E merkure, 24.04.2024, 09:45 AM (GMT+1)

Mendime

Engjëll Koliqi: Letër mua

E merkure, 04.06.2008, 08:12 PM


Engjëll Koliqi
Engjëll Koliqi

LETËR  MUA

Shkruan: Engjëll KOLIQI - Zemra Shqiptare

Mirë se të gjen kjo letër e ime o Engjëll Koliqi! Të shkruaj me keqardhje, edhe kësaj here nga toka e huaj e në tokë të huaj. Edhe kësaj here të shkruaj për probleme tonat, por edhe për probleme të përgjithshme.

Ti, o bir i Tokës së Dardanisë, edhepse larg truallit tënd, në asnjë çast të mos ndjehesh i vogël, sepse shqiptarët tashmë janë të dëshmuar në botë si një popull i madh dhe shumë fisnik. Kudo në këtë botë të ndjehesh i sigurtë dhe aktor i parë e regjisor i mrekullisë, sepse ke në dorë aktet e dëshmive, me vulë të Shën Konstantinit të Madh, të Shën Niketë Dardanit, të Shën Florit e Shën Laurit, të Shën Maksimilianit, të Shën Jeronimit, të Lekë Dukagjinit, të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, të Gonxhe Bojaxhiut – të Lumes Nënë Tereza...

Ec përpara e mos ndalo o Engjëll Koliqi. Le të lehin qentë. Ti mos u mërzit, sepse qentë e huaj lehin nga frika, kurse qentë tanë nga njëfarë xhelozie injorante. Madje, fjala jonë e urtë thotë: "Qeni që leh, nuk të han"! Nuk të hanë dot këta qenë që lehin. Ec përpara me dritën e dëshmive, që vetë Zoti na e ka dhuruar e mos ndalo! Ec përpara në udhën e mundimshme, por shumë të sigurtë të mrekullisë, o Engjëll, sepse kjo është udha jonë, kjo është udha e domosdoshme! Vazhdo në këtë udhë, sepse e vetmja udhë e mrekullisë është ajo që na shpie në logun e suksesit.

"Lum ata që besojnë pa parë", u tha Jezu Krishti apostujve, me rastin e dëftimit të parë mbas ringjalljes! Prandaj, vazhdo o Engjëll e beso plotësisht në mrekullinë hyjnore! Vazhdo, se dalëngadalë do të besojnë edhe ata më skeptikët. Do të besojnë të gjithë, sepse mrekullia do t'i sheshojë sukseset. Vazhdo, se nuk jemi larg logut të mrekullisë. Së shpejti do të prajnë edhe lehjet e qenve dhe "qentë zhurmaxhinj" do të shndërrohen në qenë rojtarë dhe besnikë...

Mos ndalo o Engjëll, sepse mrekullia hyjnore po na thërret e po na pret! Mos ndalo, sepse të gjithë duan të na shohin të kurorëzuar në Fronin e Logut të Krenarisë së Dardanisë – në Stubllën Krenare! Mos ndalo, sepse atje, në logun e mrekullisë na presin shumë nevoja e shumë halle. Duhet të përballohemi me të gjitha e me të gjithë, pastaj me Fuqinë e Mrekullisë e me Bekimin e Zotit do ia dalim! Do e mbërrijmë qëllimin tonë vullnetmirë!

Ec përpara me këngë krenarie, sepse ke me veti mbarë farën arbërore dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë. Ec përpara me besë o Engjëlli Tokësor i Dardanisë, sepse ke me veti çetat e engjëjve hyjnorë, dritën e së vërtetës dhe rrezet e Bekimit të Zotit! Ec përpara e mos ndalo! Marsho me Dritën e së Vërtetës drejt logut të shenjtë të mrekullisë, që është mu në zemër të Dardanisë! Ec përpara me Rrezet e Dashurisë, sepse nga mrekullia jonë, kjo botë pret ndryshimet historike.

Të ecim e të këndojmë bashkë – me besë dashurie e me dritën e së vërtetës ta ndërrojmë botën! Me fuqinë e mrekullisë do të depërtojmë anekënd – në mbarë gjithësinë – me garanci të sukseseve! Gëzuar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora