Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lutfi Alia: Kunavia (X)

| E hene, 06.01.2014, 09:00 PM |


KUNAVIA – 10

Ipeshkëvët titullarë në Dioqezën e Kunavisë gjatë shekullit XVI

EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA

Ne fund te shekullit XV, me Imzot Pietrus Masii (1492 – 1494), filloj seria e ipeshkëve titullar te Dioqezes se Kunavise dhe kesisoj vazhdoj gjate gjithe shekullit te XVI, deri ne shekullin e XIX.

Gjate shekullit te XVI, treva e Kunavise pesoj ndryshime te ndjeshme demografike, administrative, politike, social – ekonomike dhe fetare. Popullata e kesaj treve u pakesua, pasi shume u vrane ne lufte kunder hordhive turke, te tjere u masakruan gjate pushtimit turk, nje pjesë kishte emigruar ne Itali dhe ata qe mbeten, jetonin ne mjerim ekonomik, qe u thellua edhe me shume nga haraçi, qe i paguanin Perandorise turke.

Ne shekullin XVI, Perandoria turke e fuqizoj pushtetin politik dhe feudo-ushtarak ne trojet e Albanise. Nje nga perparesite e kesaj politike ishte turqizimi dhe islamizimi i popullates. Sulltan Bajaziti II, ne vitin 1505, pushtoj Durresin, shtypi kryengritjet e malesoreve te Dibres, Matit, Kunavise, Krujës, Bendës, ndaloj perdorimin e gjuhes albaneze, aplikoj ndarjen e re administrative, fuqizoj sistemine taksave dhe intensifikoj mobilizimin e rinise albaneze ne ushtrine turke.

Ne vitin 1506, treva e madhe e Kunavise, rezulton e coptuar ne njesi me te vogla lokale, ku pjesa qendrore, qe dikur kishte qene ne zoterim te familjes fisnike Marthaseos, e regjistruar nga turqit Martanesh dhe mbeti vetem nje nahije, ne varesi administrative te Sanxhakut te Elbasanit.

Trojet periferike te Kunavise, i kaluan sanxhaqeve te tjera, kesisoj turqit i ndryshuan dhe i prishen kufijt historike te Kunavise se lashte te fiseve ilire te Parthineve dhe Albaneve; nuk ishte me ajo Kunavia, qe mbijetoj gjate pushtimit romak; qe u shqua si principate ne perandorine bizantine; qe i rezistoj pushtimit serb; qe kontribuoj ne formimin e Shtetit te Albanise e te Mbreterise se Albanise dhe ma pas krah Gjergj Kastriotit, Zotit te Albanise, luftoj heroikisht kunder pushtuesve turq.

Kufijt e dikurshem administrativ te Kunavise nuk ekzistonin më, pasi ishte copetuar ne disa nahije.

Kunavia, nga antikiteti dhe gjate gjithe mesjetes, ishte shquar dhe si dioqeze dykishtare, por pasi ra nen roberine osmane dhe dioqeza pesoj tronditje te thelle, pasi nen presionin dhe terrorin e vazhdueshem turk, nje pjese e popullates filloj te konvertohej ne myslimanë sunitë.

Shkaqet e përhapjes të islamit në Albania, nuk ishin fetare, pra nuk ishte se u pelqente besimi islam, perkundrazi u lunvertuan ne myslimane te imponuar nga rrethana politike, juridike dhe ekonomike. Sipas rregullave të së drejtës fetare (Fikh), pushteti politik kaloj ne duart e sundueseve të Perandorisë Osmane, ndersa albanezet jomyslimane përjashtoheshin plotësisht nga të drejtat politike. Kjo rrethane ndikoj qe aristorkracia albaneze, per te mos humbur pronat dhe per te fituar te drejta politike, perqafoj e para islamizimin e kesisoj u favorizua nga Porta e Larte me privilegje.

Shtresa e ulët e malesoreve jomuslimanë, të ashtuquajturit „Rajah“, jo vetem nuk gezonin te drejta, por ishin të detyruar të paguanin tatimet te larta dhe te dergonin nje djale per shtepi ne ushtrine turke. Masa e malesoreve i rezistoj gjate ketyre presioneve juridike dhe ekonomike, por gradualisht familje pas familje, filluan te konvertohen ne myslimane sunite, prandaj dhe proçesi i islamizimit te popullit albanez vazhdoj mbi 3 shekuj. Islamizimi i malesoreve martaneshas u krye me menyren e çuditeshme te sinkretizmit fetar. Konvertimi ne islam, kryesisht behej per motive ekonomike dhe psikologjike, se pari nga kryefamiljari, i cili kesisoj siguronte lehtesira nga tatimet shkaterruese, ndersa pjestaret e tjere te familjes e ruajten besimin e krishtere, pra kesisoj u krijua nje forme kriptokatolicizmi.  Kthimi ne mysliman kryhej pjese – pjese kesisoj filloj me familje te veçanta, vazhdoj me fise e me pas me lagje, deri sa arrijti te perfshinte te gjithe treven.

Ne arkivin e Vatikanit, gjendet një relacion i mezit te shekullit XVI, me autor nje prift anonim, i cili tregon hollësi të rrethanave kishtare në Albania, nga rezulton se vetem nje e treta e albanezeve ishin muslimanë („te regjistruar padrejtesisht turqë“), kurse të gjithë të tjerët ishin të krishterë.

Me gjithe ndryshimin e kufijeve administrative te kesaj treve, Dioqeza e Kunavise e ruajti shtrirjen e mepareshme, ku dikur kishin funksionuar 24 famulli, ndersa ne shekullin e XVI numurri i tyre ishte pakesuar, por funksiononin dhe si Dioqeze ishte sufragane e Ipeshkevise se Durresit.

Katedralja e Shen Gjon Pagezorit vazhdonte te ushtronte aktivitetin, deri ne fund te shekullit XVII. Ne nje relacion te shekullit XVI derguar Propogandes Fide, tregohet se barbaret turq, kishin vrare disa klerike te krishtere, kishin djegur e shkaterruar shume kisha e manastire, kishin djegur ikonat, kishin thyer statujat e shenjetroreve, kishin shkaterruar mozaiket, u prishnin syte shenenjtoreve ne mozaiket etj. Nje pjese e madhe e kishave si katolike dhe ortodokse kishin mbetur pa çati.

Ne kete periudhe te veshtire, ipeshkev titullar i Kunavise ishte domenikani Don Bernardino.

Imzot Bernardinus Turchi. Prelat i urdherit domenikan me origjine nga Pogno e Novara (Itali), u emerua ipeshkev titullar i Kunavise ne vitin 1503, me bulen e Papa Giulio II. Qendroj ne krye te katedres te ipeshkevise tone deri ne vitin 1509.

Imzot Bernardi kreu pak udhetime apostolike ne Kunavi, por mungesen e tij e kompensonin ipeshkevet e dioqezave fqinje si te Bendes, Stefaniakes e sidomos nga Kryeipeshkevia e Durresit.

Imzot Gabrieli. Me pushtimin e Durresit, turqit shkaterruan deri ne themele Katedralen e Shen Maria, seline e Kryeipeshkevit dhe shume kisha e manastire. Per t’i shpetuar perndjekjeve dhe persekutimeve turke, Kryeipeshkevi i Durresit Imzot Gabrieli, u detyrua te nderronte shpesh here rezidencen, kesisoj ne vitin 1509, kryipeshkevia u çvendosi seline ne Ipeshkevine e Kurbinit, ndersa ne vitet 1510 – 1512, qendroj ne Kunavi, ne Katedralen e Shen Gjon Pagezorit ne Martanesh, ku kryente dhe funksionet e ipeshkevit te dioqezes sufragane te Kunavise, prandaj e kam renditur ne listen e prelateve, qe kane udhehequr Dioqezen tone.

Imzot Dionisio de Pagari (Regatiis). Prelat italian i urdherit domenikan, i emeruar ipeshkev i Kunavise nga Papa Leoni X me 23 mars 1517. Ne bulen e leshuar nga Papa thuhet: “Don Dionisio de Pagari, Episcopum in Canovia, in partibus infidelium …..” dhe i njihte te drejten, te ushtronte detyrat e ipeshkevit ne dioqezat e Pavia dhe Novara ne Itali.

Imzot Dionisio de Pagari (Regatiis), e mbajti per rreth nje vit titullin e ipeshkevit. Vdiq ne fillim te vitit 1518 ne Itali dhe ne vendin e tij vakant, Papa Leoni X, emeroj ipeshkev Imzot Gentile.

Imzot Opilino Gentile - OP. Ishte prelat i urdherit domenikan te predikuesve, me origjine nga Alessandria (Itali).  Ne aktet e Propogandes Fide, ruhet bula e Papa Leoni X, qe e emeron Ipeshkev te Kunavise me 12 prill 1518, madje aty perseritet: … Canovia in partibus infidelium, çka deshmon se nje pjese e malesoreve ishte konvertuar ne myslimane. Ne emerimin Don Opilino Gentili ipeshkev titullar i Kunavise, Papati i njihte te drejten te ushtronte funksionet e ipeshkevit ne kishat e Pavia, por pa te drejte ta dorezonte kete titull. Imzot Opilino Gentile, e mbajti per 10 vjet titullin e ipeshkevit te Kunavise, deri sa vdiq ne vitin 1528.

Imzot Joahhens Maria de Biglionibus. U emerua Ipeshkev i dioqezes se Kunavise, me bulen e Papa Klementi VII, me 27 nentor 1528, detyre qe e mbajti rreth 1 vit e me pas u transferua ne Itali. Ne kronikat e kohes, rezulton se, dy vellezer albaneze nga Martaneshi, fisniket Gerard dhe Teodor Marchesi (Marchaseos), te cilet pas renies te Kunavise nen zgjedhen turke, emigruan ne Marke te Italise, kishin financuar ndertimin e nje kishe ne Kuvendin “Zonja Meshirehyjnore” e famullise se Cevi. Kjo kishë u konsakrua me 23 dhjetor 1530, nga ipeshkevi i Kunavise, Imzot Giovanni Maria de Biglionibus, pra nga ipeshkevi titullar i vendit te tyre te origjines.

Imzot Gaspari - OP. At Koleti ne “Illirici sacrii” tregon se Imzot Gaspari ishte prelat me kombesi hungareze, i urdherit domenikan te predikuesve, i emeruar Ipeshkev i Kunavise nga Papa Klementi VII, me 25 maj 1529. Ne bulen, e emerimit te tij ipeshkev, theksohet: “Ngarkohet At Gaspare te drejtoj seline e Kunavise ne Albania, ku banon nje popull i krishtere, prandaj te shkoj dhe atje te perkujdeset per besimtaret…”.

Te njejtin informacion gjendet dhe ne “Tavole Romane” te urdherit Domenikan, me autor Fontana, i cili shkruan: “La chiesa di Canovia in Albania fu assegnata al vescovo padre Gaspare ungherese, designato da Clemente VII  il 25 maggio 1529, di cui però gli autori dell'ordine domenicano non fanno menzione alcuna…”

“Kisha e Kunavise ne Albania, u dorezua ipeshkevit At Gaspare, hungarez i urdherit domenikan, i emeruar nga Papa Klementi VII, me 25 maj 1529, por per atë, autoret e urdherit domenikan, nuk flasin ”. Me tej shkruan: “Nuk ka dyshim se Imzot Gaspari shkoj ne Kunavia dhe e vizitoj dioqezen, por aktet, qe permbajne relacionet e kesaj vizite, kane humbur”.

Ne vitet ne vazhdim, nuk kam mundur te gjej te dhena per dioqezen, ipeshkevet, per prelatet dhe per malesoret e Kunavise, kesisoj jam ndodhur para nje boshlleku te madh dokumentash.

Per periudhen 1530 – 1550 njohim disa nga ipeshkevet titullar te Kunavise, por me pak te dhena, qe nuk me kane ndihmuar per te vleresuar situaten e dioqezes dhe te maalesoreve te kesaj treve.

Imzot Johannes Battista de San Nazzaro. Ishte murg françeskan. Ne vitin 1536, u emerua ipeshkev titullar i Dioqezes se Kunavise dhe pse banoret ishin in partis infedelium, por nuk dihet per sa kohe e mbajti kete titull.

Imzot Pietrus Francescus de Nobilibus. Ishte murg françeskan. Me bulen e Papa Paolo III, e dates 25 janar 1544, u emerua ipeshkev titullar i Kunavise, ku thekssohej in partibus infidelium. Nuk dihet per sa kohe qendroj ipeshkev dhe çfare aktiviteti ka zhvilluar ne Kunavia.

Si ne emerimet e ipeshkeve te meparshem dhe per Imzot Pietrus Francescus de Nobilibus, rezulton se nje pjese e popullates te Martaneshit tashme ishin infedelium (pa fè), pasi ishin konvertuar ne myslimane synite. Ne keto vite, konvertimi ne fene islame, provokoi dhe kundershti dhe perplasje mes paleve, kesisoj te krishteret i quajten infedelium pjesen e bashkefshatareve, qe e braktisen fene e te pareve; nga ana tjeter, myslimanet i quajten kaurrë (pa fè), si katoliket ashtu dhe ortodokset martaneshas. Jo vetem kaq, por kur nje familje rezistonte e nuk pranonte te kthehej ne mysliman, administrata turke e persekutonte, madje dhe i internonte ne Anadoll.

Ne kete klimë terrori, turqit perdornin te gjitha metodat, per t’i detyruar malesoret te beheshin myslimanë, kesisoj benin dhe presione psikologjike, si p.sh nje familje nga fshati Peshk, qe kishte nje djale, Ndreun qe sherbeente murg ne Manastirin e Shen Martinit, nuk pranoj te konvertohej ne mysliman, atehere spahiu per ta thyer rezistencen e per ta poshtruar para bashkefshatareve, e regjistroj me mbiemerin Kaurri. Pleqte tregonin se per t’i shpetuar keqtrajtimit, fyerjeve e dhunes se vazhdueshme, kjo familje u detyrua te largohej dhe thuhet, se u strehua ne qytetin e Durresit, ku murgu Ndreu kishte shume miq.

Krahas “ndarjes” tolerante, ne banore katolikë dhe ortodoksë, qe kishte ekzistuar nder shekuj ne treven e Kunavise, konvertimi i nje pjese familjesh ne myslimane, e tronditi bashkesine malesore, pasi ndarja ne besnike te krishterimit dhe ne pasues te islamit, krijoj nje konflikt te ri social, qe u shpreh me diskreminimin e familjeve ne varesi te perkatesise familjare. Kjo dukuri filloj brenda familjes dhe brenda fisit, pra pjesa qe mbeti e krishtere, perfliste pjesa tjeter qe u konvertua ne myslimane dhe anasjelltas, por gradualisht ky diferencim u shtri dhe ne lagje e ne fshatra.

Kesisoj, filluan te krijohen diferencime brenda fisit e ndermjet lagjeve e fshatrave te Martaneshit. Natyrisht, proçesi i myslimanizimit pati shume ndikime negative, kesisoj ndaloj martesat me fè te ndryshme, ndryshoj rregullat dhe zakonet e proçedurave te fejeses, te marteses, te dasmes, te kremtimit te festave fetare, si dhe te riteve mortore. Ne keto vite u ndane varrezat, si kuptohet nga toponimi “Varret e Kaurrit”, pra varreza e te krishtereve qe ndodhej ne fshatin Gjon, e cila ishte veçuar nga varrezat e myslimaneve.

Proçesi i islamizimit te malesoreve te Martaneshit, ndonese filloj ne dekadat e para te shekullit te XVI, u zhvillua me ritme te ngadalta e kesisoj vazhdoj per shume kohe, madje deri ne shekullin e XVIII, ende nuk ishin ndertuar xhamite.

Megjithese u krijuan diferenca fetare dhe kulturore, martaneshasit e ruajten unitetin e bashkesise malesore, kesisoj vazhduan te banonin ne komunitet si me parë, shtepite e katolikeve ishin prane shtepive te myslimaneve, pra nuk ndodhi si ne zona te tjera, ku u krijuan lagje te veçuara me katolike dhe lagje me myslimane.

“Ndarja” sipas perkatesise fetare, nuk e perçau shoqerine malesore te Martaneshit, perkundrazi ata vazhdonin te ruanin lidhjet fisnore dhe te fqinjesise, madje ne te gjitha kryengritjet antiturke, luftonin se bashku dhe krah per krah, per çlirimin e vendit.

Nje rol te rendesishem ne autokonservimin e identitetit kombetar ne malesoret e kesaj treve, ka luajt Kanuni i Martaneshit, pra rregullat dhe normat etiko-morale te drejtes zakonore, te cilat e ndanin fene nga pushteti dhe njekohesisht u bene barrikade ndaj influencave te kultures osmane.

Bashkjetesa harmonike dhe uniteti ndermjet malesoreve me besime fetare te ndryshme, eshte shprehje e kultures dhe toleranes te martaneshasve,te cilet shprehen kapacitet individual dhe kolektiv, per te jetuar ne mirekuptim dhe me respekt reciprok, pavaresisht nga perkatesia fetare. Kjo tolerance ishte formuar prej kohesh, pasi ne Martanesh bashkjetonin ne harmoni katoliket dhe ortodokset, madje dioqeza e Kunavise kishte dy ipeshkev, njeri katolik e tjetri ortodoks, kesisoj nuk solli perçarje dhe as konflikte me banoret e islamizuar. Kjo kulture tolerance u reflektua dhe ne vitet e me voneshme, pikerisht ne fundin e shekullit XVIII, kur shumica absolute e malesoreve martaneshas perqafoj bektashizmin, nje besim fetar tolerant, paqesor, liberal dhe patriot.

Ne politiken per te turqizuar popullin tone, administrata turke, ushtroj dhune per te ndryshuar menyrat e jeteses dhe rregullat e shoqerise malesore, e cila u perball me situata te renda, pasi e kishte te veshtire te pershtatej me kulturen lindore. Kesisoj, populli yne kishte perdorur per shekuj kalendarin Julian dhe sapo kishte filluar te familjarizohej me kalendarin Gregorian, por ne kete kohe (shekulli XVI), turqit e detyruan popullin tone te perdori kalendarin hënor turk, ate qe ne e quajme alla-turka, madje imponuan te perdorej ne gjuhen turke. Gjithashtu, ne kete kohe turqit ndryshuan sistemin e njesive te matjes, p.sh koha ditore matej sipas ores allaturka, qe vazhdoj ne vendin tone deri ne vitin 1912 etj, madje ne Sahatin e Madh te Elbasanit, ora allaturka u ndryshua ne vitin 1920, kur pas shume shekujsh u aplikua ora astronomike, qe kemi dhe sot.

Keto ndryshime, si dhe shume te tjera, per kohe te gjate krijuan keqkuptime dhe hutim ne popull, pasi ishte e veshtire te braktisej tradita, nuk mund te ndryshoheshin ne menyre radikale raportet miqesore e fisnore, mardheniet etike e morale ndermjet malesoreve, sidomos u krijua konfuzion me datat e festave fetare dhe kalendarizimin e veprimtarive ekonomike e shoqerore.

Megjithate, malesoret e martaneshit dhe pse u kthyen ne myslimane,  vazhduan t’i kremtojne festat fetare te krishtera, kesisoj deri ne fund te viteve ‘50 te shekullit XX, festohej dita e Shen Mitrit, Martinida (Shen Martini), Shen Gjergji etj. Kjo kulture kriptokristiane, i ka rrenjet ne ato vite te veshtira (shekujt XVI - XVII), kur malesoret e kesaj treve, nen presionin e pushtetit ushtarak, ekonomik dhe psikologjik te Perandorise Osmane, u detyruan te kthehen ne mysylmanë sunitë, por duke ruajtur elemente te shumte e me vlera te kultures se krishtere.

Shpesh diskutohet perse albanezet u nenshtruan konvertimit ne fene myslimane? Perpos faktoreve dhe rrethanave te mesiperme, ka ndikuar dhe nje faktor parimor, qe nuk nodhi me popujt e tjere, si psh me bullgaret qe u turqizuan me heret, me bosnjaket qe zgjodhen ne masivitet myslimanizmin, ndersa greket preferuan te dorezonin lirine per te mos u myslimanizuar, albanezet nga ana tjeter pranuan te ruajne besimin e krishtere, duke e paguar me humbjen e lirise. Proçesi i islamizimit te popullit albanez filloj ne shekullin XVI dhe vazhdoj me shekuj, si pasoje e rezistences per te mos u konvertuar dhe per kryengritjet e vazhdueshme per t’u çliruaar nga zgjedha turke.

Pa dyshim, pjesa me e madhe e popullit albanez, u myslimanizua me dhunen e pushtetit Osman, e ket pervoje te hidhur, populli yne e ka shprehur me proverbin: “ku eshte shpata, eshte feja islame”. Kete thenie albanologu Johann Georg von Hahn, e degjoj shpesh ne takimet me malesoret si tregon ne librin e tij “Albanesischen Studien I”, te botuar ne 1854, f. 36.

Ne vitet e veshtira te pushtimit turk, kleriket e krishtere dhe malesoret martaneshas arrijten te perballojne trysnine e pushtetit dhe te kultures turke, kesisoj mbijetuan, duke ruajtur me dinjitet identitetin kombetar dhe pasurine e madhe etnokulturore, qe na e kane lene trashegimi me te cilen ne sot krenohem.

Imzot Gerolamo de Rubeis. U emerua ipeshkev titullar i dioqezes se Kunavise me 4 shtator 1560, me bulen e Papa Piu IV. Dhe per kete ipeshkev te dhenat jane te pakta.

Ne keto vite rezulton se ne Dioqezen e Kunavise ishte pakesuar numeri i kishave dhe i manastireve, gjithashtu ishte pakesuar numeri i besimtareve katolike, ndersa popullata ortodokse vazhdonte t’i rezistonte presionit te vazhdueshem turk per t’u myslimanizuar.

Sipas Milan Šufflay, ne vitin 1569, Kunavia kishte ipeshkevin katolik dhe ipeshkevin ortodoks.

Ne vitet 1560 – 1571, banoret e Martaneshit u bashkuan ne kryengritjen e gjere te fshatarsise, qe perfshiu pothuaj te gjitha trevat e Albanise. Kryengritesit kundershtuan t’i binden ligjeve, te cilat i kish shpallur Sulltan Sulejmani I, i ashtuquajturi i Madherishmi – Legjislatori (Kanùniu), i debuan pushtetaret turq dhe i ndeshkuan kreret albaneze, qe kishin bashkepunuar me pushtuesit si spahij, timarli, kadi, subash e bylykbash.

Per disa vite, Martaneshi dhe shume treva te tjera te thella malore, u kthyen ne veteqeverisjen e më parëshme, por kjo situate nuk zgjati shume, pasi Sulltani dergoj forca te medha, per te shtypur dhe per t’i vene ne varesi popullin albanez, kesisoj me forcen e ushtrise, u rivendosen spahijt dhe u shtua numeri i timareve ne malesi, duke i copetuar hasset e dikureshme te sanxhakbejlereve, çka konfirmohet ne regjistrimet e tokave, qe u kryen ne vitet 1571 dhe ne vitin 1590.

Ashpërsia e Stambollit për shtypjen e kryengritje te albanezeve, duket në fermanin e Sulltan Sulejmanit I, i cili urdheronte: “…… të pabindurit t’i shkoni në shpatë, fëmijët dhe gratë e tyre t’i bëni robër, kurse pasuritë dhe plaçkat t’ua grabitni”.

Kishë ortodokse në Dioqezën e Kunavise, e ndertuar në thellësi të maleve.

Në vitin 1569, Sulltan Selimi II urdhëroj konfiskimin e të ardhurave të kishave të Perandorisë, çka ndikoj qe bashkësitë e krishtera albaneze te kalojne nje situate te veshtire. Falë vetëm gatishmërisë dhe impenjimit apostolik të françeskanëve, që e kishin shtrire aktivitetin baritore-shpirtërore ne trevat e albanise qendrore dhe veriore, u arrit te kapercehej kjo situate e veshtire.

Ne treven e Martaneshit, nje rol te veçante kane dhane murgjerit e Manastirit te Shen Trifonit, qe ndodhej ne fund te livadheve te Ballena e Madhe dhe manastiri i Shen Martinit, ne fshatin Peshk.  Kontributin dhe guximin ne keto veprimtari apostolike, disa nga misionaret françeskane e paguan me jeten, u bene martire te katolicizmit aalbanez.

Imzot Paolo Bisanzio. Ne fund te shekullit te XVI, disa nga kishat dhe manastiret e dioqezes se Kunavise nuk funksiononin, shume prifterinj u larguan, prandaj, Selia e Shenjte u detyrua te suprimoj funksionin e ipeshkeveve, per çka vendosi te ngarkonte adminsitratoret apostolikë, qe zakonisht ishin ipeshkev te dioqezave fqinje, ose te dioeqzave te tjera, si rasti i Imzot Pal Bizanti.

Ne vitin 1576, Papa Gregori XIII, emeroj administrator apostolik te Dioqezes se Buda dhe Kunavise Imzot Pal Bizanti, i cili, nje vit me pare ishte liruar nga posti i ipeshkevit te Kotorrit. Si kuptohet Buda ishte shume larg nga Kunavia, por ky emerim bazohej ne aftesite e Imzot Bizanti, i cili do t’i vizitonte periodikisht per te predikuar ungjillin ne te dyja keto dioqeza.

At Koleti ne “Illyrici sacrii” shkruan se ndermjet skedave qe disponoj, gjeta nje diplomë pontifikati, qe shprehet ne keto terma: “Avendoti noi di recente nominato Mons. Paolus Bisanzio, in un'altra lettera amministratore della chiesa di Buda nei modi e forme espressamente enunciati, come consta più dettagliatamente in tale lettera, sperando che ti preoccuperai di governare saggia-mente con l'aiuto di Dio anche la chiesa vacante di Conavia in partibus infidelium, stabiliamo che tu eserciti a nostro beneplacito l'autorità apostolica in tale chiesa di Conavia nelle cose spirituali e  temporali e amministri i suoi beni ecc., 14 gennaio 1576”.

Nga ky informacion kuptohet se Papa Gregori XIII e udhezonte Imzot Pal Bizanti: “shpresoj se do te preokupohesh dhe me ndihmen e Zotit te qeverisish me mençuri dhe kishat e Kunavise, qe jane pa ipeshkev, ku nje pjese popullate eshte infidelium, prandaj te shkosh e me pelqimin tone e me autoritetin apostolik, t’i ndihmosh ne aspektin shpirteror e ne administrimin e te ardhurave”.

Sa kohe qendroj ne kete detyre Imzot Bizanti nuk dihet, por duke marre ne konsiderate se koha mezatare e qendrimit te nje ipeshkevi ne drejtimin e dioqezave ishte mezatarisht 10 vjet, mund ta imagjinojme se ai ka qendruar relativisht gjate dhe me vizitat apostolike ne Dioqezen e Kunavise, ka kontribuar te ruhet besimi katolik nder malesoret e ketyre trevave.

Si shihet, ne pesë bulat Papale, ne emerimin e ipeshkeve titullare te Kunavise ne shekullit XVI, thesohet se banoret jane in partus infidelium, pra e kishin braktisur besimin e krishtere.

Ne keto vite, populli albanez ishte ne trysnine e eger te pushtetit turk dhe nen presionin invadent per t’ u konvertuar ne fene myslimane, prandaj per te perballuar kete situate, kisha katolike dhe ajo ortodokse e fuqizuan aktivitetin. Kleri albanez jo vetem luftoj me vetmohim ne mbrojtjen e besimit te krishtere, por ndikoj fuqishem dhe ne mbrojtjen e identitetit kombetare, kesisoj liturgjine dhe ceremonite fetare, i zhvillonin ne gjuhen albaneze. Per kete deshmon dhe fakti se shume prifterinj albaneze ndoqen studimet ne kolegjin e Loretos ne Itali e pasi u kthyen, sherbyen ne famullite te shumta, ku i kryenin sherbesat ne gjuhen albaneze.

Prifterinjt e kishave te Kunavise i zhvillonin ne gjuhen albaneze liturgjine, meshen, pagezimin e femijeve (e vertetuar me dokumentin e vitit 1462), katekizma, pra mesimi i ungjillit dhe i parimeve ekleziasike te krishterimit ( Mesharin e Dom Gjon Buzukut ne vitin 1555). Fakti i shtypjes te 500 katekizmave ne gjuhen albaneze  ne vitin 1584, te cilat i moren dhe i shperndane ne vendin tone misionaret At Kumoloviki, At Tom Ragjia dhe prifti albanez At Amano Duka, i shkolluar si klerik ne Kolegjin Ilirik të Loretos, deshmon se kisha katolike kishte fizionomine albaneze, praandaj me te drejte, shume teologe serjoze flasin per ritet latino-albaneze ne kishat dhe manastiret tona.

Vitin e kaluar, ne biblioteken e Vienes u zbulua dhe nje liber tjeter i shkruar ne gjuhen albaneze, qe sipas studiuesit Behar Gjoka eshte shtypur ne fillim te shekullit te XVI, pra para Mesharit. Ne nje flete te ketij libri, ne italisht dhe ne gjuhen albaneze shkruhet: Shkalla I. Ligjerata VI. Si e krijoj Zoti Adamne et Evene. Te paret tane print”, pra ne kuptimin prindët tanë të parë”.

Ne zhvillimin e liturgjise dhe ne dukimin e krishtere te albanezve ne vitet e mesjetes, ndihmoj dhe vepra e Lek Matranga “E mbsuame e Chraestere” e botuar ne vitin 1592. At Lek Matranga eshte shkrimtari me i hershem i arberesheve te Italise, i cili pasi mori mesimet e meshtarise, shkroj ne gjuhen albaneze doktrinen “Te mesuarit e krishterimit”, i cili ne fakt asht perkthim i lire, i librit me te njejtin titull i jezuitit spanjoll P. Landesma. Pavaresisht nga kjo rrethane, rendesi ka fakti se kete liber e sollen ne vendin tone murgjit bazilianë dhe françeskane, te cilet e shpernadane neper ipeshkevite e vendit tone. Ne keto vite, ne kishat dhe manastiret tona sherbenin dhe prifterinj dhe murgj te pa shkolluar, pra te pa afte per te sherbyer liturgjine dhe per te kryer ritet dhe ceremoni fetare te rregullta, kesisoj ky udhezues ne gjuhen albaneze, ishte nje ndihmese e madhe.

Perdorimi gjuhes albaneze ne kishat e vendit tone vertetohet me historine e arberesheve, te cilet prej 5 shekujsh ende ruajne te foluren e hereshme albaneze, madje ne kishat katolike dhe ato te ritit ortodoks, prifterinjt arbereshe e zhvillojne meshen, ritet dhe ceremonite fetare, katekizmen e krezmen ne dialektin arberesh, pra ne gjuhen albaneze, qe flitej ne trojet tona ne shekullin e XV.

Pas pushtimit turk, Provincat e Urdherit Françeskan te Maqedonisë dhe te Albanise, për shkak të vështirësive të shumta dhe numrit shumë të vogël të kuvendeve (kishin mbetur vetëm 5 kuvende), shndërrohet në Kustode e Albanisë, pra Roja e Albanise, ne kuptimin roja shpirterore e katolicizmit (Gonzaga: l’origine dei francescani, f. 624; Sirdani, Françeskanët .... f. 35).

Në vitin 1592, me dekretin e Papa Klementit VIII (1592-1605), Kustodia e Albanise u kthye përsëri në Provincë, (Fabianich, Holzapfel), madje ne kete kohe u rindertua manastiri i Shen Martinit ne Martanesh, i cili e vazhdoj dhe per disa dekada aktivitetin ne kete treve te thelle malore.

Per vitet e fundit te shekullit te XVI, kemi shume pak te dhena si per dioqezen e Kunavise dhe per ipeshkevet e per famullite. Dime se dioqeza administrohej nga Imzot Pal Bizanti, por nuk njohim emerat e kishave te mbetura ende ne kembe.

Ne shekullin e XVII, gjejme informacione te shkurtera, por te qarta, qe konfirmojne mbijetesen e Dioqezes se Kunavise dhe ruajtjen e besimit katolike nga nje pjese e malesoreve te kesaj treve, si dhe njihemi me nje fakt te rendesishem historik, te gjithe ipeshkevet ishin prelata albaneze.

-Për ZSh-në, nga Italia 6 Janar 2014-