Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lutfi Alia: Person i padëshiruar

| E premte, 31.01.2014, 11:00 PM |


PERSON I PADËSHIRUAR

-...DY HERË NË VITIN 1993 –

(Nga blloku i shenimeve)

- ...Zoti komandant, me kete vendim arbitrar, ju po shkelni te gjitha ligjet nderkombetare. Kjo qe po me ndodh me ju, eshte e papranueshme dhe pa preçedenta. Ju e kontrolluat pasaporten time dhe e keni konstatuar, se deri tani kam udhetuar ne te gjitha vendet e Europes dhe nuk kam pasur as me te voglin problem, ndersa veprimi i juaj eshte antidemokratik dhe antiligjor. Te ndalosh nje mjek te udhetoj neper Serbi, vetem per mllefe ideologjike shteterore, kjo eshte antihumane. Te jeni i bindur se vendimin tuaj te padrejte, do ta denoncoj ne te gjitha instancat nderkombetare...-

EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA

Viti 1993 po mbyllej me situata te ngopura me tensione politike dhe sociale, qe e kishin turbulluar jeten shqiptare. Demokracia ende e brishte, ne perpjekjet per t’u konsoliduar e per te kompensuar kohen e humbur, po kalonte nje periudhe nervozizmi. Konfrontimi me konservatorizmin kokëforte dhe inatçor, prodhonte probleme te nderlikuara, qe e veshtiresonin rrjedhen e tranzicionit. Ne kete kohe, brezat ende nuk po çliroheshin nga dilemat dhe nga kontradiktat. Brezi i vjeter, brezi i luftes antifashiste, qe kish jetuar gjysem shekulli me lavdine e fitores, befas u gjend ne pozite absurde, u friksua se po i humbnin meritat. Brezi i mesem, e dinte se ç’vlera kishte, por ishte ende konfuz, nuk dinte çfare kerkonte. Brezi i ri, masa e madhe e te rinjeve, qe zhvilloj levizjen demokratike, dinte se çfare kerkonte, por nuk dinte se çfare force dhe çfare vlera kishte per demokracine. Zgjidhja me e mire do te ishte “Consensus sapientum”, si keshillonte Sokrati i lashte, por disa nga ata, qe moren karrike ne pushtet, filluan te shfryjne mllefet dhe te prirë nga instinkti tragjik i ndeshkimit te kundershtarit, perdoren hakmarrjen si mjet per konsolidimin e vetvehtes, por jo te demokracise, qe shpesh e lenduan dhe e vonuan te rritej e shendeteshme.

Ne kete kohe, isha i pa pune, saktesisht ne asistence. Do te rifilloja ne katedren ku kisha punuar para se te kaloja ne administrate, por nje bande mediokrish te Fakultetit te Mjekesise, disa ish-sigurimsa, nuk pranuan, kundershtuan rikthimin tim, duke me shpallur person i padeshiruar.

Si te mos mjaftonin keta dhe vete SHIK-u u ndersye egersisht kunder meje, me survejonte, me perndiqte e me kercenonte vazhdimisht. Ate kohe ndodhen shume paradokse, nje nder keta ishte dhe qendrimi i ish-sigurimsave, te cilet per te fshehur te kaluaren e tyre te erret, kishin aderuar me partine Demokratike, Republikane dhe Socialdemokrate, ku u dalluan si kritizer e bashkepuntore aktiva te SHIKut. Disa nga ata pseudodemokrate, ne regjimin komunist ishin me poste drejtuese, por kur pane se u permbys sistemi i tyre, papritur u “ndryshuan” dhe u veteshpallen demokrate. Militantizmi i shtirë dhe ekstremizmi i atyre kriptokomunistave nuk zgjati shume, pasi demokracia i njohu dhe i flaku jashte rradheve te saj.

Uroj, qe nje dite te kemi nje qeveri demokratike, e cila t’i bej publike listat e ish-spiuneve te sigurimit komunist, jo per t’i ndeshkuar, se njolla qe kane ne ndergjegjie eshte denimi me i rende, por per t’i njohur populli, pasi vetem keshtu shoqeria shqiptare, do te bente nje katarsis te vertete.

Ne periudhen qe isha pa pune, me braktisen dhe disa nga “miqtë” e mi. Nuk ka gje me te keqe kur te mohojne ata qe i konsideron miq, te cilet me tradhetuan per interesa meskine dhe nga frika e politikes. Kjo eksperience ishte nje mesim per mua. Per te ngushulluar vehten, vazhdimisht kujtoja thenien e Volterit: “Zot me ruaj nga miqt, se ruhem vete nga armiqt”.

Gjate vitit 1993, situatat politike i perjetova si nje spektator i vemendshem, por dhe si aktor i demokracise europiane. Ne vitin e asistences, ose gjate “lejes shteterore nje vjeçare” si e quaja me miqt e mi, isha i lire e tere kohen e shfrytezova me udhetime e vizita nder te afermit, qe nuk kisha mundur t’ i takoja prej shume vitesh. Ne veçanti kisha nje peng, nuk i njihja djemt e xhaxhajt, qe jetonin ne Tetove te Maqedonise, andaj programova t’i u beja nje vizite.

Lexuesi mund te çuditet e te thote: si nuk i paska njohur kusherinjt, qenka i rrjedhur doktori ?!

Kjo eshte nje histori e dhimbeshme e familjes time dhe sinqerisht ju them se nuk e dinim se kishim kusherinj ne Maqedoni. Ne vitin 1952, xhaxhai im Abdyl Alia, i perndjekur nga sigurimi per pikpamjet e tij antikomuniste, iku ne Jugosllavi. E thirren tim Ate e i thane se Abdyli ka tradhetuar, eshte arratisur dhe se gjate kalimit te kufirit e kane qelluar rojet tona dhe ka mbetur i vrare.

Nuk mundem te merrnim asnje informacion tjeter per kete fatkeqesi. Familja shpalli morten. Ne realitet xhaxhai nuk kish vdekur, por e kishin plagosur rende rojet tona, pasi e kish kaluar kufirin, kur ndodhej ne token tjeter. E kishin derguar ne spitalin e Dibres, ku i u nenshtrua nje mjekimi te gjate. Pai doli nga spitali u sistemua ne Tetove, ku kishte filluar nje jete te re, ish rimartuar dhe kishte dy djem Skenderin dhe Gajurin.

Arratisjen e xhaxhait, regjimi komunist na e vuri njollë ne biografine e familjes dhe kjo ngjarje na rrinte vazhdimisht mbi koke si shpata e Damokleut.

Per shume vite kjo histori mbeti ne heshtje, deri sa nje dite tetori te vitit 1992, miku im Prof Fejzi Keraj, gjate nje vizite ne Kosove, rastesisht takon Gajurin, djalin e xhaxhait tim dhe ne bisede e siper i tregon se njihte nje person me te njejtin mbiemer dhe me origjine nga Martaneshi e i kishte premtuar se do te ndihmonte te na lidhte.

Fejziu sapo u kthye erdhi me takoj ne shtepi, me tregoj kete histori dhe me dha numurin e telefonit. U lidhem menjehere dhe, qe ne fjalet e para u qartesova se flisja me djalin e xhaxhait tim, por per fat te keq, xhaxhai nuk jetonte, kish vdekur disa vite me parë. Ishte nje prezantim me emocione te forta, plot gezime se mundem te kontaktojme mes nesh, por dhe me pikellim te madh per lajmin e vdekjes te xhaxhait. Folem gjate e hoqem nje pjese te atij malli dhe te asaj dhimbje, qe rrinte pezull mes nesh prej 40 vite ndarje. Nga ky lajm, me shume u gezua vajza e xhaxhait Pashia, e rritur me dhimbjen e mungeses te babait dhe larg vellezerve, per te cilet dhe ajo nuk dinte se ekzistonin. Im Ate dhe dy xhaxhallaret e tjere kishin vdekur dhe me pengun per fatin e vellait te vogel, me te mirit. Telefonata e pare dhe te tjerat me pas, nuk mjaftuan te çmalleshim e te njiheshim, kesisoj vendosa te shkoj ne Tetovee t’i takoj te gjithe.

Ne ditet e para te nentorit 1993, u nisa me autobuzin e linjes Tirane –Shkup. Ne piken e kufirit ne Qafe Thane kishte dale te me priste Gajuri, kesisoj e lashe autobuzin dhe udhetuam se bashku me makinen e tij, duke ndaluar ne te gjitha qytetet dhe qendrat e banuara te rruges deri ne Tetove. Me dukej vehtja sikur po beja nje udhetim turistik. Gajuri ishte muhabetçi dhe gjate tere rruges fliste e me tregonte per jeten e tij e te familjes, por ishte kurjoz e me mbyti me pyetje per kusherinjt e tij ne Shqiperi, kishte deshire t’i njihte te gjithe. Kur arritem ne Tetove, i takova te dy familjet dhe si kuptohet me emocione, me perzemersi dhe me gezime te perbashketa. Fillimisht ndejta ne shtepine e Gajurit dhe me pas shkova te Skenderi, i cili banonte ne periferi te Tetoves.

Gjate atyre diteve, te dy kusherinjt me rradhe dhe ne gare mes tyre, me shoqeronin ngadò, me çuan per vizita, me njohen me farefisin nga ana e nenes se tyre, me prezantuan me kolege, me shoke e miq te shumte dhe keshtu krijova njohje te gjere dhe miqesi te reja.

Ne bisedat me tetovaret, kuptova se ata ishin te mire informuar per Shqiperine, flisnin me pasion patriotik dhe me kompetenca admiruese per historine tone, sidomos per proçeset demokratike, çka nuk ndodhte me ne të Tiranës, si na quanin ata. Ne i kemi njohur pak shqiptaret ne Maqedoni.

Ne bisedat me kusherinjt dhe me miqtë tetovarë, diskutimet vlonin plot entusiazem, madje shpesh dhe me ze te larte, sidomos kur kishim kundershti opinionesh. Ne veçanti, preferoja te takoja e te diskutoja me Zeqir Kadriun, mesues i gjuhes shqipe dhe drejtori i shkolles ne Gropçinë. Zeqiri ishte djali i tezes i Skenderit dhe i Gajurit, çka favorizoj nje lidhje konfidenciale mes nesh, por mbi te gjitha ishte intelektual i formuar e dinjitoz, patriot e person me autoritet, i impenjuar ne proçeset e demokratizimit dhe te mbrojtjes te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni. Per merita dhe aftesite ne politike, Zeqirin e kishin zgjedhur nenkryetari i Partise Demokratike Popullore te Maqedonise.

Zeqiri me kishte ftuar disa here ne shtepi. Kemi kaluar darka shume miqesore, me biseda familjare, ku flisnim per gjitheçka, per probleme shendeti, shkollimin e femijeve, punesimin, nuk mungonte humori dhe diskutime delikate rreth emancipimit te grave dhe te vajzave tetovare, qe ne ato vite ishte teper problematike, ishte nje difekt i rende kulturor i popullates shqiptare. Ne shume familje shqiptare ne Tetove dominonte kultura patriarkale, ajo qe ne e kishim perjetuar ne vitet ’50.

Ne darkat ku isha i ftuar, si ndodh kudo me shqiptaret, epilogu ishin debatet e zjarrta per politiken.

Shqiptaret e Tetoves nuk i perdornin pijet alkoolike, natyrisht dhe Zeqiri dhe kusherinjt e mi, por ata e dinin se ne të Tiranes i pelqejme shume gjate gostive, andaj per te me nderuar, nxirrnin nga nje gote te vogel me venë, dikush pak raki, pra u bera une preteksti, qe ata te perqafonin vesin e keq te pijetareve. Kete zakon te ri, qe e pervehtesuan prej meje, e trajtoja me humor duke u thene: “dhe pijet alkoolike jane komponent i emancipimit te shoqerise, por me masë, mos e kaloni masën”.

Ne kete atmosfere miqesore e respekti, kaloj java e pare e vizites ne Tetove e ne ato dite perjetova mikepritjen dhe afektin e kusherinjeve, sidomos te Skenderit e te familjes se tij, qe me mbushen ate boshllek shpirterorë, qe me kishin krijuar ngjarjet e rremujshme ne Shqiperi.

Tetova ne muajin nentor ishte e mbuluar me bore dhe bente ftohet, megjithate vazhdoja te dilja per dite. Ne mengjezin e 14 nentorit, nje dite e djele, bashke me Skenderin, shkuam te takojme Zeqirin, per nje kafe se bashku. U takuam ne barin e zakonshem e ndersa bisedonim per gjera te rendomta, i pyeta ku ndodhej zyra e postes, pasi do t’i dergoja nje telegram djalit tim Gencit, qe prej nje viti ishte student ne Itali. Genci me 14 nentor kishte ditelindjen dhe doja ta uroja. Si ndodh gjithmone ne kesi rastesh, sapo u tregova per kete feste familjare, te dy me bene urimet, por Skenderi me befasoj me nje propozim te çuditshem: “Pse i dergon telegram, beji nje syrprize, shko ne Itali e festoje se bashku me Gencin?” Sinqerisht mendova se Skenderi bente shaka, por vura re se fliste serjozisht, madje insistoj te shkojme ne agjensine “Sharr Turist”, qe ndodhej aty prane e te pyesnim kur kalonte autobuzi i linjes Gostivar – Tetove – Shkup – Nish – Linz – Trieste – Firence.

Me dukej nje propozim sa pa zgjidhje, po aq dhe utopik. I veshtroja i hutuar dhe nuk po reagoja, por nderkohe nderhyri Zeqiri, i cili e miratoj kete propozim e keshtu une me dyshime e ata te dy me entusiazem, shkuam ne agjensine e udhetimeve. Punonjesi i agjensise ne informoj se autobuzi ishte nisur nga Gostivari dhe pas nje ore arrinte ne Tetove, ku do te ndalonte per te marre disa pasagjere. Ne keto rrethana nuk e zgjata dhe menjehere pagova bileten, ndersa Skenderi shkoj ne shtepi te merrte çanten me rrobat e mia.

Shkuam ne stacionin ku duhej te ndalonte autobuzi, por me qe kaloj pak kohe me shume sa pritej, Skenderi pyeti ne agjensi e ata i thane, me qe kishte shume bore, autobuzi kishte ndaluar ne nje vend tjeter e per fat te keq ishte nisur per Shkup. U deshperova qe humba kete rast, por Zeqiri i dha zgjidhje kesaj situate. Hypem ne makinen e tij e u nisem ne ndekje te autobuzit. E ngiste makinen me shpejt sa duhej, madje u preukopova shume, por ishte e vetmja menyre per ta kapur ne kohe. Pas 8 km udhetimi me shpejtesi mbi limitet, e arrijtem dhe shoferi ndaloj, kur pa shenjat me drita. E pershendeta Zeqirin dhe hypa ne autobuz. Nuk kishte shume pasagjere e mbi gjysma e vendeve ishin te lira. Ndersa po veshtroja ku te ulesha, nje burre i  moshuar rreth te gjashtedhjetave, qe kish zënë vend ne sedilet e rradhes se trete me ftoj te ulesha prane tij. E pershendeta dhe u ula krah tij.

- Ti je nga Tirana? – me pyeti.

- Po, i thashe, po shkoj ne Itali, per te takuar djalin, qe eshte student.

Ishte nje zoteri i vertete, fliste qete e me miresjellje. Pasi me pershendeti, u prezantua.

- Me quajne Mehmet, po me therrasin shkurt Meti. Jam nga Manastiri, jetoj ne Linz te Austrise.

Kishte emigruar qe prej 20 vitesh. Punonte murator e mbante familjen e tij dhe te dy vellezereve ne Manastir. Ne Linz ishte sistemuar mire, por mendjen dhe zemren e kishte ne vendlindje.

Me tregoj se kishte nje peng te madh, nuk e kishte parë kurrë Nenen Shqiperi (keshtu e quante) e do te bente nje vizite ne pranevere, madje per kete qellim kish planifikuar dhe lejen e zakoneshme.

- Mire se te vish, i thashe, je i mirepritur.

Biseda mes nesh vazhdonte rrjedhshem e miqesore dhe nuk e ndjeva udhetimin deri ne Shkup, ku pas nje ndalese te shkurter ne stacionin e autobuzave, morem rrugen per ne Kumanove.

Ne posten e kufirit ne Kumanove, shoqeruesi i autobuzit, nje djale i shkathet e gazmor, na mblodhi pasaportat e shkoj te marri vizat e kalimit. Ndersa prisnim, hypen ne autobuz dy polica maqedonas e pasi pershendeten, takuan shoferin, i cili u dha dy steka me paketa Malboro dhe dy shishe raki.

- Mos u çudi,t - me tha zoteria prane meje, - tani vizat e kalimit jane gati.

Pas pak, djaloshi u kthye i shoqeruar nga nje polic, i cili therriste emerin e çdo udhetari dhe i dorezonte pasaporten. Autobuzi u nis dhe pasi kaperceu territorin Maqedon, u ndal para postes kufitare te Serbise. Pas nje pritje te shkurter, ne autobuz hypen nje oficer dhe kater polica. Njeri prej tyre shkoj te shoferi dhe mori 4 steka me paketa Malboro e 4 shishe whisky. Te tjeret rrinin perballe nesh e na veshtronin. Pas nje pauze hetimore, oficeri urdheroj njerin prej tyre te mblidhte pasaportat e me pas zbriten.

- U krye dhe kjo pune, i a paguam haraçin policise serbe, - tha me ironi zoti Meti e nderkohe nxorri nga çanta dy molle te medha e njeren ma dha mua.

Kaloj rreth 20 minuta, por ende nuk po dukesh askush. Pasaportat me vizen e hyrjes ne Serbi, po vonoheshin. Shoqeruesi i autobuzit e humbi ate gjallerine e me pareshme, ishte nervoz dhe shihte i preokupuar nga ana e zyrave te policise serbe.

- Nuk me pelqen kjo vonese, - tha zoti Meti, - nuk ka ndodh here te tjera. Serbet jane te pabese dhe prej tyre mund te presish çdo lloj marrezie.

Pas pak ne sheshin para zyrave ndaloj nje veture “Zastava”, prej nga zbriti nje oficer madhor.

- Ky qe erdhi eshte komandanti i kufirit, major Milutiniç - tha zoti Meti dhe pas nje pauze te shkurter shtoj, – per deri sa erdhi ketu, ka diçka qe nuk shkon.

Ishte ora 13. 00 dhe sa me shume zgjaste pritja, aq me shume shqetesohej shoqeruesi dhe shoferi i autobuzit, por dhe pasagjeret kishin nje preokupim te dukshem. Une rrija i qete, i mbeshtetur ne sedile e pasi hengra mollen, nxorra nje liber dhe po lexoja ne rehatine time. Pas 40 minuta, me se fundi degjova nje mermerim te pergjitheshme, qe u shumua ne ate fjalen e shumpritur: erdhen.

Ngrita syte e pashe se po vinin tre ushtarake. Hypen ne autobuz e njeri prej tyre filloj t’i shperndaj pasaportat, duke i thirrur me emer çdo pasagjer. Te fundit me thirren mua e ndersa u afrova, polici me ton te ashper me urdheroj te zbrisja dhe ta shoqeroja ne zyren e komandantit.

- Perse me kerkon komandanti? - pyeta qetesisht.

Nuk u pergjigjen, ndersa njeri prej tyre nje barkalec, me fytyre sarahoshi e mustaqe te verdhosura nga nikotina, me pyeti ne gjuhe shqipe:

- A di me fol serbisht?

- Jo i thashe, por ne se preferoni mund te flasim frengjisht, anglisht, ose italisht.

Ne fakt kisha mesuar disa shprehje komunikimi dhe pershendetjet e zakoneshme ne gjuhen serbo-kroate dhe maqedonase, por me dukej pa vend t’i perdorja, pasi nuk mjaftonin per te komunikuar.

- Jo, jo, jo vetem serbishte, - ma preu me arrogance dhe u kthye e thirri shoqeruesin tone, te cilin e urdheroj te na shoqeronte e te bente interpretin me komandantin. Vazhduam rrugen. Nje polic ecte para meje, dy te tjeret me rrinin anash dhe shoqeruesi i zbehur e fytyre prishur, çapiste pas nesh.

Hyme ne nje zyre te vogel, ku po me priste komandanti i kufirit.

E pershendeta ne gjuhen e tij: dober dan. Ai ngriti koken, me veshtroj me vemendje e pas nje pauze te shkurter me ktheu pershendetjen e me ftoj te ulem. Polici barkmadh dhe shoqeruesi i autobuzit, qe do te kryente rolin e perkthyesit, qendronin ne kembe pas meje.

- Per ku udhetoni zoteri, - me pyeti komandanti e nderkohe shihte e shfletonte pasaporten time.

- Zoti major, po shkoj ne Itali, te takoj djalin, qe asht student ne Universitetin e Sienes, - u pergjigja qete dhe qarte e nderkohe ndiqja perkthimin e shoqeruesit.

-  Çfare pune beni ne Shqiperi, - vazhdoj Ai me pyetjen e dyte, por pa e ngritur koken.

- Jam mjek, doktor - u pergjigja shkurt e nderkohe nxorra kuleten dhe i dhashe karte-viziten time.

E mori dhe e shikoj me vemendje. Komandanti vazhdonte te rrinte kokeulur e nuk fliste. Ne ate dhome te vogel ra nje heshtja misterioze. Me qe askush nuk po reagonte, perfitova dhe e pyeta:

- Çfare pretendoni nga une zoti komandant?

- Une personalisht asgje zoti doktor, u pergjigj kokeulur dhe pasi beri nje pauz shtoj, - por kemi nje problem. Ju nuk mund te kaloni kufirin, duhet te ktheheni mbrapsht.

U ktheva nga perkthyesi dhe e pyeta:

- Perserite dhe njehere se nuk e kuptova, - reagova une me nervozizem.

Ai djal i shkrete, i zbehur e me ze te dridhur, u detyrua ta perserisi, ate qe tha komandanti i kufirit te Serbise.

- A mund te di motivet? - pyeta une me insistim kete oficer sypermbysur.

Komandanti nuk fliste, por ne fytyre kishte shprehjen e nje personi nervoz, si i zene ne faj, qe nuk di si te pergjigjet. Ma dha pasaporten, me qendrim kokeulur dhe ne heshtje.

Me kete komunikim u kuptova, se nuk mund mund te vazhdoja udhetimin, por vendosa te reagoj.

- Zoti komandant, me kete vendim arbitrar, ju po shkelni te gjitha ligjet nderkombetare. Kjo qe po me ndodh me ju, eshte e papranueshme dhe pa preçedenta. Ju e kontrolluat pasaporten time dhe e keni konstatuar, se deri tani kam udhetuar ne te gjitha vendet e Europes dhe nuk kam pasur as me te voglin problem, ndersa veprimi i juaj eshte antidemokratik dhe antiligjor. Te ndalosh nje mjek te udhetoj neper Serbi, vetem per mllefe ideologjike shteterore, kjo eshte antihumane. Te jeni i bindur se vendimin tuaj te padrejte, do ta denoncoj ne te gjitha instancat nderkombetare.

I thashe shoqeruesit t’i perkthente saktesisht, por vura re se atij po i dridhej zeri e po i binte shkurt frazave te mia. Atehere i fola me ton te ashper, qe te respektonte fjalet e mia dhe te bente detyren e perkthyesit, andaj i a perserita me fjali te shkurtera, qe te mos ngaterrohej dhe ta transmetonte saktesisht mesazhin tim.

Komandanti serb ngriti koken, me veshtroj per nje çast dhe u pergjigj:

- Zoti doktor, me vjen shume keq, por nuk vendos une, kthimi i juaj eshte me urdher nga Ministria e Brendeshme e Bogradit, qe ju ka shpallur person i padeshiruar per Serbine.

- Si ka mundesi qe nje mjek, qe sheron e shpeton jete njerezish, te jete i rrezikshem per Serbine, sa te me shpalli person i padeshiruar, - u pergjigja dhe u ngrita ne kembe.

Para se te dilja, i u drejtovaa perseri e me nje ton te qete e provokues:

- Zoti komandant, si do te reagonin femijet tuaj, ne se dikush do t’i u ndalonte te shkoni t’i takoni e ne se nuk do t’i u lejonin te festoni ditlindjen se bashku?

Komandanti i kufirit, i zene ngushte nga ato qe i thashe, i skuqur deri te majat e vesheve, u ngrit ne kembe, me zgjati doren e perseri me ze fajtori perseriti:

- Sinqerisht me vjen shume keq, por une nuk mund te shkel urdherin.

Nderkohe qe po dilja nga dhoma, polici barkmadh me kapi per krahu, por une reagova, e shtyva me force dhe i bertita me ton te ashper:

- Mos me prek,- i thashe, - hiqi duart.

Komandanti, kur pa kete skene, i uleriu policit barkmadh, i cili mbeti i shtangur. Dola bashke me shoqeruesin dhe policin barkalec. Hypa ne autobuz dhe mora çanten. Te gjithe me shikonin me keqardhje e zoti Met, qe e kish kuptuar situaten, u ngrit ne kembe, me pershendeti me perzemersi e pasi me perqafoj me tha:

- E provove dhe ti armiqesine serbe e po me pikellon ne zemer, qe te kthyen.

I pershendeta dhe zbrita. Ndersa po ecja drejt postes kufitare te Maqedonise e hapa pasaporten dhe e konstatova se serbet kishin vene nje vule “Person non gratta”, pra person i padeshiruar e kjo vule ishte stamposur mbi vizen e daljes te Maqedonise, pra nje sfide per mua dhe per fqinjin e tyre sllav.

Kur arrijta ne pjesen Maqedone, polici qe na kish dorezuar pasaportat ne autobuz, me pa i çuditur dhe me pyeti:

- Nuk te lejuan te kalosh, te kthyen? - e pa pritur pergjigjien time vazhdoj, - serbet jane te poshter.

Pyeta ne se kishte autobuz per t’u kthyer ne Shkup e me tha se ai i drekes kish ikur e duhej te prisja autobuzin e fundit ne oren 16.30. Situata u nderlikua dhe me shume, rrezikohej te rrija ne Shkup.

Dola ne oborrin e postes, ku ishte nje grumbull njerezish, qe dhe ata prisnin te udhetonin per ne Shkup, ndersa nga ana tjeter nje grup i vogel priste te udhetonte per ne Serbi.

Ne piken kufitare te Kumanoves kishte shume trafik, kalonin automjete, qe hynin ne Maqedoni dhe te tjerat qe ktheheshin, te gjitha me targa serbe. Ate vit ishte shpallur embargo ndaj Serbise dhe shume serbë, vinin ne Maqedoni per t’u furnizuar me karburant. Pa pushim kalonin vetura dhe kamiona, por nuk ndalonin, e vazhdonin rrugen drejt Shkupit dhe qyteteve te tjera. Maqedonia nuk e respektoj embargon, kesisoj ishte shnderruar ne furnizuese me karburant per Serbine.

Me duhej te prisja dhe dy ore, deri sa te vinte autobuzi urban. Klubi i postes ishte plot me njerez, andaj dola dhe u ula ne nje stol, ne trotuarin ndermjet dy rrugeve, asaj te hyrje dhe te daljes. Isha humbur ne mendime dhe ne merzine time, kur pa pritur para meje u ndal nej veture “Zastava”, me ngjyre oker (e kuqe e erret), u hap dera dhe nje zoteri me thirri:

- Zoteri, hyp shpejt, se kam bllokuar rrugen.

Nderkohe vershuan disa persona, qe i kerkuan me insistim t’i merrte dhe ata, por ai i refuzoj.

Ne menyre instinktive, hypa dhe mbylla deren e ai e nisi makinen menjehere.

- Tungjatjeta zoteri, ti je nga Tirana? – me pershendeti dhe njekohesisht me pyeti miqesisht.

- Tungjatjeta – i a ktheva pershendetjen e i konfirmova se isha nga Tirana.

-  Degjova se te kthyen serbet, – vazhdoj ai biseden, – ne klub po flisnin çka te ndodhi ty dhe kjo na pezmatoj te gjitheve. E kemi provuar dhe ne refuzimin dhe armiqesine e serbeve ndaj shqiptareve.

Keshtu biseda u perqendrua rreth kesaj ngjarje te papelqyeshme dhe vazhdoj me pyetje te tjera nga isha, a isha i martuar, sa femije kisha, ku punoja, per ku isha nisur dhe une i u pergjigjia saktesisht. Me pyeti ku do te shkoja tani dhe i tregova se do te kthehesha ne Tetove, tek djali i xhaxhait.

Biseda ishte aq miqesore, sa me vinte keq ta nderprisja. Ai vazhdonte te fliste me entusiazem e pa pushim dhe nuk po me linte kohe ta pyesja. Me se fundi, pas nje pauze e pyeta.

- Si te quajne dhe nga te kemi?

- Emeri im eshte Fadil dhe banoj ne Orizaj. Kur te kesh rast te vish ndonje here ne Orizaj, mjafton te pyesish ku banon Fadili dhe te gjithe do te shoqerojne tek une. Do te ndihemi shume te nderuar, ne se nje dite do te bujtish ne shtepine time.

Keshtu duke biseduar arritem ne Shkup. E ndaloj makinen prane agjensise te autobuzave e me ftoj te pime nje kafe ne barin e stacionit. Debatuam per pagesen e kafeve, por ai ne menyre te prere nuk me lejoj te paguaja. Pas pak me kerkoj leje te dilte per te takuar nje person. U kthye shpejt. Pasi u ul, vuri mbi tavoline nje bilete dhe nje qese me dy kile banane.

- Kjo eshte bileta e autobuzit per ne Tetove dhe keto bananet te engledisesh rruges.

E falenderova per ndihmesen dhe nxorra paratë t’i paguaja shpenzimet qe kish bere per mua, por ai kundershtoj ne menyre kategorike. Ky respekt, me beri te ndjehesha debitor ndaj ketij zoterie, qe sapo e kisha njohur e po shprehte miqesi, nderim e respekt te rralle, qe me emocionoj. Shqiptaret e kane tradite dhe norme miresjelljen, por kjo e Fadilit i kapercente te gjitha parametrat e miqesise. Keshtu pra, rastesisht u njoha e u bera mik me Fadilin nga Orizaj, nje zoteri me virtyte te çmuara burrerie. Dolem nga bari. Fadili me shoqeroj deri te dera e autobuzit dhe i tha shoferit:

- Ky zoteria eshte miku im, ule ne vendin e pare e do ta zbresish ne te  dalë te Tetoves, afer pazarit.

Qesha me gjithe shpirt per perkujdesjen e tij, u pershendetem e u perqafuam si dy miq te vjeter.

- Ika, se u bana vone – me tha – do te kthehem ne Kumanove se me presin.

Shtanga e nuk gjeja fjale t’i flisja. I mallengjyer e me ze qe me dridhej, i thashe vetem faleminderit. Pra, Fadili nuk e kishte rrugen per ne Shkup, por pasi kishte degjuar per ndodhin time, nuk me la te prisja i deshpruar dhe i braktisur ne mes te rruges, por u ngrit, mori makinen dhe me shoqeroj deri ne Shkup. Ndonje lexues mund ta quaj kete tregim fantazi shkrimtari, sinqerisht ju them se, gjitheçka eshte e vertete dhe me se e vertete. Keshtu, gjate tere rruges te kthimit per ne Tetove, mendoja per Fadili, ate burre fisnik, qe me ndihmoj vellazerisht, ne nje situate teper te veshtire.

Në të ngrysur arrijtem ne Tetove. Shoferi, ne zbatim te porosise te Fadilit, me zbriti pikerisht prane shtepise te Skenderit. Pasi trokita, deren hapi Skenderi. Kur me pa, mbeti i shtangur, ferkoj syte si te mos besonte qe isha une para tij dhe me shume prokupacion me mbyti me nje varg pyetjesh:

- Çfare ndodhi, pse u ktheve, a ndjehesh mire, hyre brenda, – me ftoj i shqetesuar.

I tregova hollesisht serine e dyte te aventures time te asaj dite dimri te ftohte nentori. Skenderi i telefonoj Zeqirit, i cili erdhi menjehere. Dhe ai u pikellua shume per çka me ndodhi. Vendosem te shkonim ne agjensi, per te me rimborsuar bileten, pasi e kisha humbur shansin te shkoja ne Siena.

Ne mengjez shkuam dhe e takuam pergjegjesin e “Sharr Turist”, i cili u prek shume nga trajtimi i keq, qe me kishin bere serbet. Gjate bisedes me drejtoj nje pyetje, qe mua m’u duk sikur e beri me teper per te kerkuar aprovimin tim, se sa per t’u informuar.

- Doktor, me 18 nentor, perurojme linjen ajrore Shkup–Milano, a deshiron te rezervoj nje vend?

- Nuk me paska braktisur fati, – i u pergjigja me entusiazem, – sigurisht qe pranoj.

- Shume mire, atehere shkojme e bejme bileten.

- Dakort – aprovova une - dhe me shaka shtova, – se paku ne Shkup nuk ka polic serbë.

Keshtu filloj seria e trete e aventures time ne Tetove. Diten e enjte me 18 tetor, Zeqiri dhe Skenderi me shoqeruan ne aeroportin e Shkupit. Ne dreke hypa ne avionin e linjes Alitalia e ne pasdite zbrita ne Milano, ku gjitheçka rrodhi ne normalitet, me rregullshmeri admiruese, me stuardesa e policine kufitare respektuese, me kulture tipike per popujt e qyteteruar. Ne aeroportin e Milanos, kur pyeta nje punonjes te policise tributare, se ku mund te merrja nje taksi, Ai u ngrit e me shoqeroj deri ne sheshin e taksive. Nuk ka krahasim me pritjen e eger serbe. Dy bote – dy kultura te ndryshme.

Kane kaluar mbi 20 vite nga keto ngjarje dhe vazhdoj t’i kujtoj me te gjitha hollesite. Ruaj nderim dhe respekt per Zeqirin dhe Skenderin e ne veçanti per Fadilin nga Orizaj, ate shqiptar me virtyte te rralla burrenie. Asgje s’kam harruar, madje ende e ruaj dhe bileten e autobuzit, qe Fadili e bleu ne agjensine e Shkupit, per t’u kthyer në Tetovë.

-Ekskluzivisht për ZSh-në, 31 Janar 2014-