E enjte, 28.03.2024, 08:43 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Rezistenca e Shkodrës dhe migrimi

E hene, 13.01.2014, 07:29 PM


Rezistenca e Shkodrës dhe arsyet e migrimit

Nga Gjon KEKA

Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit shqiptarët gjithnjë e më shumë e ndienin dobësinë dhe mungesën e madh të mburojës jo vetëm të arbenisë,  por edhte tërë europës.

Pa Kastriotin ata filluan t'i përjetojn edhe dhimbjet e para dhe rrezikun nga zhdukja totale nga barbarët turq. Meqë ata tanim ishin në gojën e ujqëve turq beteja për lirinë dhe clirimin e vendit nuk u ndal asnjëherë.

Shkodra ishte e fundit që mbajti me heroizmin e saj peshën e kohës pas vdekjes së Gjergj Kastriotit,  në të gjitha rrethimet që iu bënë asaj ajo sërish me guximin dhe trimërinë arriti të mos humb qenjen, identitetin dhe imazhin e metropolit kulturor kombëtar.

Por megjithkëtë dalngadalë errësira po binte mbi tërë arbërinë e lashtë dhe heroike,  Gjergji nuk ishte me që të dëbonte turqit,  Lekë Dukagjinit me gjithë heroizmin e tij dhe trimëriën e madhe kundër abrbarëve nuk arriti të luaj rolin që luajti Gjergj Kastrioti përgjatë historisë edhe pse Leka është një nga figurat krahas Gjergj Kastriotit për nga vizioni dhe guximi që ai kishte.

Turqit barbarë tanimë kishin pushtuar shumë pjesë të Arbënisë, tani vetëm Shkodra (1478/79) ishte duke qëndruar me tërë mundësit e saj e pamposhturë, por me humbje të mëdha gjaku që dilnin nga djera e tyre për ta mbrojtur edhe atë që kishte mbetur pa u skllavëruar dhe helmuar nga osmanët barbarë.

Megjithkëtë gjatë hulumtimeve të mia gjeta në një libër të vejtër me titull“Orationi militari -raccolte dagli historici Greci,  Remigio (Fiorentino), 1560“ një letër e fjalimit :„Oratione di Florio Scodrese, Esortano i cittadini a partire dalla città, più tosto che venire sotto la fede, e governo del Turco. “ ku në kohën kur qytetarët e Shkodrës do të duhet për të mos humbur dhe masakruar nga otomanët barbar,  të linin vendin e tyre për të migruar në Venecia dhe pjesë të tjerë të Italisë dhe Europës.

Poashtu në këtë letër dokument të asaj kohe,  shihet se si përshkruhet gjendja e Shkodrës dhe tërë vendit,  pastaj të bëmat e Gjergj Kastrioti dhe fama e tij e madhe. Poashtu ajo cfarë është interesant të theksohet është edhe ajo se kjo na jep një argument më shumë duke mbyllur dyshimet rreth asaj se a kishte qëndruar apo jo më shumë Lekë Dukagjini në rezistencën kundër barbarëve osman,  pasi që në këtë letër thuhet se ai kishte rënë në akordancë me Venecianët që të migrojn, pas diksutimeve të shumta që ata kishin patur me të për ta bindur atë, pra të lragohen për të mos rënë në duar të barbarëve,  për të mos u shuar përgjithmonë, Apo si shkruan më saktësisht në letër dokumentin rreth fjalimit se ;“Leca Ducaino,  fu molto molesto alla nostra città,  e ci fece guerra gran tempo,  e dopo molto variar di fortuna,  fece finalmente accordo con noi. “

Kjo letër-dokument apo ky fjalim që bëhët para qytetarëve të Shkodrës tregon në përpikëri edhe arsyen se pse migruan, si ran dakord që të lënë pasurin,  trashëgimin e lashtë të tyre dhe të etërve të tyre, pasurinë e madhe që kishte vendi për të migruar ne Venecia dhe pjesë tjera.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora