E shtune, 25.06.2022, 08:44 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Komunikatë nga ”Papa Klementi XI Albani”

E merkure, 29.01.2014, 07:45 AM


SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË

“PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, (SHSHASH) SUEDI

Komunikatë për opinion

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, mbajti Kuvendin vjetor, më 18 janar 2014, në Ängelholm, Suedi nën udhëhqejen e Kryesisë së punës nga Qibrije Hoxha, nënkryetare, Prof. Fetah Bahtiri dhe Sokol Demaku, anëtarë të Kryesisë së ShShAShS-së.

Për punën njëvjeçare raportoi kryetari z. Hysen Ibrahimi.

Për arkën raportoi arkëtari z. Rrahman Rrahmani, kurse për librin ”Thesar Kombëtar 3” që është në përgatitje e sipër foli kryetari i Komisionit redaktues Prof. Fetah Bahtiri.

Kuvendi vjetor i miratoi raportet unanimisht pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim. Kuvendi falënderoi raportuesit për punën e tyre,.

Në mënyrë të veçantë u duartrokit Mr. Fadil Geci i cili ishte deklaruar se vullnetarisht me mjete të veta do ta financojë botimin një numri të librit ”Thesar Kombëtar”.

Gjithashtu me kënaqësi të posaçme u mirëprit ndarja e mjeteve për botimin e librit ”Thesar Kombëtar 3” në shumën prej 3.350 € nga Ministria e Diasporës. Ky njoftim erdhi nga znj. Shukrije Ramadani, udhëheqëse e Divizionit për Kulturë, Rini e Sport për Diasporë pranë Ministrisë së Diasporës.

Kuvendi vjetor falënderoi ngrohtësisht të gjithë sponsorët që ndihmuan dhe janë duke ndihmuar ShShASh-në, si: Halim Hoti, Albert dhe Artan Jashari, Qazim Hoti, Burim Muharremi, Naim Latifi, Robert Hoti, Haki Ademi.

Kuvendi, ndër të tjera mori këto vendime:

- Shoqata e ndryshon emrin. Ajo tani e tutje do quhet: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

- Shoqata shpalli anëtar nderi: Prof. dr. Shefkije Islamajn, Prishtinë, Prof. Salih Zogianin, Prishtinë dhe Prof. Flora Dervishin, Durrës.

- Shoqata mori vendim që për punën dhe ndihmën e dhënë asaj, t´u ndajë Mirënjohje publike këtyre individëve: Sadri Mustafës, Avdullah Pllanës, Rrahman Rrahmanit dhe Mursel Shkupollit.

Mirënjohjet për anëtarë nderi dhe mirënjohjet e tjera, do të dorëzohen me rastin e promovimit të librit ”Thesar Kombëtar 3” në Biblotekën Kombëtare Universitare të Kosovës në Prishtinë, kah mesi i muajit korrik 2014. Për promovimin me kohë do të jepet njoftimi.

Në emër të SHSHASH-së,

Hysen Ibrahimi, kryetar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora