E shtune, 20.04.2024, 10:11 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Xhihadistët shqiptarë rekrutojnë luftëtarë

E merkure, 15.01.2014, 08:10 PM


XHIHADISTËT SHQIPTARË REKRUTOJNË LUFTËTARËT PËR NË SIRI PËRMES FACEBOOK-UT

Nga Express

Grupe dhe individë që luftojnë në Siri po përdorin Facebook-un dhe Youtube për të rekrutuar luftëtarë për Shtetin Islamik në Irak dhe Siri, ISIS, një grupim i lidhur me Al Kaedën.

Një faqe në Facebook, Krenaria Islame, që ka më shumë se 2400 ndjekës, po poston foto dhe propagandë në emër të shqiptarëve që raportohet se po luftojnë për ISIS në Siri.

Një foto e postuar në faqe, tregon një duzinë me persona të armatosur, që mbajnë maska të zeza dhe me titull “Muxhahedinët shqiptarë të Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë, me liderin e batalionit të tyre, Lavdërim Muhaxheri”.

Në një video mesazh të regjistruar në Siri dhe të postuar në YouTube, Muhaxheri u bën thirrje myslimanëve që të bashkohen në betejë për të krijuar një shtet islamik bazuar në ligjet e sharias.

“Vëllezër, u këshilloj që të mos qëndroni një minutë më shumë në shtëpitë tuaja, por përgatituni dhe nisni udhëtimin drejt xhihadit,” thotë ai.

“Ne e falenderojmë Allahun që na lejon ne të bashkohemi me këta luanë nga e gjitha bota për të mbrojtur këtu nderin e motrave tona myslimane,” shton ai.

Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë, ISIS, është themeluar në vitet e para të luftës në Irak. Ata u zotuan për besnikëri ndaj Al Kaedës në vitin 2004, duke u njohur si Al Kaeda e Irakut.

Grupi, i përbërë nga një numër grupimesh rebele, ka për qëllim krijimin e një kalifati suni në Irak, por që prej atëherë i ka zgjeruar synimet, duke përfshirë edhe Sirinë.

Faqja Krenaria Islame në Facebook ka edhe video të tjera xhihadistësh, të përkthyera në shqip, vlerësime për shqiptarët që kanë vdekur duke luftuar në Siri dhe video ku sulmohet demokracia si e papërputhshme me Islamin.

Në një video, që duket se është regjistruar në një vend perëndimor, burra me mjekër bëjnë thirrje për myslimanët që të bojkotojnë zgjedhjet, duke argumentuar se myslimanët e vërtetë nuk votojnë.

Në të tjera postime e foto, Krenaria Islame sulmon liderët e moderuar islamikë në Shqipëri dhe Kosovë, duke denoncuar dialogun ndërfetar dhe dënuar presidentin amerikan, Barack Obama si dhe ish- presidentin Bill Clinton.

Në faqe ka vlerësime edhe për liderin terrorist, Osama Bin Laden dhe ish- kreun e Al Kaedas në Irak, Ebu Musab Al- Zarkaëi.

“Allahu duhet të ketë më shumë burra si këta. O Allah, të kërkojmë një vdekje si të Osamës,” thuhet në një postim.

Një foto e Bin Laden, me Kullat Binjake në sfond pas akteve terroriste të 11 shtatorit, ka këtë mbishkrim nga lideri terrorist: “Edhe nëse vdes, qindra si unë do lindin çdo ditë”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora