E premte, 03.04.2020, 09:05 PM (GMT+1)

Plus » Video

Prindërit e muxhahedinit: Djali bëri detyrën

E enjte, 09.01.2014, 07:44 PM



Shqiptari vritet ne Siri, Prinderit ne A1 Report: Djali beri detyren

TIRANE- Diamant Rasha, është muxhahedini shqiptar i cili pak ditë më parë u ekzekutua nga snajperat e ushtrisë së Asadit.

Që prej muajit shkurt 2013, Diamanti i ishte bashkuar luftës së deklaruar të shenjtë të myslimanëve përkrah opozitës Siriane dhe më pas kishte tërhequr me vete edhe bashkëshorten dhe dy fëmijët.

A1 Report ka shkuar në banesën e prindërve të Diamantit, Shaban dhe Xhemile Rashës, që banojnë në rrugën "Siri Kodra" në Tiranë dhe sjell intervistën ekskluzive. Ata tregojnë arsyet pse i dhanë "duanë" djalit të shkonte, të luftonte dhe jepte jetën për myslimanët sirianë.

Janë të shumtë ata që nuk mund t'i kuptojnë Shabanin dhe Xhemilen, por djali për ta ka bërë detyrën si mysliman i devotë. Ata ndihen krenar për Diamantin për luftën që ka bërë për të mbrojtur myslimanët.

"Na kërkoi të ikte i indinjuar nga masakrat në Siri. Bëri detyrën për të mbrojtur myslimanet, ne e nderojmë"- thonë prindërit e tij në intervistën ekskluzive për A1 Report.

"Që kur kanë lindur fëmijët jam munduar ti udhëheq të besojnë Zotin dhe gjatë gjithë jetës së tyre të sillen me një drejtësi absolute për ta kënaqur Allahun. "- të tregon Xhemilja duke shtuar se më shumë besimin më të madh e kishte marrë Diamanti.

"Më thoshte: Unë kam vendosur të sakrifikohem për Allahun. Mos më ndalni asnjë sekond se më plas zemra. Të vdes pa pikën e idealit nuk ka kuptim, ndërsa kështu është ndryshe. "- kujton gruaja e moshuar copëza nga bisedat me djalin e vet.

"Aq të qartë na e ka bërë Allahu e djali sa më duket sikur e shoh në qiell fytyrën e djalit"- të thotë ajo.

I ATI: DJALI ME THOSHTE SIKUR TE SHPETOJ NJE FEMIJE SIGUROJ XHENETIN

Për të atin Shabanin, Diamanti ishte indinjuar nga masakrat në Siri.

"Ai ka qenë i përgatitur 12 vjet resht dhe ndiqte në internet çdo lajm që vinte nga Siria. Shihte gratë që i dhunonin fëmijët që i prisnin kokën si një kokërr maceje, dhe ai vinte dhe fuste duart në mjekrën e tij që e kishte sa një luan dhe thoshte: O ba si mund të qëndrojmë këtu, kur atje vriten fëmijë, dhunohen burra, gra, pleq. A rrihet këtu?! Jo ba mos më mbaj. Të lutem mos më pengoni të shkoj në atë tokë të bekuar. Sikur të shpëtoj qoftë dhe një fëmijë të vetëm unë siguroj xhenetin"

I ati tregon se edhe djali i vogël i Diamantit lidhte shaminë si muxhahedinë.

"O gjysh unë jam muxhahedin dhe do luftoj me gjithë babin në të mirë të muxhahedinëve"- tregon copëza nga bisedat me nipin e tij të vogël Shabani.

Aktualisht familja e Diamantit, bashkëshortja dhe dy fëmijët jetojnë në Siri.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT