Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilia Karanxha: Albanologjia në bibliotekat e Firences

| E shtune, 11.01.2014, 08:01 PM |


ALBANOLLOGJIA NË BIBLIOTEKAT E FIRENCES

EKSKLUZIVE NGA ILIA S. KARANXHA

Se çfarë përfaqëson Firencia për kulturën dhe artin italian në veçanti dhe  atë evropian në përgjithësi  është  sot një fakt i mirënjohur në mbarë botën e civilizuar. Provë e gjallë në këtë drejtim  nuk janë vetëm bibliotekat e panumurta të ngritura e të mirëmbajtura prej shekjush nga vetë  fiorentinit,  por edhe ngritja dhe funksionimi krahas tyre të një sërë bibliotekash e institucionesh kërkimore shkencore të huaja me karakter umanistik nga shtete apo universitete që mbahen sot ndër më të zhvilluarat në botë. Si të thuash në djepin e kulturës evropiane këto shtete apo institucione ballafaqojnë dhe zhvillojnë kulturrën e tyre shkencore umanistike.

Mes këtyre institucioneve e bibliotekave jo-fiorentine mund    kujtojmë këtu  Institutin  Universitar Evropian  të ngritur qysh nga viti  1976;  Instititutin gjerman mbi historinë e artit (Kunsthistorisches Institut)  të themeluar  më 1897;  bibliotekën  Berenson në Villa Tati-Firence të  bashkuar  qysh më  1961 si  pjesë e  Universitetit të  Harvardit(ShBA); bibliotekën Bill Kent pranë  Monash University Prato Centre që ruan një fond të pasur librash mbi historinë e artit që vijnë nga  Warburg Institute i Londrës;   British Institute i Firences i  themeluar  më 1917 nga një grup studiuesish që jep  një kontribut të shquar në promovimin e kulturës angleze për italianët dhe asaj italiane për anglezët;  bibliotekën e  Instituti Universitar Ollandez mbi kulturën e artin e Vëndeve të Ulta; shoqatat Itali-Rusi e Itali-Hungari me bibliotekat e tyre përkatëse e kështu me radhë edhe shumë  bibliotka të tjera të huja më të vogla.

Ja pra në këtë arqipelag të panumurt  bibliotekash fiorentine e jo-fiorentine  Shqipëria, shqiptarët apo gjuha shqipe a  kanë  ndonjë vend në atdheun e Dantes, Petrarkës, Bokaçios apo Koluçio Salutatit?

Në një vizitë turistike që bëra  shumë vite më parë në shtëpinë muze të Dantes gjeta  të ekspozuar  në vitrinat e tij edhe variantin shqip të “Komedisë hyjnore” të  shqipëruar nga Pashko Gjeçi. Ajo ishte vendosur aty mes përkthimeve më të mira që i ishin  bërë në harkun e shumë shekujve kësaj vepre me famë botërore.  Ky fakt do të më sillte  ndërmënd  portretet më të hershëm të Pirros së Epirit, Mikele Tarkanjotës apo Skëndebeut që ruheshin prej shekujsh  në Uffizi për të cilat jemi mësuar t'i konsiderojmë si  origjinale.  Do më bënte të kujtoja simfoninë  “Skënderbeu” të  Vivaldit(1678-1741 që u lojt në pranverën e vitit 1718  me  një sukses aq të madh, me rastin e  inagurimin të  teatrit në rrugën Pergola të Firence, sa vuri në zili edhe sienezët që të organizonin edha ata çfaqen e kësaj sinfonie  me qëllim që të mos ndjeheshin më poshtë se fiorentinët.  Do më kujtonte afreskon e madhe të Bernardo  Poccetit(1548-1612) në Salla Bona -Palazzo Pitti ku pasqyrohet pushtimi i Prevezës në Shqipëri nga fiorentinët  më 3 maj 1605. Do më kujtonte skluptorin e shquar fiorentin Romano Romanelli(1882-1968) jo vetëm për monumentin e tij të bukur të Skënderbeut të ngritur në Romë me gjykimin e miratimin e njëzëshëm të intelektualve  të shquar fiorentinë por edhe për të gjitha monedhat  shqiptare me një cilësi të lartë që ai derdhi  gjatë periudhës së  Zogut. Do të më kujtonte vitet shumë intensive që rilindësja  jonë më e shquar Dora D'Istria kaloi këtu në Firence deri në momentet e fundit të jetës së saj.  Do më kujtonte arqitektin e shquar po ashtu  fiorentin Gherardo Bosio (1903-1941) prej të cilit trashëgojmë edhe sot e kësaj dite planimetrinë e të gjitha godinave të ngritura në qëndrën e Tiranës nga ministritë deri tek univesiteti. Apo krijimin e të parës hartë me kufijtë politikë të Shqipësisë në Institutin Gjeografik Ushtarak të Firences fill mbas konferencës së Londrës(1913). Pa folur këtu për arkivin e këtij institucioni që ruan me mijara harta topografike, rilevime gjeodezike apo foto aerostatike të kryera mbi teritorin Shqiptar apo atë ballkanik të cilat vazhdojnë të ruajnë një rëndësi të veçantë për Shqipërinë.

Nuk do të ishte pa interes të kujtonim po  këtu se si fiorentinët,  për të  nderuar e përjetësuar në një fiksion kinematografik politikanin, shkrimtarn, mecenatin e umanistin më të famshëm të rilindjs italiane e fiorentine Lorenzo de  Medici(1449-1492) të ashtuqojturin  “il Magnifico”,  zgjodhën aty nga vitet 1930 më të madhin e shqiptarve aktorin me famë botërore  Aleksandër Moisiun.

Ja pra mjaft  pikënisje ugurmirë krenarie. Thjesht  një arsye më shumë  që të nxit  për të gjyrmuar se çfarë lidhje të tjera  mund të ketë pasur mes Shqipërisë dhe Firences? Çfarë pasurish albanollogjike fshihen në biblotekat e muzeumet e  këtij qyteti ?  Dy pyetje që integrohen tek njëra tjetra ndërthuren me njëra tjetrën e kompletojnë njra tjetrën tek shikojmë të projektohet  qysh nga kohët më të lashta  të etruskëve e deri në ditët tona një histori fiornetine e Shqipërisë e paralel me të një pasuri e pamasë albanollogjike e shpërndarë dhe ruajtuar me kujdes në qindra biblioteka e muzeume të Firences që prej shekujsh nderojnë këtë qytet në të gjithë botën.

Kështu edhe pse Shqipëria  në kryeqëndrën  e Toskanës (“e toskëve” do të bërtiste  dikush i dalldisur pas trasformimeve etimollogjike) nuk ka një institut apo bibliotekë albanollogjike që në portën e saj të mbante një pllakatë me një  mbishkrim të tillë, aq të dëshëruar  për të gjithë shqiptarët, ajo prapë se prapë ekziston. Eksizton në përmasa e temtika të  larmishme të tilla sa që mund të ballafaqohet denjësisht me institucionet e bibliotekat albanollogjike  më të mira të Shqipërisë  e të botës  në pikpamje numerike e cilësore  të fondit librar e arkivistik.

Një histori fiorentine të Shqipërisë mund ta nisim  me antikitein. Me debatin se kush janë etruskët dhe gjuha etruske. Pra dikush pretendon se e ka zgjidhur misterin etrusk, dikush deshifron gjuhën etruske dhe e quan atë një gjuhë të gjallë (lingua viva) duke gjetur paralelizma me gjuhën moderne shqipe e të tjerët  që i mohojnë këto cfilitje.

Por këtë  histori  fiorentine  të shqiptarve e  Shqipërisë mund ta shikojmë edhe kur Petrarka në vitet 1341-1343 përfundonte variantin e parë të veprës së tij mbi Burrat e Shquar (De viris illustribus) ku mes të tjerve do trajtoheshin edhe Pirroia i Epirit dhe Aleksandri i Maqedonisë.  Dy kode dorëshkrim që ruhen sot në Bib. Laurenziana të Firences përmbledhin këtë vepër të Petrarkës e cila do t'i shërbente pak më vonë edhe  princit Francesco nga Carrara (?-1388) të bënte zbuklurimin e pallatit të tij në Padova pikërisht me këta burra të shquar.   Në vazhdën e Petrarkës dot të shkonte edhe autori i  famshëm i  Decamoroni-t  fiorentini  Giovanni Boccaccio kur shkrojti veprën tjetër të tij  Fataliteti i burrave të shquar (De casibus virorum illustrium-1356-1360). Këtu zunë vënd mes të tjerve  Alessandri I, (Mollosi) Mberti i Epirit,  Olimbia dhe Pirroia i Epirtit vepër e cila pati një përhapje të gjërë në Evropë dhe shumë kode dorëshkrim  të saj u zbukuruan me miniatura nga më të bukurat të  kësaj gjinie.

Me Pirron dhe Aleksandrin e Madh  do të merej edhe  umanisti fiorentin Lino Coluccio Salutati (1331-1406)  i cili në veprën e vet  De origine civitatis Florentiae et eiusdem famosis civibus (Mbi  origjinën e qytetit të Firences e qytetarët e saj të famshëm) do t'i shikonte ata si strategë të mëdhenj që u mundën apo që u tejkaluan nga fuqia e Romës. Në Firence, njëlloj si në Padova,  një sallë (Aula Minore) në Palazzo Vecchio,  qysh në atë kohë pallati  komunal i Firences,  do të zbukurohej me figurat e këtyre personave të shquar.

Në fillim të shekullit që sapo kaluam studiuesi me origjinë rumune Nicola Jorga lexovi në bibliotekën Medicea-Laurnziana  në një kod  dorëshkrim të kopjuar nga Ëngjëllorët e Drishtit një shprehje në gjuhën shqipe që sipas të gjitha ngjasave duhej t'i takonte kohës të Skënderbeut dhe për më saktë vitit 1462. Publikimi i kësaj gjetje më 1915  u cilësua prej të gjithëve me rëndësi të veçantë linguistike e historike. Fakti  ngjalli një euforizëm të jashtëzakonshëm jo vetëm mes atdhetarve shqiptarë por në mbarë botën akademike bile për shumë vite me radhë.  Një bibliografi e pamasë u prodhua rreth  asaj që duhej të shënonte pikënisjen e gjuhës shqipe e që shumë shpejt hyri të bënte pjesë në të gjitha tekstet shkollore me emëtimin “formula e pagëzimit.” (Shih: I. Karanxha: Barleti apo Beçikemi? Një pështjllin në shkencën shqiptare.  Tiranë 2010, ff. 236.241 )Shumë linguistë të shquar u ngatëruan për shkakun e vetëm se ajo u trajtua në mënyrë të veçantë,  e shkëpur nga konteksti ku kishte zënë vend dhe pa  asnjë vlerësimin kritik të dokumetave të ndryshme që ishin kopjuar aty. Nga ana tjetër në atë kohë  nuk njihej sa duhej as veprimtaria falsifikuese e familjes  Ëngjëlli që cfilitej  të nxirte  në pah para shqiptarve një lavdi të paqënë. Sidoqoftë sot entusiazmi mbi këtë tekst shqip,  që i përket  në realitet mezit të shekullit XVI,  duket se është shteruar dhe fakti që kodi Ashb1167 i Laurencianës nuk u bashkua me veprën e Buzukt me rasrin e 100-vjtorit të pavarsisë në Bibliotkën Kombëtare të Tiranës  tregon se studiuesit e sotëm shqiptarë janë më të kujdesshëm.  Megjithëtë ka rëndësi të kujtojmë këtu se debati për primatin në kulturën shqiptare, edhe pse në një formë jo shumë ortodokse, kishte filluar qysh në hapet e para të saj në fillim të shek.XVI

Kështu paralel me zanafillat e një historie fiorentine të Shqipërisë e shqiptarve zhvillohet edhe ajo bibliografike që siç e pohuam më sipër ka përmasa të jashtëzakonëshme e të krahasueshme me një Institut albanollogjik.

Për të hedhur  sa më shumë dritë mbi këtë  pasuri  albanollogjike  fiorentine të çmuar  për gati 8 vjet me rradhë  gjyrmuam  të gjitha bibliotekat e Firences e  rezulatat e kësaj pune  nismëtare  kanë zënë vend në një vepër me karakter bibliografik dhe biografik  nën titullin  “Albanollogjia në bibliotekat e Firences” e cila  përmbledh më shumë se 20.000 referenca bibliografike. Në një farë mënyre edhe një lloj biblioteke  virtuale e shkencës albanollogjike në qytetin e Firences.

Firenze 19.VIII.2013