E premte, 19.04.2024, 03:18 PM (GMT+1)

Editorial

“Denoni Kseren dhe Bollanon"

E marte, 03.06.2008, 05:21 PM


Nga Blerim Kore

Pjesemarrja ne nje feste ne qytetin grek te Konices dhe takimi ne Korfuz pak dite me pare, kane vene ne qender te vemendjes prefektin e Gjirokastres, Spiro Ksera, njekohesisht perfaqesues i Partise te te Drejtave te Njeriut. Banoret e fshatit Toc, te Tepelenes, kane bllokuar per me se nje ore rrugen nacionale Tepelene-Fier, duke kerkuar edhe largimin e Kseres nga detyra se bashku me kryebashkiakun e Himares, Vasil Bollano. Grupi prej 70 banoresh, kryesisht te rinj, kane dale ne qender te fshatit dhe me pas zbriten ne rruge, me thirrje qe etiketonin Kseren dhe Bollanon si antishqiptare me tendencat e tyre per pavaresine e Vorioepirit. "Shqiperia eshte e shqiptareve", "Shqiperia nuk eshte Greqi" kane qene dy parullat kryesore qe kane hedhur tubuesit, per te cilet eshte dashur nderhyrja e policise vendore me tre furgone e dy patrulla per te bere te mundur largimin dhe zhbllokimin e situates. Gjate kontaktit me drejtuesit e rendit, te rinjte kerkuan nje zeri qe qeveria dhe Presidenti, respektivisht Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i shtetit, Bamir Topi, te merrnin masa administrative per shkarkimin e Kseres nga posti i prefektit dhe Bollanos si kryebashkiak i Himares. Gjithashtu grupi i banoreve beri thirrje per ndjekje penale ndaj dy zyrtareve perfaqesues te PBDNJ-se per thirrjet e tyre antishqiptare ditet e kaluara. Burime zyrtare te policise thane dje per gazeten se, "tubimi ka qene paqesor dhe nuk ka pasur konfrontime". Banoret jane larguar paqesisht nga rruga nacionale. Te pyetur per shkakun e daljes ne rruge dhe qellimin e parullave, ata jane shprehur se "ky tubim zhvillohet si shenje kundershtimi ndaj pjesemarrjes se prefektit te Gjirokastres, Spiro Ksera, ne nje aktivitet ne Konice te Greqise dhe deklaratave te kryetarit te Bashkise se Himares, Vasil Bollano". Ata kerkuan nderhyrjen urgjente te organizmave te shtetit shqiptar per dhenien fund te ketyre veprimeve, qe i cilesuan antishqiptare. Pasi kane pershkuar me kembe rruget e fshatit per disa minuta, ata e kane zhvendosur tubimin edhe ne rrugen kombetare Fier-Tepelene. Sipas burimeve zyrtare ne policine e Gjirokastres, pjesemarresit ne tubim nuk kane bllokuar dhe nuk kane sjelle shqetesime per levizjen e automjeteve, duke u shperndare qetesisht.

Nese hetohet, Ksera rrezikon burgun

Prefekti Spiro Ksera pranoi ne media pjesemarrjen e tij ne takimin e Korfuzit dhjete dite me pare, duke e vleresuar si nje akt qytetar per miqesine dypaleshe midis Shqiperise dhe Greqise. Ndersa nuk reagoi per festen e Vorioepirit te zhvilluar ne Konice, nje jave me pare. Per te dyja keto dalje jashte territorit shqiptar, ne cilesine e prefektit te Qarkut Gjirokaster, Ksera eshte kritikuar ashper edhe ne parlament, ndersa u kerkua prej Ministrise se Jashtme te kerkonte sqarime per kete situate e te jepeshin shpjegime. Nese Ksera do te shkarkohet nga posti dhe do te ndiqet penalisht per "veprime antikushtetuese", atehere ai rrezikon denimin deri ne 10 vjet burg, sipas Kodit Penal. Prefekti eshte ne varesi te Keshillit te Ministrave dhe shkarkohet e emerohet nga ky institucion.

Protestuesit me flamuj kuqezi

Protestuesit nga fshati Toc i Tepelenes nuk kane harruar qe indinjaten e tyre per veprimet e prefektit te Gjirokastres dhe te kryebashkiakut te Himares ta shprehin edhe me ane te flamujve shqiptare qe mbanin ne duar. Pergjate gjithe tubimit, ata i kane valevitur flamujt kuqezi dhe nje pjese i ka hedhur mbi supe, per te treguar se ndiheshin shqiptare.

Shkulja e tabelave, Bollano shkon ne gjyq

Kryebashkiaku i Himares eshte marre i pandehur nga Prokuroria e Vlores per heqjen e tabelave shqip ne aksin Vlore-Himare, duke urdheruar policine bashkiake qe t'i shkulte e t'i zevendesonte me ato qe mbanin mbishkrimin greqisht. Dosja po shqyrtohet nga gjyqtari Shkelzen Selimi, ndersa pritet te nise se shpejti procesi gjyqesor per akuzen "shperdorim detyre". Nderkohe qe per protestat e fundit ne Himare te banoreve dhe konfrontimit me policine, apo takimet e bisedat ne greqisht me zevendesministrin e Jashtem te Greqise, Kasimis, prokuroria nuk ka konkluduar ende per pozicionin e Bollanos. Per tabelat orientuese Bollano akuzohet se urdhri i tij ka shkaktuar shtetit nje dem ekonomik prej 20 milione lekesh, nga Llogoraja deri ne Qeparo dhe per kete shkak prej nje viti kishte nisur hetimi dhe kryebashkiaku rrezikon deri ne 5 vite burg.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora