E shtune, 20.04.2024, 09:01 AM (GMT+1)

Mendime

Marjan Gryka: "Rihetimet për vrasjen e Azem Hajdarit, duhet të nisin me Sali Berishën"

E enjte, 05.06.2008, 05:51 PM


Nga Përparim HALILI

Tre ditë parë prokuroria e Përgjithëshme, njoftoi se ka rikhtyer për hetime të plota dhe reale, dosjen e vrasjes të deputetit të PDSH, liderit të Dhjetorit '90 Azem Hajdari. Ky rihetim është kërkuar disa herë nga shoqata "Azem Hajdari", por që nuk është realizuar, madje drejtësia shqiptare gjatë afro 10 vjtëve pas vrasjes së tij, nuk ka marrë në pyetje as kreun e PD Sali Berishën, i cili ditën e vrasjes së tij dhe gjatë gjithë viteve të opozitës së PD, ka dekalruar se "vrasja është politike dhe është bërë nga drejtuesit e shtetit".Në lidhje me këtë rihetim, ose më saktë me këtë rihapje të dosjes "Hajdari", ne biseduam dje me zotin Marjan Gryka, president i Shoqatës Mbarëkombëtare Nacionaliste “Azem Hajdari”:

Dosja e vrasjes së deputetit Azem Hajdari u hap nga fillimi. Cili është vlerësimi juaj për këtë iniciativë të prokurorisë Shqiptare?

Megjithëse vonë, ne e përshënesim këtë qëndrim të drejtësisë aktuale, mbasi vrasja e Azem Hajdarit nuk është një vrasje e thjeshtë, si gjithë krimet që ndodhin kudo në botë. Kjo vrasje nuk është zbardhur realisht, sepse brenda dosjes së këtij krimi mungojnë shumë prova të cilat nuk janë future qëllimisht. Përpara drejtësisë, nuk janë vënë emrat e e atyre që e ekzektuan Liderin e Dhjetorit Azem Hajdari përpara selisë së PDSH, prej të cilës doli "pas një njoftimi të bërë nga Brenda sallës së mbledhjes së asaj nate me shi".
Ne i kemi kërkuar në mënyrë sistemnatike Drejtësisë Shqiptare të bëjë hapjen dhe rihetimin e kësaj dosjeje, mbasi ishim dhe jemi të bindur, se, vrasësitë e vërtetë të deputetit Hajdari, nuk janë thjeshtë ata që shkrehën armët kundër tij dhe që u dënuan e u asgjësuan në prita dhe në vrasje rrugësh, por janë të tjerë.

Ditën që u vra Azem Hajdari, por edhe për 8 vjet rradhazi, Sali Berisha ka deklaruar, se vrasësist janë Fatos Nano dhe Skënder Gjinushi. Ju jeni në këtë pozicion me Berishën?

Duke qënë pranë Azem Hajdarit, unë kam ditur dhe di shumë gjëra në raport me të. Duke qënë se ndaj Azemit janë bërë shumë atentate për asgjësim fizik dhe deri plagosje në parlament, kuptpjë që vrasja e tij është politike, mbasi ka një linjë të tillë synimi për ta eleminuar, pra që organizatorët e vrasjes së Azem Hajdarit, kanë qënë dhe janë brenda politikës, sepse vrasja e tij ishte dhe mbetet për motive politike e jo "kanunore", apo për motive të tjera, siç janë munduar ta përflasin "zëra" që kanë dorë në këtë vrasje, madje edhe brenda PD. Nëse Nano dhe Gjinushi, cilësohen si organizatorë të vrasjes së tij, këtë e di vetëm Sali Berisha, sepse ai shpallur të tillë, sespe ua ka thënë këtë gjë shqiptarëve dhe gjithë botës. Ndaj dhe duhet t'i qëndrojë kësaj deklarate me pranim, ose me mohim. Dhe këtë duhet t'ia kërkojë prokuroria, mbasi së pari e kërkon ligji, sepse kemi të bëjmë me denoncim konkret publik.

Aktualisht ka një dosje hetimi dhe gjykimi, të cilës përveç provave të tjera, i mungon dëshmia dhe denoncimi i Berishës. A mendoni, se rihetimi, duhet të nis me Berishën?

Dosja e vrasjes së Liderit të Demkracisë Shqiptare, simbolit të shoqatës tonë, mendoj dhe kam kërkuar në vazhdimësi, që të hapet dhe të hetohet e plotë. Kjo duhet bërë, sepse ajo dosje nuk i ka “fletët” e hetimit të bardha. Dhe kjo hapje, mendoj se duhet të nis me dëshminë dhe denoncimin e kreut të PD, zotit Sali Berisha, i cili ka deklaruar, se do të hap këtë dosje, kur të vinte PD-ja në pushtet, duke vendosur përpara ligjit vrasësit e vërtetë. Këtë gjë ai nuk e ka bërë as kur ishte në opozitë, as tani që po mbush tre vjet në pushtet. Prokuroria duhet të thërras Berishën në seancë dëgjimore edhe si dëshmitar edhe si denoncues, edhe si grumbullues dhe njohës provash të shumta, për të hedhur dritë mbi vrasësit dhe motivet e vrasjes së Azem Hajdarit. Kjo duhet bërë patjetër dhe sa më shpejt.

Mendoni se Sali Berisha, do të pranojë të shkojë në prokurori?

Tashmë kjo nuk është më e drejtë e tij private, por detyrim ligjor që duhet respektuar, sepse Sali Berisha ka kohë që flet për zbatim të ligjeve. Por edhe nëse ai nuk pranon ashtu si deri tani, që të shkojë të dëshmojë për vrasësit dhe motivet e vërteta të vrasjes së deputetit të PD, ose siç e vlerëson ai "mikut dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Azem Hajdari", drejtësia duhet të zbatojë ligjet për marrjen e tij në pyetje, ashtu siç merren në pyetje gjithë shtetasit shqiptarë.

Botuar në gazeta "SOT" në datat 25 dhe 27 maj 2008
Deklarata të zotit Violent Çoniku, ish-prokurori i dosjes së vrasjes të Azem Hajdarit

Në tetor të vitit 2002, jam ngarkuar me urdhër të prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, për t'u paraqitur dhe për të dëshmuar në Komisionin Parlamentar hetimor të cilësuar "Klosi", i cili kishte në trajtim dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit, ku më kërkuan informacion për të arrestuarit Isamedin Haxhia dhe Halil Haklaj,, të cilët më pas rezultuan se kishin lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, të trajtuar në dosjen Nr.106, korrik 1998.
Në datën 24 gusht 1998, Haxhiaj dhe Haklaj ishin në burg, ka qënë në Gramsh ish-ministri i Drejtësisë, Thimjo Kondi, i cili ka ndërhyrë për lirimin e tyre duke ofruar datën e gjyqit nga 20 tetori 1998, në 4 shtator 1998, datë që u liruan.
Dosja 106 është përgatitur nga mua si prokuror në Gramsh, por pas lirimit të Haxhiajt dhe Haklajt, kam mësuar se kjo dosje nuk ekzston më në prokurori, thuhet se e ka marrë SHISH
Lirimi i tyre ka lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, mbasi ata që i liruan (jo zbatuesi I urdhërit të lirimit thimjo Kondi), janë akuzuar nga Sali Berisha si vrasëssit real të Azem Hajdarit.
Për dëshminë që do të bëja në komisionin parlamentar, kam njoftuar Sali Berishën, i cili e ka këtë dëshmi dhe shumë fakte të tjera që ia kam dhënë nga hetimet dhe bisedta intime që kam bërë me Haxhiajn dhe Hakljan. Sali Berisha i di të gjitha, ia kam lënë me shkrim, me të kam bërë shumë takime secrete.
Dosja "Hajdari", rihapet vetëm me një vendim të Gjykatës së Lartë, nëpërmjet kërkesës së prokurorisë së Përgjithëshme, për rishikim të çështjes, kur dalin prova të reja dhe të tilla ka Berisha, të cilat qëllimisht nuk figurojnë të jenë trajtuar në dosje
Komisioni Parlamentar duhej të kërkonte hapjen e dosjes, për arsye sepse aty u paraqitën fakte dhe rrethana të tjera që hedhn dritë, mbi organizatorët e vërtetë të vrasjes së deputetit Azem Hajdari.
Nga hetimet e bëra, kam rezultuar se grupi i vrasësve të Azem Hajdarit janë 17 persona, nga të cilët 6 janë vrarë. Nëse dosja hetohet nga e para, dalin të gjithë emrat e vërtetë të këtij krimi
Kam kërkuar, që në komision të thirret Thimjo Kondi, liruesi i tyre real, sepse ai ka ndërhyrë për të shpejtuar datën e gjyqit dhe për t'i liruar ata, por anëtarët e komisionit heshtën dhe e mbyllën procesin me pyetjet ndaj meje për dosjen "Hajdari".
Berishës, i kam dhënë shumë fakte dhe emra që nuk i kam thënë në komision, sepse komisioni e ndërpreu pyetjen time pa më dhënë asnjë shpjegim dhe Berisha është i vetmi person që i di të gjitha detajet, emrat dhe faktet, që nuk janë future as në dosjen gjyqësore.
Berisha është personi i parë, nga i cili duhet të nis rihapja e dosjes "Hajdari" dhe këtë thirrje të tij duhet ta bëjë prokuroria e Përgjithëshme. Siç dihet, Berisha është thirrur disa herë në prokurori për këtë dosje, për të dëshmuar si njeriu që "i dinte vrasësit e vërtetë të Azemit" dhe këta sipas tij "ishin Fatos Nano e Skënder Gjinushi".
Berishës i kemi prova të plota dhe emra e pseudonime personash e vendesh, "kode komunkimi" mes atyre që organizuan dhe realizuan vrasjen e Azem Hajdarit, por ai i ka bllokuar ato.
Sikur Berisha të çoj në prokurori vetëm 1% të atyre provave dhe fakteve që unë i kam dhënë për këtë vrasje, brenda ditës duhet të hapet dosja e çështjes "Hajdari" dhe të nis nga e para hetimi i vrasjes.
Letra e SHISH, sikur "unë ishta porositur nga Azem hajdari të arrestoja Halil Haklajn dhe Isamedin Haxhiajn" një sajim nga SHISH, me qëllim që të nxisnin dhe përligjnin "vrasjen për hakmarrje" të deputetit Azem Hajdari, me synim që pas vrasjes së tij, të evitonin motivin dhe autorët e vërtetë të vrasjes së Azemit, duke tentuar kështu, të mos zbardhej e vërteta dhe autorët real të këtij krimi.
Dosja Nr.106 ka gjithë deklarimet reale gjatë pyetjes së Haxhiajt dhe Haklajt, me detaje dhe prova paraprake, të cilat nëse trajtohen me korrektesë dhe vlerësim të plotë gjykimi edhe sot, mendoj se të çojnë në vrasjen e Azem Hajdarit
Unë këkrova nga Komisioni parlamentar që procesi i pyetjes time për vrasjen e Azem Hajdarit, duhet të niste nga hapja e kësaj dosjeje, por ata nuk pranuan. Më thanë "e dimë ne, e kemi studiuar dhe nuk është nevoja ta shohësh".
Tek dosja Nr. 106 qëndron pikënisja e vrasjes dhe vraësve të vërtetë Azemit dhe mbyllja e dosjes së vrasjes së tij vetëm me dënimin e ekzekutorëve. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora