E enjte, 25.04.2024, 09:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Adem Zaplluzha: Kur jam i vetëm

E diele, 26.01.2014, 05:24 PM


Adem Zaplluzha

 

KUR JAM I VETËM

 

Kur jam i vetmuar

Fjalët si një uragan i trishtuar

Rënkojnë brenda meje

 

Rënkojnë mjegullat

Leh ky qiell i boshatisur

Ulërin shpirti si lukuni e ujqërve

 

Kur jam i vetëm

Si të çmendura lozin krifat e kuajve

Mëgojëzave ua mbyllin të gjitha portat

 

Mbase kjo është e vetmja mënyrë

Për zbutjen e vetmisë

Në shpirtin e trishtimit

 

Kur jam i vetëm

Dhembja përherë pikon

Si rrëshirë pishe mbi plagë

 

Brenda meje dëgjohet një hukamë e lashtë

Kur jam i vetëm

Ah mos pastë dhembje tjetër njeriu

 

ENIGMA E VJETËR

 

Nuk kuptoj

Se si heshtin kambanat e qytetit

Athua shpirtrave u doli zëri

Ose qiejt u fundosën në frymën e mjegullave

 

Me qindra vjet

Mbase edhe më shumë

I ndjeva thellë në brendinë time

Shushurimat e shirave të brymtë

 

Më thanë se mjegullat vijnë rrallëherë

Në qytetin e mermertë

Te flokët e përmendoreve

Paska rënë një shtrezë e përzbardhur

 

Nëpër disa hije tinëzake

Erërat lozin një valle të lashtë morti

Nën gjethet e zverdhura nga trishtimi

Zgjohet një enigmë e vjetër

 

KY DJEP

 

Ky djep i ngurtë nën pelenat e kujtesës

Po i fsheh enigmat e së kaluarës

Me tërë gjëmën e dheut

Vrapuan këtej kalorësit e zinj

 

Një shakullinë e gjelbër

Ia dha tatëpjetës

Dolën në rrah dy zogj të bardhë

Dhe fluturuan tërmal qiellit

 

Ethet e verdha i mbuluan gjethet

Retë e mermerta si plumba të ndryshkura

U lëshuan kah toka

Një mjegullnajë e përhimët i mbuloi pemët

 

Shiu nuk pushoi me shekuj

S’pushuan as ulërimat e ujqërve

Ky djep i ngurtë që i përkundi dragonjtë

Me nostalgji po rritet në lotët e nënave



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora