Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Në Siri vritet edhe një prishtinas

| E premte, 10.01.2014, 07:07 PM |


Nga Express

Numri i kosovarëve të rënë në luftën e Sirisë po rritet.

Në këtë luftë ka rëne edhe kosovari nga Prishtina, F.S. 40 vjeçar që banonte në rrugën”Rasim Kiqina” (Ish-Avalla Vjtër) në Prishtinë.

Edhe familjarë të tijë kanë konfirmuar për Express se djali i tyre, F.S. është vrarë në luftën e Sirisë.

“Nga dje e kemi hapur të pamën. E kemi marrë konfirmimin për vdekjen e tij edhe nga ushtria dhe shokët e tij", ka thënë ai.

F.S ishte pronar i shtëpisë ku parashihej të ndërtohej një xhami. Mirëpo, ishte ndërprerë pas reagimit të Komunës dhe Ministrisë së Planifikimit Hapësinor.