lindur për të qenë i lirë dhe për të gëzuar atë në mënyrë të natyrshme,  është vetë temperamenti i tij natyror, efikasiteti dhe momenti që e bashkon atë, shendeti i tij, imazhi i tij i natyrshëm. Ndërsa,  shkatërrimi i këtij embrioni (të ligjit të lirisë ) apo ndarja,   mund të sjell vetëm dobësim ose shkatërrimin e kësaj fuqie që është në vetvete,  pra në vetë popullin e lirë dhe të bashkuar dhe rrethuar me gjithëfuqinë e tij të natyrshme dhe demokratike.

Poashtu duhet kuptuar se edhe morali qoftë i njeriut qytetarë, pushtetarëve, individëve etj,   është në zemër,   dhe e jo në mendje,  prandaj kur shihet se populli e ka humbur besimin tek ta,  atëherë për të treguar se janë të moralëshme duhet të largohen nga pushteti,  sepse jo rastësisht thuhet duhet dëgjuar zërin e popullit.Edhe koncepti që i dha demokracisë presidenti Linkoln,  ka po këtë domethënie,  të “qeverisjes së popullit nga populli dhe për populin” atëhrë meqë është ashtu populli vendos dhe ai ngre zërin e tij kur ai e shesh se nuk ka besim në atë që ai ka zgjedhë.

Ndërsa sic kemi parë gjerë me sot mjaftë i janë bërë lavde injorancës,  apo thënë ndryshe“lavdi injorancës “dhe “kanë urryer dritën”,  është koha t'i themi lavdi dritës së dijes dhe urtësisë e vizionit dhe poshtë injorancës.Injoranca dhe mungesa e vizionit jane vetem furca qe portretizojne kaosin ne shoqeri, politik, kulture etj, prandaj eshte koha qe te rilindim te gjithe dhe ne te gjitha fushat,  ne menyre qe te ecim drejt qellimit dhe rikthimit ne familjen tone europiane.

Me pak fjalë tek ne si popull po ndodh nje betejë e brendshme,  edhe pse ndoshta ne siperfaqe na duket si kalimtare por nje gje eshte e ditur se kjo beteje ne fund do te nxjerr te paster popullin tone shqiptar europian. Dhe pastaj ai do te pagezohet brenda familjes europiane duke iu dhene vendi i merituar ne kete familje. Sepse pa pagezim nuk ka certifikat brenda familjes europiane.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora