E premte, 29.03.2024, 08:06 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Mashtrohen nga feja, rekrutohen në Tiranë

E shtune, 01.02.2014, 01:49 PM


Shqiptarët në Siri, dyshimet e familjarëve: Mashtrohen nga feja, rekrutohen në Tiranë

NGA: ENKELEJDA SKENDERASI

Shqiptarët në Siri, dyshimet e familjarëve: Mashtrohen nga feja, rekrutohen në TiranëPOGRADEC-Fakte të reja dalin në pah për shqiptarët që luftojnë në Siri. Familjarët e 26-vjeçarit Ervis Alinji nga fshati Lishnicë i Pogradecit hedhin dyshime se ai dhe te tjerë të rinj nga Pogradeci janë mashtruar në emër të fesë në një Xhami në kryeqytet dhe më pas janë dërguar në Siri ku dhe luftojnë, krah rebelëve.

Ervis Alinji 26-vjeçar është një tjetër i ri nga fshati Leshnicë i rrethit të Pogradecit i cili rezulton i zhdukur prej rreth një viti dhe familjarët e tij pretendojnë se ndodhet në Siri. Familjarët shprehen se komunikimi i fundit me të ka qenë para 3 muajsh ku ai mbante sekret vendodhjen duke u thënë se ndodhej herë në Gjermani dhe herë në Arabi. Ka qënë e dashura e 26-vjecarit ajo e cila u ka treguar të vërtetën e hidhur familjarëve ,se ai ishte në Siri . Sipas familjarëve pas kthimit nga Greqi ai ka qëndruar për 10 ditë në Tiranë në një xhami dhe më pas është larguar. Ata hedhin dyshime ashtu si dhe për të rinj të tjerë nga Pogradeci se janë mashtruar nga një turk në kryeqytet, me pretendimin se në Siri do të shkonin për fenë islame dhe nuk ekanë ditur se do radhiteshin në krah të rebelëve.

“Në kohën që më ka ikur djali mua janë bërë katër vetë dhe kanë shkuar në xhaminë e Tiranës. I kërkoj shtetit të më kthejë djalin, dhe të gjejnë atë komandantin e këtyre, se është në xhaminë e Tiranës ai i drejton këta. Se ka ikur dhe një djalë tjetër nga Leshnica”- tregon Hamdi Alinji babai i 26-vjeçarit.

“Mua më thanë që ka ikur për fe. Është gënjyer , është mashtruar. Njoftimin e kam marrë nga myftiu i Korçës. Është mashtruar nga dikush dhe ka ndenjur 10 ditë në xhami në Tiranë, hante , pinte , flinte në xhami ato 10 ditë. E mernim në telefon dhe na thoshte jam në xhami. Po si fle në xhami e pyeste xhyshi? Kështu na e kërkon feja thoshte. Pas 10 ditësh u kthye ndenji dy ditë në shtëpi dhe më pas u largua përsëri.”- rrëfen vëllai i të riut.

Familja Alinji shpreson që shteti shqiptar ta ndihmojë në gjetjen e të riu dhe ta kthejë atë në shtëpi.S ipas të dhënave vetëm nga fshati Leshnicë në rrethin e Pogradecit kanë shkuar të organizuar në Siri katër të rinj, ndërsa mësohet se ata nuk janë të vetmit shqiptarë që rekrutuar dhe po luftojnë krah rebelëve në Siri.

Një ditë më parë u mësua se një shqiptarë u vra në siri, i cili luftonte për krah rebelve kundër regjimit të bshar Al Asad, ai do të identifikohej si 28-vjeçari Bledar Hamza, nga fshati Leshnicë i rrethit të Pogradecit po banor i kësaj zonë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora