E premte, 29.03.2024, 04:42 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Lama sulmon PDK-në: Pse pushteti nuk po vepron?

E marte, 21.01.2014, 05:59 PM


Deputetja e LDK-së, Alma Lama, ndër deputetet e paktë që ka ngritur zërin ndaj rrezikut që po i kanoset vendit nga ekstremistët fetare, se fundi me rastin e rrëzimit të bustit të Nënë Terezës në Mitrovicë, ajo ka kritikuar pushtetin aktual si përgjegjëse që po lejon të veprojnë grupe fondamentaliste radikale në vend.

Në rrjetin e saj personal në “Facebook”, Lama duke komentuar veprimin e nënkryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka dërguar lule tek busti i Nënë Terezës, Lama thotë: "para se të dëroni lule, tregoni pse i latë të depertojnë në Kosovë, pse po flirtoni me ta, pse shteti nuk po vepron?", ka aluduar Lama për fondamentalizmin Islamik.

Veseli duket se si kundërpërgjigjje ndaj rrëzimit të bustit të humanistës Nënë Tereza, një ditë më pas (sot) është parë duke dërguar lule tek busti, ku bashkë me telë ishte edhe ish kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati.

Shkaktari i rrëzmit të bustit, nuk është zbuluar ende. Policia ka pohuar se ia ka videogjirimet e vendit ku ndodhet statuja, por ende nuk po jep përgjigjje se kush e rrëzoj statujen e Nënë Terezës.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora