E enjte, 28.03.2024, 06:25 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

"Bota moderne" dhe gratë islame

E hene, 02.06.2008, 06:49 PM


Pengesat për zhvillimin social të myslimanëve nuk burojnë nga feja por nga ndikimi i fuqishëm i strukturës familjare të sunduar nga figura atërore.

Orjeta Zhupa

Burimi i zhvillimit social të myslimanëve nuk duhet kërkuar te feja por tek ndikimi i fuqishëm i strukturës familjare, ku mbisundon figura atërore. Kjo është teza e Jusuf Kurbazh dhe Emanuel Tod, dy studiues të njohur në Paris. Por sipas tyre vlerat e botës moderne po e ndryshojnë edhe jetën e grave në botën islame.

Pa hezituar dhe me vetbesim 16-vjeçarja, Hala Ameri, na sqaron çfarë ka mësuar në lëndën e kimisë: "Si prodhohet sapuni? Marrim vajin e ullirit apo ndonjë lloj tjetër vaji, hedhim lëndën e hidroksid-natriumit, e përziejmë, e nxehim, dhe përftojmë një lëng të trashë. Këtë e fusim në një formë ku hedhim edhe bojë apo parfum, si të na pëlqejë. E gjithë lënda qëndron një ditë në këtë formë. Kjo ishte."

Hala është nxënëse e shkollës së mesme për vajza në Doha, ajo flet anglisht me atë siguri që flet edhe arabisht. Doha është kryeqyteti i Katarit, në gjirin arabo-persik. Një reformë rrënjësore dhe mjaft ambicioze ka ndryshuar sistemin arsimor në Katar. Para 30 vjetësh 2/3 e popullsisë në Katar ishin analfabetë, sot 98% e vajzave dhe të rejave dinë shkrim e këndim, tekmeshkujt kjo shifër është pak më e ulët 95%.

Vlerat e botës moderne po e ndryshojnë në mënyrë të pandalshme fenë islame

Shembulli i Halës nga Katari tregon se vajzat dhe gratë në botën islame i kapin shanset e ofruara për arsimim, sapo kjo t'ju ofrohet. Një studim i publikuar para disa kohësh nga studiuesi Emanuel Tod dhe Jusuf Kurbazh nga instituti për studime demografike në Paris konfirmon se vlerat e botës moderne po e ndryshojnë në mënyrë të pandalshme fenë islame: Jusur Kurbazh: "Ne kemi vërë re se myslimanëtnë 50 shtete që kemi marrë në shqyrtim po përjetojnë një ndryshim të madh si nga ana kulturore, ashtu edhe ajo demografike, ndryshimet po i afrojnë gjithnjë e më shumë me botën perëndimore. Me ndryshime demografike kam parasysh gjërat bazë të jetës. Lindje, vdekje, martesë, divorc - këto janë tema që na prekin të gjithëve."

Kurbazh dhe Tod jetojnë në Paris, që të dy kanë prejardhje të huaj, njëri nga Siria, tjetri nga libani. Ata i njohin mirë shoqëritë që i kanë objekt studimi. Transformimi është më i dukshëm pas ndryshimeve që vinë si rrjedhojë e arsimimit të gruas dhe uljes së numrit të vdekjeve tek foshnjat, thotë Kurbazh. Nëse para 30 vjetësh gratë arabe lindnin shtatë apo tetë fëmijë sot ato lindin dy ose tre. Por transformimi i shpejtë shoqëror i bën njerëzit të pasigurtë. "Çdo ndryshim demografik ka pararendës ndryshimin kulturor. Fillimisht arsimohen burrat, më pas gratë. Arsimimi i rinisë, do të thotë që ata kanë më shumë njohuri se sa prindërit e tyre. Por vetëm kur djali është më i arsimuar se babai mund të bëhet fjalë për lëvizje në strukturën e pushtetit të familjes myslimane.

Në universitetet e Iranit ka më shumë vajza se djem

Më së shumti shoqërinë islame që njihet si shoqëri burrash e tremb emancipimi i gruas. Një gjë e tillë është shumë e dukshme në Iran, ku vajzat në universitete kanë kaluar numrin e djemve. Nga ana tjetër në Iran ka rënë numri i lindjeve madje nën nivelin evropian, thotë Jusuf Kurbazh: "Kur në një shoqëri konservatore, gratë kontrollojnë në mënyrë aktive shtatzaninë, do të thotë që atyre nuk mund t'u kontrollohet jeta seksuale. Kjo sjell pasiguri në shoqërinë dhe bën të kemi sot këtë gjendje konfuzioni sot në vendet arabe dhe myslimane."

Me konfuzion, Kurbazh ka parasysh represionin shtetëror kundër aktivisteve të gruas, si në rastin e Parvin Ardalan, e cila u dënua para pak kohësh në Iran me tre vjet burg me kusht, sepse kishte organizuar një demonstratë sensibilizuese për fushatën "1 milionë nënshkrime" në vitin 2006, përmes së cilës kërkohej barazia ligjore e gruas me burrin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora