E shtune, 20.04.2024, 12:05 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Katolikët shqiptarë dhe Serbia!

E enjte, 16.01.2014, 09:12 PM


Katolikët  shqiptarë  dhe Serbia !

Nga Fahri Xharra

E rikujtoj thënjen e Z. Edit Durham : “Nuk më befasonte që serbët e urrenin islamin por u ngrina kur e pashë që ata e urrenin edhe kishën tjetër të Krishterë.  Nuk e pritja që katolikët shqiptarë ishin më shumë të urryer nga sllavët se sa myslimanët ( E. Durham, Londër 1920).

Këtë që dua ta trajtoj sot ,nuk është e panjohur as për ne si shqiptar e as për qarqet diplomatike të Europës. Shtypi botëror e di me saktësi qëllimin e serbëve dhe lojën e tyre  me shqiptarët e të dy konfesioneve : musliman dhe atij katolik. Kësaj rradhe nuk do të trajtoj qëndrimin  dhelpërak serb ndaj shqiptarëve ortodoks në mbarë tokat shqiptare të cilat mbetën nën okupimin serb.

Duke i lexuar kronikat e kohës dhe duke e bërë një analizë shumë të thjesht , arrijmë në përfundimin e njejtë se : “Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. ( “(“Vesnik Srpske Crkve”) Ndarja e Shqipërisë pas 1913 -tës ishte një favor shumë i madh për Serbinë ,por edhe ajo ndarje dhe ai copëtim i tokava tona e donte një “marifet” të menaxhimit  në mënyrë që me sukses të kryhej kolonizimi i atyre tokave dhe përfundimisht të zhdukej shqiptari nga faqja e dheut.  . “Rrezikun më të madh për KishënOrtodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj.  Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhepër shtetin edhe për popullin. Katolicizmi në këto anë është zgjëruar dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë. . .  Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë. ” Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe “(“Vesnik Srpske Crkve”).

Këto janë thënjet e tyre  jo të mijat ¸por unë  iu besoj  shumë në qëllimet e tyre.  Qëllimet e tyre janë ende të parealizuara në masën 100 %,Nëse. realizimi i tyre deri në vitet  1940-ta është kryer pa kufizim, pa dro dhe me dhunë , ai ende nuk është përfunduar.  Ata sot kërkojnë mënyra  tjera për likuidimin e plotë të elementit katolik nga tokat shqiptare.

Dhuna dhe zbrazja e tokave me dhunë për momentin nuk është opcion falë rrethanave të reja në botë, por kërkohet dhe synohet bashkëpunim nga vetë ne shqiptarët në realizimin e zhdukjes totale të elementit katolik shqiptar.

Me 20 Mars 1913, gazeta “Reichpost” shkruante: Ne rrethin e Janjeves mbi 400 vjet nga sot, rreth 8000 Shqiptar Katolik, të ashtuquajtur Laraman apo Katolik te Fshehur, jetonin aty.  . Kur mbërritën Serbet, me qindra nga këta Laraman deshtën që haptazi të deklarohen që janë Katolik.  Kur përfaqësuesi i shtetit serb të instaluar rishtas dëgjoi për këtë, tha: “Ose mysliman ose Ortodoks.  Jo katolik!”.

Po pse, ose musliman ose ortodoks ? Shumë e lehtë të kuptohet .  Në momentin kur këto toka mbesin terësisht muslimane , janë dy mundësi : ose të bëhet Snxhaku i dytë i Novi Pazarit ose lehtësohet shpërngulja e tyre nëpër botën islame. .  Çubrilloviqi në projektin e tij thoshte. ” Pasi që shqiptarët të binden që i takojnë një bote tjetër asaj lindore , atherë  e kemi  më lehtë ´ta. Por kjo do kohë”

“Numër i panumëruar i Katolikëve ishin vrarë ne Ponoshec, nga dora e sllavit (rrethi i Gjakovës).  Afër Zhurit (rrethi i Prizrenit), kryetari i fisit ishe vrarë e thërrmuar nga shteti, mu pse ishte Katolik.  E njëjta gjë ndodhi edhe në Gjakovë në famullinë e Nikajve, kur mbi 70 Katolik u vranë nga malazezet”. ( 20 03.  1913, gazeta “Reichpost”)

Po unë si shqiptar apo ti gjithashtu si shqiptar që rastësisht i kemi takuar besimit musliman , ne pranojmë që bashkëkombasit tonë shqiptar të fesë katolike t´i katandisim nëpër botë , dhe në këtë mënyrë të bëhëmi bashkëpjesëmarrës në çfarosjen e një pjeseje të madhe kombëtare , të jemi në vijën e Serbisë.  ? Jo. Unë jo.  Por as Ti ,jo!

Tek e fundit shqiptarët katolik  nuk janë një mallë tregtar, me të cilët ne mund të bëjmë tregti. !

Gazeta e kohës, “Neue Freie Press” me 20 Mars 1913 shkruan: “Me 7 Mars, soldateska e prirë nga një pop Ortodoks,në dhe rreth Gjakovës deshtë me forcë të konvertoj Popullatën katolike në besim Ortodoks.  Mbi 300 vetë, gra, burra dhe fëmijë nën kërcënimin me vdekje duheshin të konvertoheshin.  Popi Ortodoks iu tha: “Ose nënshkruani deklaratën se e keni pranuar fenë e vërtetë ose këta ushtarë të Zotit, do i dërgon shpirtrat e juaj në ferr”.

Te gjithë e nënshkruan përveç Patër Angjelit.  rezultati ishte skena më trishtuese e paparë në atë shekull”( www. albanianhistory. net)

Serbia aspak nuk brengoset që sot nuk mund të përdorë të njejtën metodë si atë të viteve 1913 ,për pranimin e “ fesë së vërtetë “ (sllavo-ortodokse fxh), sepse po tenton në mënyra tjera të ralizon qëllimet e veta.  Pse ne sot duhet të jemi “ altoparlanta” (zërritësa dhe zëdhënësa) të Serbisë?.  E mëndojmë këtë ?

Me 1919 qeveria jugosllave “nënshkruante” çdo akt ndërkombëtar kundër diskriminimit.  Të njetën e bënë edhe sot Por persekutimet ndaj katolikëve kosovarë vazhdonin.  Në Shkup patriotin shqiptarë , të atin e nënës Terezë e helmuan serbët.  Serbët e shihnin rrezikun në shqiptarët katolik se për ata mysliman ishin planet tjera.  Me 1929 u vra At Shtjefen Gjeçovi një françeskan shumë i respektuar nga shqiptarët.  Edhe pse K.  Jereqek i përshkruante shqiptarët “popull i vjetër me kulturë qytetare; edhe pse organizimi qytetar ishte i rëndësishëm edhe për Ilirët; sllavët medoemos e bënin sllavizimin, e turqit turqizimin e shqiptarëve, herë ndaras e herë në bashkëpunim. Pra ?

Magazin für die Literatur des Auslandes ,1843 shkruan :“Serbët ishin armiqët e betuar të malësorëve katolik(. . . )serbët kishin një urrejtje shfrenuese ndaj katolikëve shqiptar. ”

Ndërkaq një historian i shekullit XIX shkruante se ,serbët i urrenin shqiptarët katolik ,për dy arsye, e para se ata ishin pengesa e parë dhe e fundit e tyre në realizimin e politikave te tyre doktrinare-religjioze ne mbeshtetje te Rusisë dhe përkrahjen herë pas hershme te Turqisë, dhe se dyti se ata e sidomos kleri i tyre mesonte brezave te kaluaren  dhe mbanin trashegimin e saj ne origjinalitet.  

E unë pse të kam urrejtje shfrenuese ndaj dikujt që flet shqip, frymon shqip?

Ndërsa një kronist tjetër në vitin 1841 thotë “Në malet e larta të Gjakovës dhe Prizrenit jetojnë malësorët shqiptar katolik dhe dominojn ato pjesë. . .  ndërsa serbët janë armiqët e betuar të tyre, dhe se shpesh armiqësia e tyre ka qenë e përgjakshme dhe shkatërrimtare.

” Vendbanime të arnautëve të besimit të krishterë në terenin serb në kohët e kaluara kishte kryesisht nëpër qytete si Prishtinë, Vidin. , Novi Pazar,Krushevac,Prokuplje ,Nish dhe Çupri ( Acta Bulgariae polissimum ecclesiastica (Monumenta spectantia historiam Slavorum Meridionalium, vol.  XXIII, 339). Në çdo shkrim të së kaluarës mund të hasësh në të njejten  urrejtje të serbëve ndaj elementit katolik shqiptar.

”Disa analistë të jashtëm presin konflikte të reja religjioze ndërshqiptare.  Muajve të fundit mediat zhvillojnë një luftë të ashpër.  Është krijuar një përshtypje sikur fetë të jenë kapur keq ndërmjet veti? (Xhemal Ahmeti)”

Çka po përgatitet ? Jemi ne të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm që diçka po përgatitet ?

”Thonë ose krijojnë përshtypjen sikur t’iu ketë ardhur koha të vendosin ndërmjet perëndimit apo orientit.  Mirëpo kjo është një luftë me fantomë.  As myslimanët e as katolikët (shumica) nuk jetojnë në hënë, por në Evropë.  As njëra e as tjetra nuk e vënë në pikëpyetje rrugën evropiane të Kosovës.  Muajve të fundit në Kosovë vërehet të ketë marrë turr një rrjet fanatikësh pseudoislamikë që punojnë për supranacionalizma të ndryshëm: saudit, turk, arab, iranian.  Këta e bëjnë zhurmën suksesshëm sepse mediat reagojnë dhe bien në kurthin e agjendave të tyre.  Bash këtyre ditëve në rrjetet sociale u hap tema e interdiskriminimit në Kosovë.  Katolikët duket të mos jenë në gjendje të mirë.  Këtë e dëshmon edhe migrimi i madh i tyre drejt Evropës, bëhet fjalë për të rinj e të reja me suksese të mahnitshme në shkencë, biznes jashtë Kosovës.  Këtij diksriminimi duhet rënë në gjurmë; ai duhet të studiohet, analizohet dhe të ndërpritet menjëherë sepse dëmton Kosovën në aortë.  ” ( Xhemal Ahmeti , studjues)

Politikanë dhe drejtues të kishës ortodokse serbe herë nën zë e herë haptazi mundohen ta quajnë Kosovën një shtet të tipit mysliman bilës një shtet të tipit fundamentalist dhe kur kisha katolike shqiptare nuk është gjendur në anën e tyre si falsifikatore e historisë dhe fakteve atëherë dhe ajo është kthyer në objekt sulmi dhe shpifjesh.  Ky sulm dhe këto shpifje ashtu si dhe lufta e përhershme ndaj shqiptarëve është e hershme. (Gjon Marku)

Gjithnjë udhëheqësit shpirtëror e në mënyrë të veçantë klerikët katolik shpalleshin armiqtë më të mëdhenj të popullit serb jo rastësisht.  Por Faik Konica në revistën e tij “Albania  shkrunte :se katolikët shqiptar janë shkak që u mbajt gjallë gjer më sot kombësia jonë.

Përfundimisht të bindemi që Kisha serbe harton, shpif dhe përçanë.  Boll mo!



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora