E enjte, 25.04.2024, 11:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Presidenti Napolitano nderon Dr.Aurel Plasarin me Urdhrin e Meritës të Republikës së Italisë

E enjte, 05.06.2008, 08:28 PM


Presidenti italian, zoti Giorgio Napolitano, i ka akorduar Dr. Aurel Plasarit titullin e Oficerit te Meritës të Republikës Italiane. Dekorata e lartë i është dorëzuar zotit Plasari gjatë ceremonisë së organizuar në mbrëmjen e datës 2 qershor 2008 nga Ambasada e Italise në Tiranë, me rastin e festës së Republikës italiane. Në këtë ceremoni morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë Z. Sali Berisha, deputetë dhe ministra, diplomatë të huaj të akredituar në Tiranë, si dhe personalitete të politikës, kulturës e artit. Duke i dorëzuar urdhrin, Z. Saba D’Elia, ambasadori i Republikës italiane vuri në dukje se ceremonia e festës së republikës ishte rasti më i volitshëm për dorëzimin e këtij urdhri të lartë, si dëshmi e angazhimit domethënës të Z. Plasari në fushën kulturore, dhe në përgjithësi të marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore midis Italisë dhe Shqipërisë. Personaliteti i shquar i kulturës shqiptare, shkrimtar dhe përkthyes nga më të dalluarit, publicist i kthjellët dhe elokuent, z. Aurel Plasari ka kontribuar në afirmimin e vlerave të kulturës europiane, në këtë kuadër veçanërisht asaj italiane në Shqipëri. Gjithashtu, prej një kohe të gjatë në krye të Bibliotekës Kombëtare, institucioni kryesor i kulturës shqiptare, ai ka ditur të krijojë dhe të konsolidojë marrëdhënie të ndërsjellta me kulturat e popujve të tjerë. Në të njëjtën ceremony, me urdhrin e Oficerit të Meritës të Republikës Italiane është nderuar edhe Fatos Lubonja, një publicist i njohur, shkrimtar, eseist, botues dhe aktivist në mbrojtje të të drejtave civile.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora