E marte, 23.04.2024, 08:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Jonuz Fetahaj: Nga fëmijëria deri te pjekuria

E shtune, 25.01.2014, 05:26 PM


Në vend të eseut

NGA FËMIJËRIA DERI TE PJEKURIA

(Ose rinjohje me një fëmijë dikur``...)

Mund të quhen edhe akte dramatike

Shkruan: Jonuz FETAHAJ

Edhe pse kanë kaluar gati-gati dy dekada që nga koha kur u takova me një fëmijë, kuptohet, në një kafene të qytetit pitoresk – Pejës, nën tymin e cigareve që tymoseshin për ta promovuar një libërth shumë simpatik të një fëmie – Ilirit (me domethënie të thellë) dhe të mbiemrit të tij  -  Muharremi (të marrë nga Orienti), por shumë domethënës, rastisëm të flasim, ne më të moshuarit edhe për atë kohë, por edhe për këtë kohë, sepse ky fëmijë i atëhershëm, pak më zevzek në fjalë dhe mendime, duke parë se segregacioni që ishte lëshuar nëpër shkollat tona, dhe jo vetëm art, porn ë gjitha poret e jetës, ku fjala barazi dhe ndjesi e mirëkuptim ishin larguar e fshirë nga fjalori ditor i veprimit dhe politikës së atëhershme, por, Iliri si Iliri, duke brymosur në vetvete një pezm dhe vrerë për kohën, nisi të shkruaj vargje nga më të ndryshmet, poezi nga më të gjeturat për t’i pagëzuar e emërtuar me një simbolikë të qëlluar “Djalli në qytetin tim”, pra, e kishte vërejtur se diçka e madhe po përgatitej, se djalli kishte hyrë pak e nga pak deri aty ku nuk duhej të hynte, deri në palcë, se kishte mbjellë frikë e tmerr, por djalli nuk e kishte zbuluar ende anatominë e mendimit poetik të Ilirit se një ditë edhe atij, pra djallit, do t’i përgatitetj një “befasi” , do të dëbohej nga ky qytet dhe nga e gjithë Kosova. E kjo ndodhi, jo një vit, por tri vite më vonë, në fund të shekullit të kaluar (1999), kur me gjitha përpjekjet dhe angazhimet tona dhe miqve tanë, u dëbua për të mos u kthyer kurrmë në këto anë… Ndoshta mjafton kaq për këtë poertret kornizë fillimi për Ilirin në këtë akt drame…

Dhe drama vazhdon: arrijmë deri te:

“Dera e fundit të çmendurisë”

Vazhdon pra, akti i rrëfimit dhe i simbolikës në kërkim të asaj që quhej metaforë dhe simbolikë e kohës.

Ilir Muharremi me përkushtimin e tij, të një adoloshenti e pas flakës dhe hirit, pas tymit e mjegullës, pas llavës së hienave që iu vërsulën Kosovës për ta zhbi e zhbërë çdo gjë mbi dhe ai krijoi brenda marginave të një libri tjetër poetik atë që quhet “Derë e fundit e çmendurisë” ku portretizoi me fjalë terrin e tmerrin që përjetoi soji i njeriut tonë...

E preku deri në palcë e më tepër anatominë e dhembjes dhe i dha fjalës e metaforës fuqinë e asaj që të shpërthejë deri në çmenduri, duke hapur jo një derë, por gjitha dyert për ta parë, për ta prekur, për ta përjetuar anatominë e çmendurisë... E më pastaj në udhtimin e tij letrar ai niset për ta takuar edhe:

“Van Gogu kosovar”

Dhe, në udhëtimin e tij krijues Ilir Muharremi duke ia shtuar adoleshencës së vetë nga një bagazh krijimi, arrin deri te drama e shtrimit të një teme sa aktuale për kohën, aq edhe interesante, të një Van Gogu kosovar që bredh e bënë atë që portretizohet si personazh me gjitha të bëmat me gjithë bagazhin dhe konfliktualitetin që bën për të dhënë porosinë se Van Gogut kosovar, është një hero krejt tjetër nga ai që e kemi dëgjuar nga fjalët dhe e kemi parë edhe në autoportretin e piktorit të madh me fmë botërore: Vang Gogut, i cili hyri si personazh dhe hero i mos harrimit për diçka të madhe, për dshurinë, ndoshta si simbol, por ndoshta edhe si metaforë për gjitha moshat e jetës nëpër kohë, arrin ta flijojë një pjesë të ekstremiteteve të trupit për të dëshmuar se dashuria dhe përkushtimi, ndoshta në një ekstazë të jetës mund të prekin edhe deri tek absurdi. Analizat për atë kohë edhe në këtë kohë vazhdojnë...

Pra, Van Gogu mbetet Van Gog edhe në hapësirën e dramës së Ilir Muharremit...

Dhe, jo vetëm kaq.

Kam edhe një fije kujtese për këtë djalosh, që paksa i pjekur, paksa kërkues dhe zhurmues, si student e këtej, të shkrijë personalitetin e tij pej krijuesi dhe aktori edhe në shiritin e celuloidit. Të shihet e vërehet  duke realizuar rolin e një djaloshi, një beqari në filmin e Adem Mikullovcit “Martsa e bariut”, që të jep të kuptosh se artin nuk e ka si hobi, por si vokacion dhe pjesë të jetës...

Gjitha këto fjalë që u thanë, nuk mjaftojnë po qe se nuk themi se Ilir Muharremi edhe me dramat e fundit “Unë me veten” dhe drama e fundit “Kafeneja” pa dyshim se të marrin me vete personazhet e këtyre dy damave, secila në mënyrën e vet, sepse duke e vënë në lojë kohën dhe meditimin, nganjëherë me vetveten, arrin të realizojë një material që do të përjetësohet në dërrasat e teatrove tona.

Pra, tash kemi të bëjmë me një Ilir krejt tjetër. Jo një Ilir që di të bëj fiskulturë e sprinte djaloshare, por që i ka kaluar sfidat dhe është përpjekur që të kalojë rubikonin e vështirësive jetësore, për të arritur edhe deri te kualitetiti dhe pjekuria e tij si krijues, si estet, si eseist i cili nga dita në ditë, ose më mirë thënë, nga ora në orë po krijon individualitetin e vet si krijues, dhe jo vetëm krijues, por edhe si pedagog, duke përcjellë përvojën e vet edhe tek studentët dhe lexuesit.

Andaj, në fund duhet të themi se i gjithë portreti i këtij krijuesi, tash për tash nuk mund të kornizohet, sepse rrugët që ai po ndjek, përpjekjet që po bën, na bëjnë të shpresojmë se ai po ecën një rruge e cila ka ecejaket e saj, por Ilir Muharremi në këtë maratonë të vetën krijuese do të dijë ta realizojë me sukses.

Kaq mjafton të thuhet në një shkrim kartoline për një krijuesi të pjekur.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora