E marte, 16.04.2024, 08:38 PM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Trolli i Arbërit Një Flamur

E diele, 26.01.2014, 06:47 PM


Trolli i Arbërit Një Flamur

-Kengë per patriotin hotjan Rexhep Haradini-

Teksti: Zeqir Lushaj,

Këndojnë (nipat e Rexhepit), vëllezërit ISMAILI

 

Vellezërit binjakë, Enver e Sabah Ismaili

 

Qe’ kjo kangë po endet n’Alpe,

Këndue prej vllazënve Ismaili,

Orët e bjeshkës ja percjellin,

Gjyshit tonë Rexhep Nokshiqi.

 

E kan njoftë Pepaj e Arzhani,

Rexhep Djalin dallgë-stuhi,

Per Flamur e nder t’vatanit,

Krah Gjo-lulit  e Ismail Qemalit.

 

Perkrah burrave t’Pamvarësisë,

Dorë per dorë me Bacen Isë,

Prej Deçiçit e deri në Vlorë,

Një flamur shtërngon në dorë.

 

E ka çue Plava e Gucia

N’djepin tonë kah Albania,

Amanet sot e qyshkurë,

Trolli i Arbërit - Një Flamur.

 

N’at kufi me malazezë,

Tri herë kullat ja kan dhezë,

Sa herë pushka aty krisi,

Ish Rexhepi e Ramë Ferizi,

S’tremben djelt e Arzhanicës,

Rrufe-flakë e bajnë mes ditës.

 

I biri i Plavës e Haradinit,

Skuqi boren në mes dimnit,

Patriot në çdo kohë e mot,

N’Çerem vorrin e ka edhe sot.

 

Rexhep Haradinit me gjithë shokë

Po i këndojnë nipat nëpër botë,

Jau ruejmë emnin plot lavdi

Kah flet shqipja asht’ Shqipëri.

./.

-NJ, USA,  Janar 2014-

Në radhën e dytë rrjeshti i mesit,  i dyti nga e majta, luftëtari Rexhep Haradini



(Vota: 56 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora