E merkure, 18.05.2022, 02:25 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

4-vjeçari xhihadist shqiptar?!

E shtune, 01.02.2014, 06:00 PM


Që në konfliktin sirian në radhët e luftëtarëve kundër presidentit Bashar al-Assad janë përfshirë edhe fëmijët, sidomos nga fraksionet ekstremiste të lidhura me Al Kaedan, kjo është provuar tashmë, por që atje të luftonin edhe fëmijë shqiptarë…

Mediat britanike postuan një video ku shfaqet një fëmijë jo më shumë se 4 vjeç. I mituri është duke mbajtur një armë Kallashnikov me të cilën qëllon katër herë dhe shoqëruar me thirrjen “Allahu Akbar”.

“Daily Mail” shkruan se besohet që është djali i një xhihadisti nga Shqipëria që i është bashkuar Al Kaedas në luftën kundër presidentit Bashar al Assad.

Mijëra të huaj janë përfshirë në konfliktin sirian, disa si mercenarë dhe pjesa më e madhe si pjesëtarë të grupeve ekstremiste brenda opozitës së armatosur dhe të lidhura me Al Kaedan. Këto grupe përvec luftës ndaj Assad luftojnë edhe ndaj opozitës laike dhe synojnë themelimin e një shteti islamik në Siri.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora