E shtune, 28.05.2022, 08:16 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Xhamia e Namazgjasë, çështja i kalon Gjykatës

E merkure, 22.01.2014, 06:52 PM


Xhamia e Namazgjasë, çështja i kalon Gjykatës Administrative

TIRANË -  Çështja e ndërtimit të Xhamisë së Madhe të Namazgjasë i kalon për shqyrtim Gjykatës Administrative.

Kastriot Frashëri, kreu i Institutit të Çështjeve kombëtare, INA,  i cili është palë paditëse së bashku me shoqatën “Për Një Zhvillim të Qëndrushëm Eracional”  bëri të ditur për Shqiptarja.com online vemdinin e marrë sot nga Gjykata e Tiranës.

Ata kërkojnë që të shfuqizohet vendimi i KKT i 29 majit 2013 për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe të rikthehet lulishtja që ekzistonte.  Për këtë në gjykatë ata kanë paditur Këshillin Kombëtar i Territorit (KKT), organin vendimmarrës.

Ndërtimi i xhamisë është pezulluar por Frashëri thotë se akoma nuk kanë marrë garanci ligjore që vendimi do të shfuqizohet.

“Pavarësisht vendimit të KKT së re, që ka shfuqizuar pjesërisht Vendimin Nr. 2, dt. 29.05.2013 të KKT, ne Paditesit nuk kemi hequr dorë nga Kërkesë Padia në këtë proces, sepse ende nuk kemi marë asnjë garanci ligjore nga qeveria që në të ardhmen nuk do të përsëritet cënimi i mëtejshëm i hapësirave publike, si dhe do të kërkojmë nga gjykata që të vendosë me vendim kthimin e lulishtes në gjendjen ekzistuese për qytetarët.”- thotë Frashëri.

Gjithashtu ata do të bëjnë dhe një shtesë padisë për të kërkuar nga kjo gjykate që autorët e kësaj masakre urbane të dëmshpërblejnë shkaktimin e dëmit të kryer prishjen e lulishtes dhe prerjen e pemeve me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe kthimin e lulishtes në gjendjen ekzistuese me shpenzimitet e tyre.

Gjykimi i kësaj çështje ka nisur që në korrik të 2013.  Dosja ka për me objekt shfuqizimin e vendimit Nr. 2 datë 29.05.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit, Për Lejë zhvillimore komplekse për ndërtimin e Xhamisë së Namasgjasë dhe Godinës Polifunksionale (3, 4, 6, 8 Kate dhe 3 kate nëntokë) në kryqëzimin e rrugës George Ë. Bush dhe bulevardit “Zhan D’Ark”, Tiranë”; si dhe të “Lejë Zhvillimore Komplekse, me Nr. 3306 Prot., datë 14.06.2013, lëshuar nga Ministri i Turizmit Kulturës Rinise dhe Sporteve Tiranë, në kundërshtim me procedurat e parashikuara nga ligji

Paditës janë Instituti i Çështjeve Kombëtare – INA dhe Shoqata “Për Një Zhvillim të Qëndrushëm Eracional” me kryetar Ing. Qerim Ismeni.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora