E premte, 29.03.2024, 11:47 AM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: U pasuruan vitrinat tona edhe me një libër të kuq

E marte, 03.06.2008, 07:20 PM


Të nderuara zonja dhe zotërinj të tubimit të përurimit të librit të gazetarit tonë te revistës “Shqipëria etnike”, autorit-publicistit Xhafer Leci: “NË THEMELET E TRADITËS KOMBËTARE SHQIPTARE”: ju përshëndesim përzemërsisht në emër të revistës “Shqipëria etnike”, duke iu dëshiruar suksese në jetë dhe në këtë përurim.
Në pamundësi që të marrim pjesë, në mungesë dokumentesh, po ua dërgojmë këtë shkrim që njësoj do ta lexoja edhe po të isha atje me ju bashkë:

U PASURUAN VITRINAT TONA EDHE ME NJË LIBËR TË KUQ

Nga Kadri Mani - Zemra Shqiptare

Xhafer Leci
Po e fillojmë këtë paraqitje me një fjalë të urtë: Kali i kuq e ka një huq. / fj. u. Ama pasi që është i kuq (i shkëlqyeshëm), huqi nuk i përmendet! Desha të them se është zor të korrigjohen dhe të eliminohen të gjitha të metat e gabimet, aq më pak, kur ne jemi nga anë të ndryshme dhe është zor të mbahen mend e të kihen parasysh të gjithë artikujt, kur kalojnë nga njëri tek tjetri. Për shembull, unë në rolin e redaktorit nuk kam marrë pjesë në vendosjen e fotografive, dhe po të merrja pjesë, fotografisë së fundit të autorit, në këndin e majtë do t’iu bëja vend përreth sofrës gjithë familjes të autorit, me në krye bashkëshorten e devotshme të autorit, zonjën
Refike Leci, e cila e ka hisen dhe nderin e vet në këtë libër madhor: sepse rreth asaj sofre bujare kemi qenë ulur dhe edhe nga larg ua ndiejmë erën piteve dhe specave turshi! Ajo po sakrifikonte dyfish , me dy plagë në zemër e në shpirt: për Kosovën dhe për Bosnjën!!
Këtë dashuri të pamatshme dhe të pakufishme ua kishte mbjellë e kultivuar me nge në trup e në tru edhe fëmijëve të tyre të mirë: Aida, Afërdita, Liridoni.
Kështu që në familje s’kishte opozitë fërkimesh e kundërshtimesh, kishte harmoni absolute. Andaj edhe me forca të përbashkëta bërën veprimtari të përbashkët patriotike dhe vetëmohuese, duke bërë shpenzime të mëdha në ndihma dhe ecejake nëpër botë!
Në këtë frymë, të debateve familjare-shoqërore, nuk mund të kishte njëanësi, pro vetëm vlerësime të mira dhe reale: këtu korrigjoheshin edhe politikanët dhe intelektualët!
Dhe kjo frymë patriotike është bartur nga artikulli në artikull derisa është formësuar libri: tradita malësore e fshatit të Gmicës, e krahinës të Gallapit e deri te Iliria: ku gruaja ishte besnike përkrah burrit, si në punë poashtu edhe në luftë!!
Lufta ishte masive në fronte të ndryshme: të gjitha ato gra që po gatuanin nga 100 bukë në ditë ishin-UÇK!- e lufta e fundit kishte një taban betonarme të kahershme. Këtë do ta ketë pasur parasysh dhe autori e ka vlerësuar drejt, kur në ballinë ka vënë trimin Shaban Ramë Buca (1892-1970).
Ngjashëm me këtë, defilojnë dëshmorët: Ukë Bytyçi, Bajram Kelmendi, Kastriot Kelmendi, Kushtrim Kelmendi, Metush Krasniqi, Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Agim Ramadani, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla, Enver Hadri, Vehbi Ibrahimi, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Adem Jasdhari me familje... defilojnë bashkëpunëtorët... të masakruarit...
Këtu është historia dhe gjeografia jonë-pavarësia!
Le të pushojnë të qetë babai Osman dhe nëna Hana, sepse biri i tyre Xhaferi, iu ngriti një përmendore më interesante për sot e për mot, ndër breza.
Rëndësia e librit fiton në peshë për faktin se artikujt u botuan në shtypin e kohës dhe ndikuan në kthjellimin e situatave politike të kohës.
Ky është libri me kapakë të kuq që e keni përpara e që po përurohet sot, ku është përfshirë një histori me ngjarje të bujshme prej 489 faqe të historisë tonë, e ku jemi tok ne të gjithë bashkë, secili sipas mundësive të veta.

Kadri Mani

XHAFER LECI- PUBLICIST

Punët e tija nuk shkuan huq
Ai s’kish kohë të vishej shik
Ju mund ta blini librin e kuq
Aty ka trungun gjenealogjik! 

Ngulur në themele të traditës
Krejt kombëtare dhe shqiptare
Ku po merrte fill lastari i rritës
Si çdokund që nis me abetare!

Aty del jeta sikur në pasqyrë
Lindje e vdekje edhe martesa
Aty po luftohej çdo mynxyrë
Aty merr vrull e rritet shpresa!

Osmani-Hana e urat me harqe
Shumë heronjtë dhe heroinat
Trimat, odat e shumë konaqe
Aty armikut i thyheshin brinat!

Aty ka pjesë edhe zonja Refike
Sofra me pite dhe me zarzavate
Për luftëtarët shoqe edhe mike
Në pikë dite ashtu në pikë nate!

Aida, Liridoni si edhe Afërdita
Ishin këto dy motra me një vëlla
Kulla ndriçoi me të neonit drita
Rreze mikpritjes e traditës kala!

Prishtinë, 21.12.2006



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora