E enjte, 25.04.2024, 11:36 PM (GMT+1)

Editorial

Skender Korça: “Fitore me votën” që derdh gjakun e popullit

E hene, 02.06.2008, 10:10 PM


Skender Korça
“Fitore me votën” që derdh gjakun e popullit

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Është promovuar më shumë dhunë se sa demokraci në zgjedhjet e fundit në Maqedoni. Në vend të deklarimit për proceset dhe intergimet e faktorit shqiptar politik atje, është hargjuar energji kot edhe në fushatën parazgjdhore, sepse manifestohej hapur një qasje ndryshe që përshkruan mbajtjen e zgjedhjet demokratike kudo në botë. U nisën me hasmëritë e dy liderëve, me një para nismë incidetesh, “një krismë pushke”, për të vazhduar në ditën e zgjdhjeve me shumë incidente.. Çfarë do jetë rezultati “fitorës” që do të ngushlloj të tërë këtë kaos dhe situatë të nderë të krijuar atje?
”Demokracia e varreve”dhe të krijohet një mit për zgjdhjet tjera duke bërtitur me damarë të hedhur jashtë nga qafa emrat tash të viktimave si “heronjë të demokracisë dhe votës së lirë” në Maqedoni, pavarësisht nga cili krah politik është viktima. Këta janë vetëm viktimat që nxorri faktori poltik shqiptar atje. Viktima është vetëm viktimë dhe asgjë më shumë. Nuk po hyjmë në detaje kush pati të drejtë dhe kush jo, por po lidhemi më shumë me kulturën e zgjedhjeve dhe po dënojmë ashpër aktet e dhunës ndër sqhiptar për “pak pushtet”, sepse Maqedonia dhe maqedonasit po dëshmojnë edhe një herë tendencat qëlim këqija për shqiptarët dhe po instalon një regjim edhe më të egër të hasmërive të faktorit shqiptar politik atje. Në bllokun shqiptar dy subjektet  jo kryesore por numirikisht më të mëdha, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike, thonë se kanë fituar.
Ky është tmerri, kujt i duhen këto rezultate ndër shqiptar, pse shpallet fitorja e një krahu apo krahut tjetër kur nxirren viktima njerzit?
Edhe kësaj rradhe Maqedonia po artikulon një fushatë  vrasëse përbrenda shqiptarëve, fushatë e kuptuar dhe e demonstruar sipas skenarit maqedonas,  kjo fushatë që ka zënë fill më ndërshqiptarë. Në deklarimin e Maqedonisë apo partisë së Gruevskit, se kjo tash më është “ fitore historike”, a mendohet se synimi i vetëm ka qenë një tendsoje dhe një acarim skajshëm mes shqiptarëve atje, sepse fitoi i njejti lider maqedonas që në bazë të “urtësisë dhe dëgjueshmërisë shqiptare” do krijohet koalicioni dhe kështu do marrin shqiptarët mbi vete përgjegjësinë për krimin dhe jo tolerancën për zgjedhjet e fundit si dhe do gjykohen botërisht se shqiptarët janë ata që po prishin rrjedhat normale të jetës poltike dhe shoqrore në Maqedoni. Këtu është edhe një energji negative për të vazhduar luftën partitë politike shqiptare atje dhe në anën tjetër Gruevski që po promovon “demokracinë e partive maqedonase  në kurrizin e shqiptarëve” ai që bënë qeverinë sa here të dojë dhe kur të dojë ai vet, madje me kend të dojë ai vet, madje madje të i marrë herë një krah si PDSH dhe herë si BDI në pushtet, për të i treguar botës kush janë shqiptarët.
Është shumë e turpshme në këto kushte me këso rrethana t’i gëzohen shqiptarët “fitoreve të zgjdhjeve” të dhunës, sepse ligjërisht nuk u bë gjë dhe nuk u arritë asnjë përparim në planin e tyre, por vakumin dhe krizën qeveritare  maqedonët ja hodhën si problem shqiptarëve që çdo herë ky shtet po di ti nxjerrë dhe t’i sajon si viktimë shqiptarët atje.
Nëse do ndalemi tek ndryshimet në qeveri dhe në pushtet pas këtyre zgjedhjeve në Maqedoni, është shumë e rëndësishme të thuhet se shqiptarët nuk do janë më faktori  stabil i ftuar për koalicion në qeveri në bazë të votës demokratike, sepse të dy palët e krahut shqiptarë pretendojnë dhe thonë se janë “fituesit” e tyre, madje këtë fatkeqësi të ndjenjës së “grabitësit së votës dhe dhunës”, do ja u keqpërdor sa herë të dojë dhe ka nevojë të manipulojë me shqiptarë, ky fare Gruevski.
Shqiptarët dhe alternativa e tyre për pushtetin tash më janë shumë larg vijës së demokarcisë, sepse dhuna nuk ofron askujt asgjë,madje asgjë edhe më pak shqiptarëve kur kanë konflikte ndërmjet veti nëse një shtet sikur që është Maqedonia, sepse është shteti që  po margjinalizon sistematikisht shqiptarët, në të drejtën e tyre jetike si të barabartë për të jetuar, madje po faktorizon dhunën ndërmjet tyre para botës së mbarë, madje kurrë nuk rrëshqet të pranojë se ajo është promotore e këtyre ngjarjeve atje. Kurse faktoi politik shqiptar i pa përgaditur për të sfiduar edhe më shumë morlashëm për pjesën e jetës  programore të shqiptareve atje është një shancë i mirë që maqedonasit të vazhdojnë edhe më tej kështu me këtë avaz, sepse lufta që shkatërron dhe vret vllezërit  ndërmjet veti është arma më e rezikshme që po e bartin shqiptarët në duart e tyre pa nevojë.
Edhe më pak pushtet do ndodhë për shqipatërt në Maqedoni sepse është ndërruar vetëm taktika por skenari jo për shqiptarët. Kështu fajësia është ajo që do na “takojë” neve- shqiptarëve atje, sepse në këso situatash, maqedonasit do thonë ata që nuk e ndihmojnë veten nuk do mundet as shteti, sepse konfliktet ndër shqiptare do rëndohen edhe më, për tu arsyetuar maqedonasit se lindja e konflikteve ndër etnike sipas maqedonasëve do bëhet nga shqiptarët, sepse ata janë që po shkatojnë telashe, dhunë, e jo demokraci në këtë “shtet”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora