E enjte, 17.10.2019, 03:59 AM (GMT+1)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Mjerimi i politikanit serb!

E enjte, 09.01.2014, 09:02 PM


Mjerimi i politikanit serb!

“Ndoshta kanë qenë shqiptarë,  nuk e di,  por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë” ( Vulini)

Nga Fahri Xharra

Zoti Vulin!  Kemi menduar se sado pak  lufta e fundit iu ka mbushur mend : iu ka mbushur mend në kuptimin e marrëzisë serbe  në lakminë e juaj të pa shterruar për të pasur edhe atë që nuk iu takon . Por ju  harroni shpejtë ; me qëllim e harroni çdo gjë dhe bëhëni sikur nuk e keni ditur.

“Ndoshta kanë qenë shqiptarë,  nuk e di,  por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë” kishit thënë para publikut tuaj . Sa mjerim për ju!

Menduat që s´ka më shqiptarë në Gjakovë ? Si nuk e keni ditur që përkundër krimeve që i keni bër, ka qenë e pamundur të na zhbëni ? Sa shpejt që harroni !

Sa vështirë kur bisha e shikon njeriun me syrin e saj të pangopur dhe mendon që  edhe viktima është bishë si ai . E pa mundur me ju.

Po iu rikujtoj disa gjëra të ”imta ” për ju, por që nuk harrohen kurrë : ”Një nga qytetet që ka pësuar më së shumti nga ushtria serbo-malazeze, përmendet Gjakova. Nju Jork Tajmsi shkruante se në të dy anët e rrugeve vareshin te varurit, dhe rruga për në Gjakove quhej " aleja e varjeve"(http://query.nytimes.com/mem/archive-free/pdf)  Nëpër territirin e Gjakovës vepronin formacionet ushtarake-policore me emrin Zhandarmeria Mbreterore, e njohur si "krilashi" që kryenin terrorin e porositur. Në Gjakovë behej ndërrimi  i fesë me forcë nga ajo katolike ne atë ortodokse. Neue Preese i Vjenes( 20.o3.1913 ) shkruante se me 7 Mars popi ortodoks me ndihmën e ushtrisë me dhunë i krishtëroi në ortodoks 300 gajkovar katolik,  kurse franceskani Pater Pulus, i cili kishte refuzuar që të hjekë dorë nga feja e tij, ishte mbytyr me bajonetë. ”

“Ndoshta kanë qenë shqiptarë,  nuk e di,  por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë”  keni thënë Zoti Vulin . Rënd për këto fjalë. Aty ishte një solidaritet mbarëkombëtarë pa dallim feje e as regjioni që të iu tregojmë juve si vrasës  e  botës si besimtarë që nuk iu lejojmë të shkelni mbi gjakun tonë në emër të fesë. Ne i dimë  mirë që ende jetoni në frymën e juaj gjëja se fetare  :Po e dëgjova vetëm edhe një fjalë shqip aty, do të vriten të gjithë….”  : Ne e dimë shumë mirë se çka predikojnë priftërinjt e juaj dhe se sa  afër me zotin janë ata.

”Ka një doktrinë në Ballkan,  një draft të vitit 1938,  që kërkon haptas dëbimin e njërit prej këtyre tre popujve prej gadishullit. Ky draft është shkruar prej një akademiku të njohur me emrin Vasa Çubrilloviç dhe titullohet: “Dëbimi i shqiptarëve”.

Në këtë program,  bashkë me idenë se jeta e kombit serb nuk do të ishte e sigurt asnjëherë përbri shqiptarëve në Ballkan,  e vetmja zgjidhje jepej dëbimi i këtyre të fundit. Ky dëbim duhej të niste me shqiptarët e Kosovës....Nuk di ndonjë rast që të jetë dënuar në Jugosllavi e më pas në ish-Jugosllavi. Një projekt kriminal i padënuar është më i rrezikshëm se një organizatë e fshehtë terroriste. Më 1999,  pra 60 vite më pas,  gjithë bota pa vënien në jetë të këtij projekti: “dëbimin e famshëm” të shqiptarëve.(Ismail Kadare)

Ju Zoti Vulin, ende nuk e  keni dënuar të keqën dhe për ate ti nuk sheh as shqiptar e as njerëz në Gjakovë .Ata ta turbulluan mendjen  .Dënimi i rrënjëve të së keqes është i detyrueshëm për të gjithë.

Ju e mashtroni botën, dhe në emër të fesë doni pa tjetër të futeni në tokën e huaj.

”Aleksandar Vulin,  lexojeni pak librin e Human Right Watch ''Nën pushtetin e urdhrave'',  kapitulli i Gjakovës,  aty një dëshmitar që kishte dalë nga shtëpia dhe po shikonte çfarë po ndodh,  përshkruan se pikërisht me fillimin e bombardimeve në ditët kur po mblidheshin meshkujt nëpër qytet,  ushtria po i sillte me kamionë në një fushë në dalje të Gjakovës në fshatin Lugbunar dhe po i ekzekutonte meshkujt në grupe... Këtë storie mund ta hulumtosh shumë lehtë,  sepse dëshmia lidhet me ditët kur kishte një numër të madh të meshkujve shqiptarë të Gjakovës që po merreshin peng nëpër shtëpi dhe rrugë,  sipas dëshmive,  trupat e tyre përfunduan në varreza masive në Serbi nëse e ndjekim vijën e gjakut dhe rivarrimet e viktimave në Gjakovë,  por ju mos e bëni këtë hulumtim fare sepse ju e keni simbolikën tuaj që e keni zbuluar në të gjitha luftërat në ish Jugosllavi se të '' të gjithë kanë vrarë'! (Xhesika Vula)  : Mos shkoni aty ku drama nuk ka përfunduar ende.

Marre për Serbinë, marre për ty Aleksandër Vulin !



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT