E marte, 16.04.2024, 08:54 PM (GMT+1)

Editorial

Peticion kundër veprimtarisë antishqiptare të Prefektit të Gjirokastrës z. Spiro Ksera

E marte, 03.06.2008, 06:26 PM


Në Shqipëri nuk ka asnjë pëllëmbë tokë greke 

DREJTUAR:

Popullit shqiptar

Presidentit të Republikës

Qeverisë Shqiptare

Qeverisë Greke

Ne, populli i rrethit të Tepelenës dhe Labërisë, jemi mbledhur sot në këtë tubim, për të protestuar me force dhe indinjatë të thellë, ndaj qëndrimeve antiligjore dhe antishqiptare, Prefektit të Prefekturës së Gjirokastrës, Spiro Ksera. Më datën 18 Maj, të këtij viti, ai mori pjesë në një veprimtari me përmbajtje të theksuar nacionaliste dhe antishqiptare, në një manifestim të nacionalistëve grekë në Konicë, ku është kërkuar autonomia e Vorio-Epirit. Në të përveç shtetarit të lartë të Qeverisë shqiptare, merrnin pjsë grupet më ekstremiste greke të sillogjeve vorio-epiroteve dhe të qarqeve fetare nacionaliste. Në këtë mbledhje, Prefekti ynë, me statusin e tij personal dhe jo si përfaqësues i popullit të Prefekturës së Gjirokastrës, së bashku me shovinistët e tjerë grekë, kërkuan autonominë e Vorio Epirit dhe bashkimin e tij me Greqinë Tubimi në fjalë u bë në përvjetorin e Protokollit të Korfuzit të vitit 1914, i cili bën fjalë për pretendimet territoriale greke ndaj "Vorio Epirit", shkëputjen e tij nga Shqipëria dhe bashkimin me Greqinë. Pra një nga qëllimet e përkujtimit të këtij përvjetori ishte evokimi tendencave të vjetra shoviniste aneksioniste dhe e tillë ishte edhe përmbajtja e tij. Në këtë manifestim barbar, merrnin pjesë të gjitha forcat shoviniste antishqiptare në Greqi, me përjashtim të ish- kryepeshkopit famëkeq Sebastianoin, i cili në vitet '60-'80 ka nxitur flakët e luftës, madje u ka bërë thirrje të hapura kolonelëve të juntës ushtarake, që të ndërhynin me forcë ndaj Shqipërisë dhe t'i kthenin Greqisë të ashtuquajturin "Vorio-Epir". Ai , po të mundëte, do të ngrihej nga varri, për të përqafuar e përgëzuar renegatin Spiro Ksera, si një vazhdues i enjë i kauzës së tij, tashmë të vdekur.

Megjithatë një gjë të tillë e ka bërë, kryepeshkopi aktual i Konicës, Andreas, i cili ka zëvendësuar në këtë rol Sebastianoin, duke e zëvendësuar atë jo vetëm fizikisht, por edhe në koncepte, mendime e veprime. Në fjalën e tij, ai kërkoi hapur që Vorio-Epirit t'i njihet e drejta e vetëvendosjes, pra e shkëputjes nga Shqipëria dhe bashkimit me Greqinë.

Pjesëmarrja e prefektit shqiptar Spiro Ksera, njëkohësisht një përfaqësues i qeverisë në këtë veprimtari antishqiptare, është një veprim i hapur abuziv, i cili bie në kundërshtim me statusin zyrtar që ai mban. Ky individ, ka fyer rëndë dinjitetin e popullit të prefekturës që ai drejton, ka shkelur në mënyrën më flagrante Kushtetutën, etikën e nëpunësit të shtetit, ligjin penal dhe legjislacionin shqiptar.

I drejtohemi me protestë dhe revoltë zotit Ksera...

I drejtohemi me protestë dhe revoltë zotit Ksera, dhe të gjithë antishqiptarëve, që mund të kenë emrin: Ksera, Bollanom apo çfarëdo lloj tjetër, se në Shqipëri nuk ka asnjë përllëmbë tokë greke, përkundrazi, në vitin 1913, Shqipëria u copëzua nga Fuqitë e Mëdha, ku territore shumë të mëdha ju dhuruan Serbisë, Greqisë, e Malit të Zi. Në këto troje, të cilat Z.Ksera i konsideron greke, kanë banuar paraardhësit e pellazgëve dhe ilirëve, para dhjetra mijra vjetëve. Konkretisht në Xarë të Sarandës, Konispol egjektë, janë zbuluar gjurmët më të hershme të banimit të territorit të Shqipërisëm të cilat i takojnë epokës së paleolitit, rreth 100.000 vjet më parë dhe periudhës së paleolitit të vonë, 30.000-10.000 vjet, më parë. Ndërsa në Kalivo, po të Sarandës, janë gjetur rënojat e qytetërimit ilir, vendbanime guri ndersa qyteti i rrethuar me mure të lartë po prej guri , që i përkasin periudhës së fundit të mijëvjeçarit të dytë dhe gjysmës së parë të mijëvjeçarit të parë p.e.s. Dhe këto treva që tradhtarët e kombit, si Ksera me shokë i quajnë Vorio Epir, qysh nga ato kohë e deri në ditë tona janë janë banuar dhe sunduar vazhdimisht shqiptarë. Emertimi "Vorio Epir", është një krijesë dhe nocion politik, ndërtuar mbi një territor gjeografik të imagjinuar. Ai është krijuar rreth një shekulli e ca, më parë, nga ultra nacionalistët grekë. Mëso edhe disa fakte historike, zoti Ksera: Heredoti, historiani i lashtësisë, i besueshem edhe për grekët njofton, 2000 vjet më parë, se "Epiri eshte i banuar nga popuj jo-greke te cilet flasin nje gjuhe Barbare". Ai shton se keta popuj ne nje kohe te lashte quheshin Pellazge, domethene me te hershem se toka. Keta pellazge njofton Heredoti, ashtu si edhe Tuqididi, jane ata te cilet shpiken panteonin e perendive, te cilin greket e adoptuan me vone. Zeusi Aferdita, Ethina, Thetis, Ari, mund të tingëllojnë vetëm shqip. Pellazget ishin nje nga popujt me te hershem Arjan ne Ballkan. Pellazget kane qene një fis, ose grup fisesh Ilire, te cilet permenden nga Homeri se bashku me fise te tjera Ilire si: Dardanet, Taulantet, Enkelejdet etj, te cilet luftuan kunder Akejve ne luften e Trojes si aleate te mbretit Priamit dhe Hektorit ne mbrojtje te Trojes.

Mbas vdekjes se Aleksandrit te Madh ne shekullin e katert para eres sone, Mbreteria e epirit filloi te rritej. Epiri perbehej kryesisht prej fisit Ilir te quajtur Molossi. Molosset ishin nje fis i fuqishem i cili kishte marre pjese edhe ne luften e peloponezit. Molosset ju bashkuan mbreterise Ilire, kunder dy aleancave Greke, te ashtuquajtura aleanca Achean, dhe aleanca Aetolian. Mbreti Pirro lindi ne familjen mbreterore molosse. Pirroja, në moshën 6 vjeçare, gjeti mbrojtje ne mbreterine mike te Taulanteve në territoret e Shqiperise qendrore, perreth Durresit. Ai u martua me Brikenen, e cila nuk ishte greke, por e bija e mbretit te fuqishem Dardan Bardhyli. Epirotet e quainin Pirron "Shqiponje", ndërsa ai i quante luftëtarët e tij, flatrat e shqipes dhe bijtë e shqipes, shprehje nga e cila ka lindur edhe "fjala shqiptar". Shume Greke, perpiqen ta helenizojne figuren e Pirros, por nuk kanë gjetur asnjë bazë për ta realizuar këtë ëndër, sepse ai kurre nuk ju bashkua ceshtjes greke, por gjithmone luftoi kunder tyre duke pushtuar Greqine. Para epokës së Mbretit Pirro, kjo trevë nuk quhej Epir, por Molosi, që rridhte nga emri ilir, prej të cilëve popullojej. Pikerisht ne kete kohe kolonite e Korfuzit e te ishujve te tjere ne Detin Jon, nisen ta therrisnin fqinjin e tyre ne kontinent "Epir", që do të thotë: Toke ne kontinent, per te dalluar ate nga trevat e tyre e tyre ishullore. Gradualisht historianet greke e nxoren jashte perdorimi termin "Molosia" dhe zune te perdornin emertime te tilla si "Mbreteria e Epirit" ose "Pirro i Epirit". Ky ndryshim emri nuk ndikoi ne karakterin Pellazg apo Shqipetar te asaj krahine.

Epiri u shtri ne jug deri ne gjirin e Ambrakise (Artes). Edhe gjeografi grek Straboni, bente dallimin midis epiroteve dhe grekeve. Epiri, popullohej nga tre fise Iilire: molosët, në qendër të Epirit, kaonët midis luginës së Kallamasë dhe Drinos, ku Finiqi, në shekullin e III-të p.e.s, ishte kryeqendra e Epirit, si dhe tesprotët, që banonin në jug të lumit Kallama, deri në gjirin e Ambarkisë. Mbas Vdekjes se Pirros, Epiri sundohet nga mbreti Agron mbretereshes Teuta.

Fitoret e nje mbas njeshme te ushtrise Ilire vazhduan ne greqi nen Mbretereshen Teuta e emertuar mbreteresha e detrave. Epirotet e quainin "Shqiponje". Sipas nje tradite Shqipetare pretendohet se emri "Shqipetare" (Bij te Shqipes) e ka origjinen nga thenie e Pirros. Kur dikush levdonte zhdervjelltesine e levizjes se trupave te tij, ai i pergjigjet me krenari se nje gje te tille ishte normale, pasi ushtaret e tij Ishin "Bijte e Shqipes", keshtu qe livjet e tyre. Natyrisht u shembellenin fluturimeve te madherishme te mbretit te shpendeve. Sipas nje versioni tjeter, disi te ndryshem, kur trupat e tij thurnin levdata sulmeve te tij te guxishme e te shpejta dhe e quanin "Shqiponje" ai iu pergjigjej se ata ishin Flatrat Pikerisht ne kete kohe kolonite te Korfuzit e te ishujve te tjere ne Detin Jon nisen ta therrisnin fqinjin e tyre ne kontinent "Epir" (Toke ne kontinent), per te dalluar ate nga banesa e tyre ishullore. Gradualisht historianet greke e nxoren jashte perdorimi termin "Molosia"dhe zune te perdornin emertime te tilla si "Mbreteria e Epirit" ose "Pirro i Epirit". Sidoqofte, ky ndryshim emri nuk ndikoi ne karakterin Pellazg apo Shqipetar te asaj krahine. Epiri u shtri ne jug deri ne gjirin e Ambrakise (Artes). Ne fakt, Gjeografi grek Straboni, shkruante se "per arkananiasit, qe jane grek.kurse ne te majten ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, qe jane Epirote". Pra , Straboni bente dalliminmidis epiroteve dhe grekeve. Ambrakia dikur kishte qen nje qytete i lulezuar, mirepo tani ishte rrenuar. Pirroja "e zbukuroi ate me shume se cdo njeri tjeter dhe e beri rezidencen e tij Mbreterore. Pirroja njihej nga te gjithe si nje princ i madh dhe i mire.

Mbas vdekjes se Pirros dhe rrëzimit nga froni i djalit të tij Aleksandri, Epiri sundohet nga mbreti Agron, dhe mbas vdekjes së këtij të fundit nga e shoqja e tij, mbretëresha e detrave Teuta. Më vonë në këto treva, nga historia përmendet: Despotati i Artës dhe Principiata e Arbrit, në shekullin e 12-të, Principatat shqiptare të Gjin Bua Shpatës, Gjon Zenebishit dhe Pjetër Losha, shekulli i 13-të, Ali Pash Tepelena, shekulli 17,18-të, Komiteti i Janinës dhe projekti i kryengritjes çlirimtare kundërosmane, në vitin 1987, drejtuar nga patrioti i madh Abdyl Frashëri, Kuvendi i Prevezës, 11 janar 1879, objektivi i të cilit ishte mbrojtja e trojeve jugore shqiptare, Kuvendi i Gjirokastrës, 23 korrik 1880, kryengritja e Zenel Gjolekës, 160 vjet më parë, etj etj. Ndërsa në defteret e rregjistrimeve turke, fshatarët e Kserës, janë rregjistruar si argatë të pronarëve gjirokastritë të tokave. E shikon pra zoti Ksera apo Bollano E shikon pra zoti Ksera apo Bollano, historia e Epirit flet vetëm me gjuhën pellazge, ilire dhe shqipe dhe asnjëherë me gjuhën greke. Në kufijtë shqiptar nuk ka asnjë milimetër tokë të huaj, përkundrazi, në kufijtë grekë janë aneksuar mjaft toka shqiptare. Jemi ne ata që duhet të kemi pretendime dhe jo argatë si ju zoti Ksera, që e keni në gen t'ju shërbeni të tjerëve, pavarësisht nga çmimi. Me këtë rast tërheqim vëmendjen e Qeverisë, për indiferencën që tregon ndaj ngjarjeve të tilla të rënda. Qeveria shqiptare i kapërcen fare pa i komentuar ngjarje të tilla, që po përsëriten në mënyrë shqetësuese dhe kanë për protagonistë nëpunës të lartë të shtetit, pavarësisht nga kombësia e tyre. Deklaratat e qëndrimet e tij antikushtetuese bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe cenojnë integritetin territorial të vendit, cenojnë paqen e bashkëjetesën e qytetarëve shqiptarë dhe nxitin urrejtjen fetare. Ne nuk e njohim më për Prefekt, zotin Ksera, prandaj Kyeministri duhet ta shkarkojë atë një orë e më pare.

Po kështu i drejtohemi edhe Qeverisë greke, që të distancohet nga deklaratat nacionaliste të krye peshkopit të Konicës dhe pasuesve të tij, që shkojnë ndesh me parimet e Bashkimit Evropian për pa tjetërsimin e territoreve dhe fqinjësisë së mirë.

Popull shqiptar ji vigjilent!

Rroftë Shqipëria!

Rroftë populli shqiptar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora