Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: E dua borën

| E merkure, 22.01.2014, 09:02 PM |


E DUA BORËN

-Fletë ditari, per sot,  e sot e para 45 vjetësh-

Nga  Zeqir Lushaj

 

-Zeqir Lushaj, NJ, USA, Janar 2014-

 

sot në shumë shtete të Amerikes

gjendje e jashtzakonshme,- thonë

heeej, mos e bani  hajgare:

-kan ra 25 centimetra borë!

 

e unë, unë Zeqiri , (poet-zeza),

argat-urti në punët e zengjinit

tallem me trembjet e gjigandit

per hiçgjënë e dje-komunizmit.

 

kur boren e kishim si një festë,

që kurr një vjet nuk na harroi

miqësuar si binjaket në jetë

edhe sot e dua, bile e adhuroj.

 

…!

i mësoja fmijtë në Geghysen,

bëja dhe pak ski arës te Blini

merrja dy herë dushk në Çukël

luaja dhe kapuça - natë arbaini.

 

po e lexuan mbrapshtanat ketë vjershë

do më bertasin:  -pusho o komunist!

e besa unë,  prap si tremben borës,

…se quaj të jashtëzakonshme –hiç.

Zeqir Lushaj gjatë punës nëpër borë, në NJ,USA

(Marrë nga gazeta amerikane The Record. Foto Andrea Alexander)

---------

-E shkruar sot në NJ, USA, e merkurë, 22 Janar 2014-