E merkure, 24.04.2024, 08:33 PM (GMT+1)

Speciale

Sylë Mujaj: Nish-i apo Naissus-i (6)

E diele, 19.01.2014, 11:38 AM


Si na lëshuan nga burgu

Qarkorja e Ibrahim Rugovës

Nga Sylë Mujaj

Ne vizitat e mëdha nëpër familjet tona që dolëm nga burgu e ku të thuash që dy javë me parë askush nuk guxonte t’i shkoi kujt nëpër vizita si thoshin vetë prindërit tanë u bë një thyeje apo risi që tani gjithkush vizitonte çdo kënd, .

Kështu ishte edhe një ditë kur u lajmërua se nga shkolla jonë fillore e Rugovës me qindra veta u nënshkrua një letër e quajtur “Qarkore” e Ibrahim Rugovës e cila nga Shkolla ime fillore e nënshkruar u lëshua teposhte grykës për të hy nëpër të gjitha familjet shqiptare që të mbusheshin nënshkrime dhe të vazhdonte rrugëtimin për kryeqytetin e Kosovës Prishtinë, qarkorja mbërrini edhe në familjen time kur ishin në vizitë shumë e shumë vizitore e nder ta edhe ish i burgosuri i dashur Ramadan Shale e nëna e martirit Jusuf Gërvalla - Ajshe Gërvalla. U nënshkrua dhe u urua sukses në rrugëtimin e Qarkores që të nënshkruhet nga çdo familje shqiptare e që e mbushur të mbërrij për mes

duarve të atdhetarit Adem Mikullovci në duart e të shenjtit Ibrahim Rugova.

Qarkorja sa bëri mirë aq edhe ndau në popullin tonë, sepse gjysma nuk e nënshkruanin fare apo i fshehin dhe i hidhnin letrat e nënshkruara, këtu u vërejtën se në skenë dolën edhe njëherë ish prokuroret dhe gjykatësit tanë që filluan të përdorin fjalën e shenjet demokraci, she shih në mënyrën me djallëzore filluan ti fyejnë prapë të burgosurit kinse ata që ishin nëpër burgje janë enverist e të tjerët që mbetën jashtë apo që i dënuan ketë ish të burgosur tek janë demokrat, këtu për herën e parë që as në burgje nuk kishte terma të tilla, filluan të përdoreshin nocione të tmerrshme kundër të gjithë të burgosurve se të ruhen nga marksistet e majtistet, enveristet, pra të ruhet populli nga ne ish të burgosurit, pra populli po u dashka të ruhet nga ne, këto lloj-lloj dinakërive vërtet patën sukses, u ndalua pajtimi mbare kombëtar, u linçuan të ish burgosurit, kjo beri një dem të madh të krejt populli kur në udhëheqjen e Kosovës u vendosen edhe njëherë ata që vërtet i dënuan me mijëra e mira vetëm dhe fyerjet nuk u ndalen e në skenën shiheshin vete gjykatësit tanë si Tadej Rodiqi, Orhan Rekathati e shumë e shumë të tjerë, që vetën e quanin demokrat, u kthye drejtimi i qarkores se shenjet në sulm kundre vete të nënshkruarve u kthye qarkorja pikërisht edhe kundër mije si nënshkrues dhe përkrahës shih edhe unë që kurrë nuk isha as në lidhjen komuniste të asaj Jugosllavie e as kurrë nuk kisha as klithjen për enverizëm u cilësova enverist e të tjerët që ishin vërtet në pushtetin Jugosllav si rasti i kryegjykatësit tim Tadej Rodiqi i cili në aktgjykimin e plotfuqishëm deklaroj se Sylë Mujaj nuk mund t’i hiqet as një ditë se është shkatërrues i vëllazërim – bashkimit, e kur Tadej Rodiqi në rangun e tij kishte të ardhurat metë mëdha në punën e tij kundër familjeve të ish të burgosurve, sa çudi i thoshim vetes se çka po bëhet me këto lloj-lloj intrigash kaq të tmerrshme kur deri me sot në të gjitha vitet e burgimit tonë as serbet nuk na quanin ideologjik, na quanin irredentist, nacionalist, kundërrevolucionar, vullneti i popullit prapë u nda në dy rryma dhe sukseset nisen të faniten e të vendnumëronte krejt Kosova, edhe pse ideja me qarkoren e Ibrahim Rugovës u mbulua me dhelparaket e strer dresuar të pushtetit të Serbisë, por nejse shumica ishte në atë anë e ne ecnim në anën tonë çlirimtare e kombëtare.

Fejesa ime

Mbas ditës se pajtimeve të gjaqeve në familjen tonë erdhën afro 60 burra të Drenicës të cilët kur kishin dëgjuar se e bija e tyre Fetije Tahiri me kishte pritur me vite, erdhën të më përurojnë fejesën, për mua mbeti një gjë e dashur edhe me shumë se sa një fejesë e zakonshme, mbeti disi kombëtare që një regjion me uroj fejesën kështu në grup familjaresh një regjioni tjetër. Fejesa jonë ishte dhe mbeti e veçantë për krejt Kosovën e që nuk ishte e vetmja e këtij llojit, sepse nëpër Kosovë pritje të tilla me dhjeta vite kishte edhe nëpër trojet tjera të Kosovës tonë nga vasha të dashura kombëtare që e falen rinit e tyre në pritje të djemve të Kosovës. Pritjet e tilla sot janë shembulli më i mirë i një ish vullneti që qëllimi ynë nëpër burgjet të tmerrshme deri diku të zbutet e të merr formën e një qëndrimi stoik në kohërat e vështira që mund të interpretohet sot së pari te fëmijët tanë e te populli ynë si raste të veçanta për çdo popull që vërtet e kërkoj dhe e fitoj vetë lirinë dhe pavarësimin e vetë.

Helmimet në Kosovë

Mbas Verrave të Llukës pra filloi një ofensivë e veçantë e Bogradit që të goditet pa mëshirë çdo çuarje kokë si pajtime e shkollime, takime të atdhetaresh, ku çdo kund dëgjoheshin se po i marrin në pyetje po i dërmojnë nëpër stacione të policive, re ku nëpër vendet e punës ishin shqiptare luajal që me besnikëri e kryenin detyrën e vet për pushtuesin. Siç ishte edhe vetë rasti im kur një ditë shkova të kërkoj nxjerrjen e letër njoftimit që me mungonte 10 vite u takova në Pejën time me UDB-ashin zyrtar të quajtur Mehmet Loci, i cili mu kërcënua se do të duhesha që çdo të premte të jem në sekretariatin në takim me te, çdo gjë ndryshoj prapë në Kosovën time, u dëgjuan helmimet e mëdha nëpër shkolla, rinia e Kosovës u helmua nga hordhitë serbe shumë nga të rinjtë me mijëra u dërgonin nëpër spitale në një gjendje të tmerrshme të dhimbjeve dhe të përpëlitjeve me jetë e vdekje, shumica e fëmijëve të familjeve shqiptare u helmuan me helmet më të tmerrshme ushtarake të përgatitura enkas për shkollat shqipe të Kosovës.

Çdo gjë ishte e dyshimtë në Kosovë sa nga bashkëpunëtorët aktiv të pushtetit shqiptar që veten ec quanin demokrat veç nga vetë pushtuesi i armatosur deri ne dhëmbë. Vinin kufoma njëra m, bas tjetrës nge të rinjtë shqiptar që ishin në shërbimin ushtarak, kontrolloheshin çdo dite ish të burgosurit e pasa dalë nga burgjet, as gjë nuk kishte një situatë normale gjithsekush frikësohej nga çdo kush u krijua një skenë trishtimi në çdo familje, duhej të ruheshe në çdo çastë se dikush mund te ta ngjiste e të burgoste kur të donë, nuk dije se nga kush të ruhesh; nga shqiptarët me pushtet apo nga vetë pushteti që u krijua një anarki e madhe e frikës dhe panikut

Dalja në Rugovë - kositja e livadheve

Dalja ime në vendin e lindje me ndihmoj që të isha sa do pak jashtë bastisjeve dhe kontrollimeve që bëheshin pa ndërprerë nëpër familjet tona, me mua dolën edhe shumë familjar që vërtet kaluam çaste të mira, sepse ishte edhe vera e kositjeve në katundin tim Dukaivë të cilën nuk e kisha pare me 10 vite, disi me priti mirë disi me pushoj vetë shpirti im në këtë vend që më duket me i miri në botë.

Grumbulli i miqve që dilnin në vizitë- në Dukaivë dhe vullneti i tyre që të kositen e të mblidhet bari i asaj vere me këndellen sa thash se si populli im nuk ka askund që për tri ditët e asaj vere u kryen krejt kositjet, mbledhjet dhe vënia e sanëve rugovase që është dhe mbetet një lloj i veçantë i një harmonie të njeriut me bjeshkën, disi të njëjta me pamje dhe me krenarinë e tyre.

Shoqata humanitare “Nëna Tereze” e Rugovës

Ne Rugovë takoheshim edhe me qytetaret e tjerë që një ditë të tubuar me zgjodhën edhe si kryetar i shoqatës humanitare Nena Terezë”, kërkesa e bashkëvendëseve të mi ishte e mirëpritur edhe nga unë që ata kishin besim se unë do ta qoja këtë detyre ashtu si mendonin vete rugovasit e mi.

Ky post humanitar vërtet edhe mua me ndihmoj që unë të jem në rrjedha të tërësishme të jetës rugovase dhe me kontakt me qytetin e Pejës ku kontributi ishte aq i madhe dhe i sinqertë i rugovasve që së pari të mbahen familjet e Rugovës të cilat ishin të shpërngulura në Pejë dhe rrethin e Pejës. Brenda dy javësh me ndihma elementare u pajisen të gjitha familjet rugovase dhe u morën nën mbikëqyrje edhe familjet tjera me nevoje që vullneti i rugovasve të Bjeshkës jepnin çdo gjë nga patatet vendore nga bylmetërat e bjeshkës, dhe në grupe vizitonin vendasit e nevojshëm dhe familjet e nevojshme për ndihma të ushqimeve.

Rast i veçantë ishte ndihma “Familja i ndihmon familjes”, ku nga vetëm regjioni i Rugovës në zonën e Mitrovicës u morenë me dhjeta familje, ku ndihmat e pa ndërprera u dërguan nga vetë rugovasit nëpër krejt trevat e Mitrovicës si në familje të minatorëve ashtu dhe në familjet skamnore të Stari Tergut, familjeve të lodhura të qytetit të Mitrovicës ku u njoftuam me të gjitha këto familje dhe krijuam një miqësi të veçantë e cila vazhdon edhe sot mbas 20 vitesh, si një shembull i mirë i ndihmave vëllazërore se si duhet vepruar në kohëra të vështira kur një popull kishte pushtuesin e egër mbi kokë.

Koha e mbas daljes nga burgu dhe kontakti në çdo ditë me më të dashurit e mi rugovas dhe të tjerë mbetet një kujtim që me këndellen në të gjitha aktivitetet e mia të mëtutjeshme që vërtet me shtytjen që të veproj e punoj kudo që gjendem në të mirën e të gjithëve dhe në interes të kombit tim.

Deshën edhe një herë të më arrestojnë, ika nga Kosova

Mbas kositjes se livadheve dhe kalimit të mirë në Dukaivën time filluan prapë kontrollimet dhe bastisjet në çdo kohë në shtëpinë tonë në Pejë, ku ishin e gjithë familja për veç dy vëllezërve e dy motrave që kishin migruar për Amerikë kur unë isha i burgosur e kur rrezikoheshin edhe ata për burgosje.

Një ditë të hershme në shtëpinë time apo në oborrin e shtëpisë mbërrini një dhëndër i katundit tonë Idriz Sahiti i cili në atë kohe punonte në resorin e mbrojtjes se sistemit ushtarak, ai me tha se me 21 shtator e ke përgatitjen e letrës për shërbimin ushtarak të cilin nuk e kisha kryer, për shkak të burgosjes time dhe ku ishte edhe mosha e fundit për shërbim, me tërhoqi vërejtjen se mund të marrin e drejtë për frontin e luftës që kishte filluar në Vukovar të Kroacisë. Ky lajm me shqetësoj, por edhe me ndihmoj që unë më mos të qëndroja në shtëpinë time, me duhej të ruhesha nga marrja me dhunë në shërbim, shkoja nëpër familjet tjera dhe një ditë u nisa për Kroaci, ku së pari i njoftova krejt miqtë e mi si të organizimit ashtu edhe të tjerët.

Një rast që duhet edhe të mbetet si shënim faktik kur unë në këtë kohe isha edhe i organizuar nga takimi i rugovasve në sistemin e mbrojtjes që të fillonim të përgatiteshim për çlirim, sistemi ynë ishte i zgjedhur nga të gjitha organizimet e regjionit të Rugovës dhe qytetit të Pejës, ku me miratimin e LDK-se shoqatës se intelektualeve për Rugovë u zgjodhëm tre veta në sistem të përgatitjes si krejt regjionet tjera të Kosovës, e ishim të caktuar Zymer Neziri, Isë Muriqi e Unë Sylë Mujaj, ku me mbledhjet e takimet tona dhje filloi aksioni i grumbullimit të armëve ku armët e para të këtij organizimi ishin pushkët e para nga Salih Lajqi e Zyrafete Muriqi që u prunë nga kalimi ilegal në Shqipëri, organizimet e tjera filluam në kontakte edhe me grupe të tjera si rasti me Dukagjin Kelmendin, kontakti i sa hershem me Ibrahim Selimaj në pika të ndryshme në Kroaci, dhe fillim lëvizjes se shliperëve nëpër pikat e ndryshme të Kosovës, si rasti me bisedë shpërndarjen që e biseduam edhe me mikun tonë profesorin në Carrabreg Hasan Ukëhaxhaj. Ditët e letrës për shërbim ushtarak afroheshin e unë duhej të ikja nga shtëpia ime dhe ashtu vendosa kalova në Kroaci. Aty takova mikun tim të burgut Gani Vlahna i cili për pak kohë me rregulluan dokumentacionin me letër njoftim e me pasaportë kroate që unë të nisesha për mërgimin Evropë. Mbas disa ditësh kur mu mundësua edhe dhënia e patentë shoferit unë mora rrugën në drejtim të Italisë ku mbas sa e sa ditësh u gjeta në Zvicër ku me pasaportën kroat e me emrin Zvonko hyra në kampin e refugjatëve në qyteti Kreuz-zlingen të Zvicrës. Pra unë u nisa që të largohem për pak dite ec shih po bëhen 20 vite që unë mbeta jashtë Kosovës time e ku me mendje e me veprime çdo herë isha e mbeta në Kosovë.

Transferimi im për në kantonin Ticino të Zvicrës

Mbas të dhënave të mia se unë nuk isha kroat, por shqiptar u ndryshua tretmani im, që unë të përgatitesha për transferim në kantonin Ticino të Zvicrës, e ku me udhëtimin tim për mes bjeshkëve të larta ecja në drejtim jugu, për në kantonin Ticino për në qytetin Lugano, ku menjëherë ky qytet me përkujtoj nga leximet në burg se këtu diku do të gjendej varri i të madhit Aleksandër Moisiu. Në kampin e refugjateve kishte shumë njerëz të ndryshëm si nga Kosova dhe Shqipëria që vërtet ishte një gjendje shumë e trazuar kur Kosovarët i sulmonin të Shqipërisë se pse kanë ikur nga Shqipëria e të Shqipërisë i ngaleshin të Kosovës se pse ju e keni lënë Kosovën kur atje thoshin është vendi i Titos që jep vetëm liri .

Ky absurd i të menduarit nga të dy anët shpesh përfundonte me rrahje grupore që nuk kishte të ndalur deri në përgjakje, pozita ime ishte shumë e vështir që me fjalët e këshillat e mia që mos të rrihnin vëllezërit për teket e udhëheqësish po të shkonin mirë në mes veti, ndikimi im nuk e fshehu i dha dhe rezultatet e para dhe u rregulluan sa e sa zënka të kësaj natyre kuptohet edhe me ndihmën e shumë e shumë të tjerëve që këto skena i shihnin shumë me keqardhje në Zvicër në kampin e refugjateve të shqiptareve të Shqipërisë dhe të shqiptareve të Kosovës.

Ne kamp nuk qëndrova gjatë, sepse e lajmërova se po me vinte e fejuar, ku me sistemuan në një hotel e ku me ardhjen e Fetijes u caktuam në banesën në Cortivallo të Luganos.

U kryen të gjitha aktet e ceremonisë se kurorëzimit në Komunën e Luganos e unë me Fetijen vazhduam jetën mërgimtare, shpesh duke shkuar në vizitë te varri i Aleksandër Moisiut ku mbas disa muajsh në Lugano edhe e krijova shoqatën me emrin e Aleksandër Moisiu ku kontribut të madhe dha komuniteti shqiptar i Kosovës dhe i Shqipërisë që të merr formën dhe aktivitetin e mirëfilltë kulturor ku numri më i madh i mërgimtaresh e gjenin veten mirë në këtë Shoqate të nivelit shqiptar e familjar.

Në Zvicër linden dhe fëmijët Fjolla, Vesa e Blini ku sot kanë moshën madhore 19 vjeçare, 18 vjeçare e 17 vjeçar, mësojnë e kontribuojnë së bashku me ne, në Lugano të Zvicrës.

Rregullimi dhe sistemimi i vullnetareve për çlirim të Kosovës

Organizimi në LKÇK-ën dhe sistemimi i vullnetareve nga Lugano në Kosovë, ndodhi ajo që duhej të ndodhte që unë për shumë e shumë arsye të para burgut që në mërgatë u ndesha përsëri me ata emra si emri i Xh. nuk më dha kënaqësinë të kem farë në LPK-ën e Zvicrës, apo aty këtu vetëm me qeshjeje personale që mund ti kontaktoja ish të burgosurit, dhe të qanim hallet tona edhe organizative, kështu që në ditët e para shenja ime ishte dhe mbeti në organizimin e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin Kosovës e quajtur LKÇK-ja si lëvizje kombëtare, aktiviteti im në këtë organizim ishte që nga dalja ime këtu kur filluan edhe grupi i parë i vullnetaresh në vitin 1991 e deri me shkrijen e kësaj Lëvizje apo ngushtimin apo stërkeqjen e saj në parti politike të Kosovës ku jo vetëm unë, por edhe një mori shokësh dhamë dorëheqje për shkak të vet statutit që do duhej të mbetet lëvizje kombëtare e jo kurrë parti e dikujt.

Në kohen e përgatitjes se para luftës në Kosovë kjo lëvizje e zgjeroj shumë veprimtarinë e vet apo thënë shkurt ishte e vetmja lëvizje që merrej me sistemimin e vullnetaresh që vinë nga të gjitha shtetet perëndimore në drejtim të çlirimit të Kosovës, pozita jonë edhe gjeografike në grykën ku kalonin të gjithë ishte e dyfishua që t’i prisnim e ti përcjellim deri në Kosovë apo Shqipëri grupe e vullnetar që kërkonin strehim mbrojtje e nevoja elementare për ecjen e tyre drejt Kosovës dhe të organizuar për luftën në Kosovë.

Kështu me shtimin e numrit të vullnetaresh ne kërkuam ndihmën e të gjithë shokëve dhe të njerëzve me vullnetin e mirë, që padyshim u gjeten në çdo ndihme si në veshmbathje të nivelit të luftës dhe pajisjet e vullnetaresh me armatimin e nevojshëm deri te makinat lëvizëse si xhipe e sende të tjera që edhe sot i kemi dëshmitë e faktorit njeri që kaloi nga ana jone dhe faktorit njeri që e organizuam përgatitjen dhe sistemimin e të gjithë vullnetarësh që shkonin për luftë nga ana e LKÇK-së kur të tjerat organizime si LPK-ja apo qeveria e Bukoshit tërheqshin vërejtjen se nuk duhet të shkojnë vullnetar nga mërgata, sepse si mbas tyre kishte boll në Kosovë bile tepër. Rasteve të shumta që u ndihmuan dhe u kaluan jo vetëm nga Lugano, por dhe nga shtet tjera mbetet të falënderoj organizatoret si Ali Spanca, Hazir Muastafa, Vehbi Sokoli, Murat Qetaj, kontributi një vjeçar edhe për lokalin “Art–Atelier“ që e pagoi afaristi ynë i njohur Behgjet Pacolli, ku sistemoheshin, ushqeheshim, merrnin gjësendet e nevojshme dhe u nisnin për luftë në Kosovë vullnetarët nga të gjitha shtetet perëndimore si nga Anglia, Vendet skandinave, Gjermania e posaçërisht numri i madje i vullnetaresh nga Zvicra. të gjithë ketë vullnetare e që numri i tyre ishte mbi 300 veta u sistemuan u pajisen u ndihmuan në të gjitha aspektet deri në vendin e tyre të destinuar në organizimin e luftës për çlirimin e Kosovës.

Rasti i Kumanovës për në luftë

Nuk e di as vetë se si apo nga kush, me siguri nga ana jonë, sepse edhe ne kemi vagabondët tonë shqiptar, që fatbardhësisht janë në zvogëlim e sipër, por shikoni, sa për dreq, kësi lloj, t’i quash “vagabondë”, po na nxirrnin punë edhe sot, kur më nuk kemi pushtues. Këta lloj “vagabondësh” të lyer e të ngjyer në çdo lloj adaptim kohe e stine, i bëjnë ballë edhe sot, dhe shi disa edhe nëpër kryesitë e popullit tonë, si rasti konkret i “Luanit të Salih Kabashit” apo alias Zeka, që noton dhe fare nuk brengoset, nuk ngacmon, por punon dhe punon për qëllimin “që as dreqi nuk i bie në fije”.

Sot, thotë është në anën vetëm shqiptare, por nuk i duhet më as flamuri i kombit as shenja e UÇK-së, këto të dyja mund ta hidhërojnë apo ta nxjerrin nga takti i stabilitetit të vet “Rrjetit të tij të sistemit UDB e Serbisë dhe Sigurim i Shqipërisë, që deri më sot, të gjitha detyrat e programuara se kush ku duhet vënë, se kush ku duhet vra, se kush ku duhet blerë, se kush kënd duhet larguar, se kush ku duhet të veprojë, kush ku duhet të manipulojë, se kush duhet të hyjë në Shqipëri; kush të dalë, nga ata kartonët e bardhë që i mblidhte dhe i kontrollonte pikërisht ky farë Xh. se me cilat grupe të specializuara të policisë greke që kishin ushtruar me muaj në Qipro, duhej të krijonte krizën e jugut të Shqipërisë, kinse në ndihmë të Kosovës, ku u vranë afro 5000 veta shqiptar të pafajshëm.

Kush nëpër cilin korridor në grupe duhet të kalohet në Kosovë, nëse nuk dëgjohej Xh. ai grup, dështonte apo kinse binte në pritat mirë të organizuara të armatës jugosllave, si rasti i Rugovës së Hasit.

Kush nga pasagjerët e zbritjes nga anijet e Itali-Durrës duheshin të kontrolloheshin e të pyeteshin, se me kë janë, /siç ishte rasti i dy-tri hershëm i grupeve tona që u kontrolluam, por në mosguxim-, sepse ishim shumë, iknin nga ne, por si qentë me bisht në mes këmbëve/. Sigurisht këtu jap edhe një sugjerim, që kjo racë ordinere shqiptare, edhe mos të ishte fare, nuk ka problem.

Këtë lloj ta quash njerëz degjenerues të së keqes, mund të shtyhen edhe me vlera atdhetare e kurrëseqysh me militantë klanorë apo politikë. Për ta politika është sikur ujitja apo rritja e tyre. Unë jam dhe mbetem artist autodidakt dhe atdhetar e jo kurrë politik, sepse ushqehen vagabondët e kombit tim shqiptar, unë nuk i ”ujis-ushqej” kurrë vagabondët. Është interesante edhe kalimi ynë nga Shqipëria për në Maqedoni, kur së bashku me afro 50 vullnetarë, të gjithë të armatosur, u nisëm nga Durrësi, duke u ruajtur prapë nga punëtori “Xh. H.”, që udhëtimi ynë të bëhej pa zhurmë të madhe përmes furgonave të thjeshtë, por të organizuar mirë nga Njeriu “Izan”, i cili e kishte çdo lloj obligimi për grupin tonë, që të kalonim nga ana e Dibrës se Madhe.

Ashtu u veprua, ne, mbas dite, ishim në afërsi të asaj lugine dhe sipas rregullit, e pritnim ndërrimin e patrullave të kufitarëve, që ishin në një pirg të lartë që shihnin çdo gjë që kalonte andej pari. Urdhëri u dha dhe secili të thuash, më shumë se sa tre km. U desh të ecnim shtrirazi përmes barishteve e kanaleve, shkurresh, që të kalojmë krejt luginën e të dalim në një mal të Dibrës në Maqedoni, kjo u bë në ndërrimin e ditës me natën. Secili nga ne ishim të stërngarkur me nga një çantë të mbushur me municion, dylbi, telefona ajror, në brez kishim rrethatore bombash dhe në dy kraharorët prapë rrethatore fishekësh, në dorë kishim secili nga dy pushke ushtarake. Natën e bëmë në një familje dibrane të një shok ish i persekutuar politik “N”, Rasti i nesërm i dërgimit të thuaj të shumicës se municionit për Shkup u krye me sukses nga shokët “H.K” e “D.K”, rrugëtimi ynë me një pjesë tjetër të municionit dhe vullnetarësh ishte dhe mbeti shumë i rrezikshëm, por i suksesshëm, me mençurin dhe guximin e treguar pikërisht nga udhëheqësit tonë të cekur me lartë. Në Shkup u bëmë së bashku edhe me vullnetarët e tjerë dhe mbas një ditë që na u caktua, udhëheqësi morëm rrugën e kalimit këmbë në drejtimin e Kumanovës, që në nisjen e disa km. U vërejtën disa moskënaqësi të vet udhëheqësi ynë, i cili iu drejtua disave që nëse janë të lodhur, mund të kthehen.

Kjo shkaktoi huti te ne, Murati e Kastrioti, qysh mundet, ky të thotë kështu ende pa u nisur mirë. Pra, ishte një lloj “thyerje morali të një pjesë e të rinjve”. Këtë e tejkaluam me humor e me një vërejtjeje të vogël “se nëse jemi nisur për një punë, duhet ta çojmë deri në fund”.

Mes disa lloj-vështirësive, por me përkrahjen dhe përgatitjen e madhe të Kastriotit, i cili në dy-tri vend pushimi i ushtronte disa të rinj, të cilët për herën e parë e kishin rrokur armën, si dhe jepte sqarime për situata të luftës se si duhet të sillemi, si duhet të organizohemi, si duhet të mbrohemi, etj etj.

Sa më shumë që i afroheshim kufirit, udhëheqësi i grupit bëhej më i padurueshëm, fliste pa lidhje, por në e shtynim disi edhe pse pesha jonë ishte shumë e rëndë që tashmë ishte dita e dytë e udhëtimit nëpër malet e Kumanovës në drejtimin Kosovë. Rasti u bë i vështirësuar, të thuash, kur ne iu afruam disa km. kufirit dhe u vendosëm në një stan me urdhrin që të mos ndizej zjarri, dhe me fjetje e roje të njëpasnjëshme, që të bëheshim të gatshëm për tejkalimin e kufirit. Aty diku mbas gjysmës se natës, u ndien dy të shtëna nga automati!!!?

Ç`të shohim, udhëheqësi ynë e kishte plagosur veten në “pulpën e këmbës”, dhe, sipas tij, ai tashmë i plagosur, duhej të shërohej, e dikush tjetër të merrte udhëheqjen e grupit!!!?.

Kjo u pa se ishte dhe mbeti një dinakëri /që më vonë e kuptuam se nuk ishte hera e parë e këtyre plagosjeve të pulpave”, kështu paska ndodhur edhe tri apo katër hera tjera/. Murati, Kastrioti e Unë ia lidhëm plagën dhe nuk e lejuam që i plagosuri të na delte nga dora, sepse e vërejtëm se ishim të rrezikuar po nga ky udhëheqësi ynë!!!?.

E lajmëruam SH.H, A.XH. dhe armatimi ynë u krye me sukses, ndërsa i ish plagosuri u dorëzua në vendin e merituar, me emrin “N”.

Ne kaluam një ditë në familjen Jashari e Aziri në Kumanovë, një ditë në Likovë, një ditë në Tetovë, dhe misioni ynë u krye me suksesin e paraparë, dhe me befasitë e ndodhura gjatë rrugëtimit të bartjes se armatimit dhe vullnetaresh.



(Vota: 17 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora