E enjte, 25.04.2024, 08:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Disa poezi për të rritur e disa për fëmijë

E enjte, 05.06.2008, 07:04 PM


Agim Gashi
Disa poezi për të rritur e disa për fëmijë

Agim Gashi

ERDHI PRANVERA

Dor´ për dore merrim rrugen,
Me shetit o nepër ara
Babi e mami po më thonë,
Azale moj ec e para.
            Shpejt vrapoj nën hije t´ahut,
            Ku ka lule te ai kru
            Pak për babin e pak për mamin
            Lule t´bukra me i tubu.

Po vrapoj unë bregut t´lumit
Shokë e shoqe m´dalin para,
Por ma tepër ndër të gjithë
E dua qengjin plot me lara.
          Pata e lumit bën guak, guak,
          Azale rri me mu pak,
          Gjeli këngën kikiriku
          Bashk me qengjin rrimë te fiku.


I MBUSHA DHJETE

Sot është ditë e bukur
Se i mbusha dhjetë,
Zgjohet Babi im
Dhe më përshëndet.

Urime, urime,
U rritsh me shendet
Gëzime bija ime,
Edhe njëqind vjet.

T´falem nderit Babi,
Për Urimet tua
Na priftë fati n´jetë
Ty edhe mua.

21.01.1995

QENI I IM BENI

Jam e vogel pak jam rrite
Un prej qenit shum kam frike,
Jam qapkane sa nji gogel,
Mami blema nji qen t´ vogel.

Mu ne dreke me zuni gjumi,
Nana qenin mu ma pruni,
Ish i vogel lalra-lara,
Pin veq qumsht e nuk han arra.

Tani qeni nis me u rrite
Beni emnin  ia kam ngjite,
Kur i them eja ketu,
Hau-hau-hau, thot qka po thu.

Sa i bukur ashte qen Beni,
Shoke te mire ne te dy jemi,
E nga shkolla kur te vi
Kcen nga gzimi nis me lpi.

JAM NJE VAJZE LOZONJARE

Jam nji cucë qe shkoj në shkollë,
Buzë të kuqe belin e hollë
E mbush qanten libra plot
Jo,jo unë nuk i mbaj kot,
Edhe bllokun n´vizatim
Plot me ngjyra unë e kam,
Edhe notat e muzikës,
Unë i kam në pentagram.

Hi,hi, hi, e ha,ha,ha,
Mos bën shumë bla, bla, bla.

Jam një cucë lozonjare
I kam fjalët asiqare,
Shkoj n´balet e shkoj n´kung-fu
Po dhe shoten di me lu.
Kam ca shoqe t´ mira janë
Një behane ato e kanë,
Jau kam thënë asiqare,
Se ato nuk janë shqiptare.

Hi, hi, hi e ha,ha,ha
Mos ban shume bla, bla, bla.

NA ISHTE DIKUR

Na ishte dikur
Një vend i bukur
Që quhej ILIRI.

Lulet me shumë ngjyra
Fluturat më të bukura,
Ishin për fëmijë
Në t´madhen ILIRI.

Na ishte dikur
Një vend i bukr
Që quhej ILIRI.

N’zemër të Rizonit
Kishte lindë Teuta,
Kroje, fusha, male…
Deti me val’ t’buta.

Na ishte dikur
Një vend i bukur
Që quhej ILIRI.

Teuta, Teuta,
Ish mbretnesh e madhe,
Trimëria e saj
Krenari shqiptare.

Na ishte dikur
Një vend i bukur
Që quhej ILIRI.

Mars,2000.

NJË DITË T`BUKUR

Një ditë t´bukur t´ksaj pranvere,
N´pishat e Deçanit,
Vasha e bukur malësore
I jep besën djalit.

Aty u dha besa,
E u lidh miqësia,
Aty u shtri dora,
Lindi dashuria.

Një ditë t´bukur t´ksaj pranvere,
Pranë lumit të kulluar,
Po qëndrojnnë vasha e djali
Të dy të dashuruar.

Aty u dha besa
E lidh miqësia,
Aty u shtri dora
Lindi dashuria.

Një ditë t´bukur t´ksaj pranvere,
N´livadhin e lulëzuar,
Po qëndrojnë vasha e djali
Të dy t´besatuar.

Aty u dha besa,
E u lidh miqësia,
Aty u shtri dora,
Lindi dashuria.

1981

PSE MOJ VDEKJE?...

Pse moj vdekje vdiqe para meje,
E ma bëre jetën shkrumb e hi!
Pse s´më more mori spari mua
Po më le t´jetoj pa dashuri!
Oh! Vdekje, vdekje-sa e mirë je ti,
Çka të duhet jeta-oh pa dashuri!

Pse moj vdekje mua më kalove,
E më le të vuaj në ketë jetë!?
Përveq vuajtjes edhe vajit,
Asgjë mue  s´më ka mbetë.
Oh! Vdekje, vdekje- sa e mirë je ti,
Çka të duhet jeta- oh pa dashuri!

Ah moj vdekje po ta qoj një fjalë,
Eja e kthema ti mu lumturinë,
Ose merrma o ti jetën mua,
Ose kthema ti mu dashurinë!
Ndëgjoni o pleq, ndëgjoni ju të ri,
Nuk kalohet jeta, o pa dashuri!

16.12.03

O BILBIL I MALIT

O bilbil i malit,
Ti që po këndon
Ore zanin tim
A nuk ma ndëgjon.

A nuk ma ndëgjon,
A nuk don të flet,
Zemra mu ka nxi
N´shpirt e kam nji dert.

Unë pata shumë shokë,
Tani skam as miq,
Vetë e pata fajin
T´gjithe mu banë „anmiq“!

Vinin shokët vinin,
Pleq edhe të ri
U bëja meze t´mira,
Verë edhe raki.

Tani jam hargjue,
As buk s´kam me ngranë,
Nji  shok të asaj kohe
Kund ma smund e gjan.

Ikën dhe u tretën,
Kështu e ka dynjaja
Me hangër e me pi
Ska te fukaraja.

O bilbil i malit
Mos të shti n´merzi,
Thuaja kangës tane,
Mos mu tret dhe ti.

Do mbledhi kokrra meli,
Në fusha e vrri,
Mos e ndalsh ti kangën
Ato ti jap Ty.

01.07.2003 Düren

NJË DITË T`BUKUR

Një ditë t´bukur t´ksaj pranvere,
N´pishat e Deçanit,
Vasha e bukur malësore
I jep besën djalit.

Aty u dha besa,
E u lidh miqësia,
Aty u shtri dora,
Lindi dashuria.

Një ditë t´bukur t´ksaj pranvere,
Pranë lumit të kulluar,
Po qëndrojnnë vasha e djali
Të dy të dashuruar.

Aty u dha besa
E lidh miqësia,
Aty u shtri dora
Lindi dashuria.

Një ditë t´bukur t´ksaj pranvere,
N´livadhin e lulëzuar,
Po qëndrojnë vasha e djali
Të dy t´besatuar.

Aty u dha besa,
E u lidh miqësia,
Aty u shtri dora,
Lindi dashuria.

1981

Fati

një ditë me diell
me erë e me shi
një ditë si çdo ditë
e klimës Gjermane
e klithmës së nënës
e vdekjes e lindjes
e tmerrshme e llahtarshme
e vrasjes e masakres
e Ruandës e Çeçenisë
e Sarajevës e Bihaqit
e Kosovës në robëri
me tanksa e ushtri
Evrova e „lirë“
nuk mund të frymoj
pa derdhje gjaku

1993



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora