Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Muxhahedini kosovar kërkon kokën e gjeneralit

| E merkure, 15.01.2014, 08:02 PM |


LAVDRIMI, MUXHAHEDINI KOSOVAR KËRKON KOKËN E GJENERALIT AMERIKAN (VIDEO)

Nga Express

Nëse besoni se myslimanët po luftojnë mes vete, e keni shumë gabim. Kështu ka thënë Lavdrim Muhaxheri, njëri ndër xhihadistët e parë që ka dale me video publike dhe i ka ftuar kosovarët që të shkojnë e të luftojnë në Siri.

Ai thotë se xhihadi ka bërë luftë kundër dyftyrshëve, mynafikëve që kanë për qëllim ta kënaqin Amerikën.

Madje ai në videon e re ka edhe një porosi për gjeneralin amerikan të ushtrisë.

“Allahu na e mundësoftë që ta zëmë gjeneralin e tija premë kokën. Është bashku me ushtrinë ë e lirë dhe kanë bo strategji me e luftu dawletin islam”.