E premte, 29.03.2024, 08:22 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Rreziku nga islami i importuar

E hene, 06.01.2014, 08:58 PM


S’na duhet islami i importuar dhe  rreziku nga ai

Nga Fahri Xharra

Kush janë këta flliqtana me mjekrra që po na trazojnë? Ç´i duhet këtij populli që memzi e pa lirinë që të ballafaqohet me disa mbeturina  arabo-osmane të ndërsyera nga qarqet pansllviste  ? A jemi të vetdijshëm se me çfarë hapash të mëdhenj po e dërgojnë popullin tonë në humnerën e pa kthim të përgatitur në kuzhinat më antishqiptare?

Duke e shikuar të vërtetën në sy , atë të vërtetë e cila nuk mund të mohohet, pa asnjë dyshim lind pyetja se a jemi në debat artificial mbi fenë apo jemi duke fuqizuar një ndjenjë tonën për të cilën jemi krenar dhe të cilën po duan të na e mohojnë.

”Të gjithë ata që nuk ia deshën të mirën kombit shqiptar, vazhdimisht kanë bërë përpjekje që ta përçajnë, duke i nxitur pjesëtarët e saj që ta shohin njëri-tjetrin përmes dallimeve. Theksimi i dallimeve dhe nxitja e urrejtjes ndaj identiteteve partikulare të individëve e grupeve të caktuara, mjerisht po vazhdon edhe sot” shkruante dikush dikund. Po çfarë janë ato identitete ”partikulare ” të individëve ?  A ka kombi ynë aq shumë identitete qosjane ,sa të quhen edhe partikulare (të posaçme ) individuale, të cilave nuk po guxokam të iu përzihemi.? Jo. Ne e kemi një identitet , e ai është identiteti ynë shqiptar.

”Ngjizja e kombit shqiptar mbi këtë larushi (nga të gjithë popujt e Ballkanit, duke qenë edhe më të lashtët, mund të thuhet se shqiptarët më së shumti iu ekspozuan ndikimeve të ndryshme. Shumëllojshmëria kulturore e fetare, paraqet shtresëzimin historik të epokave, sipas kronologjisë,) nuk ishte punë e lehtë. Rilindësit shqiptarë, duke kuptuar frymën e kohës që po jetonin dhe me një vizion shumë të qartë për të ardhmen, iu përveshën punës. Përhapja e frymës kombëtare ndër shqiptarët e paarsimuar, edhe sot mund të duket një mision i pamundur. ”   na thoshte dikush  diku në një shkrim.

”Ay shkrin ishte shkruar sipas parimit:çfarë ka dashur autori të thotë me këto vargje? Si mund të ketë debat artificial kur konkretisht disa imam  kanë rrokur jataganin kundër gjysmës së popullatës dhe kundër kushtetutës? Debati jo vetem që s'ështëartificial po është kryekeput politik dhe relevant.(B.I)” .... dhe plotësisht me vend dhe frytdhënës.. Ne po duam e  po urojmë  qe t'i dalin dhe "pija" iluzioniste qe e ka mbërthyer sa muaj  atë që  shkruan mbi këte çështje sepse të dehesh pa pirë nuk është mirë..

:"Presioni mbi tjetrin që nuk ndan të njëjtat vlera dhe bindje me ty, është para së gjithash paranojë e shkaktuar nga injoranca dhe shpirtngushtësia. Drejtimi i gishtit kah tjetri që nuk është si vetja jonë, nuk na bën nder. Të gjithë kanë nevojë të frymojnë lirshëm, pa e pasur frikën nga përjashtimi i çfarëdo forme."   (shkruan dikush diku)  ....dhe te na mbyllin  gojën ,e ne emer te tolerances te heshtim ? Kujt i duhet kjo tolerancë nda tyre?

Më erdhi çudi    shkrimshkruesi përpiqet kritikës në media, debatit t'i japë konotacion se debatin e kanë udhëhequr idiotë e shpirtngushtë kundër atyre që mendojnë ndryshe !... deri sa edhe unë unë jam vetë pjesë e atij debati, bile me zhurmë të madhe.

”Përhapja e frymës kombëtare ndër shqiptarët e paarsimuar, edhe sot mund të duket një mision i pamundur.” .(shkruan dikush dikund)......”Shumëkujt mund t‘i duket se të ngresh çështje të tilla, pra të polemizosh me të çmendurit, është kohë e humbur. Ndërkaq, të çmendurit (që në këtë rast do t‘i përligjnim po të ishin thjesht të tillë), vazhdojnë veprën shkatërruese mu në sytë tanë. (Ismail Kadare).  A nuk është kështu?

Me ta duhet të mirremi , duhet të mirremi me” flliqtanat me mjekrra (R.Haradinaj ) ” se janë të rrezikshëm , janë vulgarë dhe të pa moralshëm.....”Duket fyerje, natyrisht, të merresh me ta. Dhe ashtu është. Por kur ujërat e zeza vërshojnë befas, dikush duhet të merret me to.(Ismail Kadare)

”Rryma të ndryshme fetare të cilat mundohen që islamin ta bartin në jetën tonë publike, ta bartin në diskursin tonë publik, ta bartin si një mënyrë tjetër jetese, më një diskurs tjetër mund të paraqesin rrezik për shtetin e Kosovës. Kështu ka thënë në pjesën e dytë të intervistës dhënë gazetës "Zëri”, ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Ai kërkon nga Ministria e Brendshme, ministri të tjera, agjenci të ndryshme që të jenë më të vëmendshëm.“Këtë se çfarë unë po e them para jush e kam ngritur edhe në takime të caktuara edhe në Evropë, por edhe në Lindje të Mesme”, ka thënë Hoxhaj. Sipas tij, Kosova dhe qytetarët e saj në kuptimin e historisë, gjeografisë, në kuptimin e kulturës janë evropianë. “Dhe agjenda jonë evropiane është rikthim në Evropë. Unë mendoj që Kosova nuk ka nevojë as të eksportojë e as të importojë islamin”, ka thënë ministri gjatë intervistës  ....Dhe duhet të the qartas se Kosova nuk ka nevojë as të eksportojë e as të importojë islamin ekstremist. Ta ruajmë atë që e kemi.

”Interesimi i Serbisë është që të lulëzojë radikalizmi islamik në Kosovë. Serbia e ka themeluar fondin special për destabilizimin e Kosovës së Pavarur dhe sektorin islamik, i cili ka fondin e pakontrolluar nga shteti. Islamikët radikalë shqiptarë kontaktohen nga sektori serb islamik në vende islamike. Islamisti shqiptar nuk ka njohuri se ai po kontakton një islamist që është kryekëput në shërbim të Serbisë, sepse kontakti ka emër mysliman, ka post në vende islamike, dhe i kryen të gjitha besimet fetare. Kontakti i tij do t’i japë para për t’i ndihmuar myslimanët në Kosovë apo Shqipëri, por nuk do t’i zbulojë asgjë se ato janë para të Beogradit për destabilizim të Kosovës.  ”( Reshat Sahitaj)

”Nga ana tjetër i garantojmë se Islami dhe muslimanët do të jenë identiteti kryesor dhe faktor i të mirave të përgjithshme të këtij populli. ” (deklarohet dikush tjetër kundër Ministrit Hoxhaj) .” Ndërkohë një dekret presidencial në Egjypt, shpall Vëllazërinë Muslimane një organizatë terroriste. Presidenti egjiptian, Adli Mansur, sot nënshkroi një dekret që parashikon përfshirjen e Vëllazërisë Myslimane në listën e organizatave terroriste. Dekreti parashikon, konfiskimin e aseteve të Vëllezërisë si dhe zbatimin e ligjit ushtarak për anëtarët e saj. ”(AScreen )....Nëse qendra e kulturore e botës arabe- Egjypti e sheh të arsyeshëm një hap të tillë... Më në fund të mbyllet edhe tek ne një herë e përgjithmonë një lojë e kurdisur.Boll Mo!

Serbia te perëndimorët thot që ne  jemi ekstremistë fanatik islamik , kurse në shtete arabe dhe të ndryshme muslimane se na jemi properëndimorë të papërmisueshëm.

E e vërteta është se na jemi proprerëndimor e aspak islamist ekstremist .......Ndërsa Ismail Kadare shkruan ...”Shumëkujt mund t‘i duket se të ngresh çështje të tilla, pra të polemizosh me të çmendurit, është kohë e humbur. Ndërkaq, të çmendurit (që në këtë rast do t‘i përligjnim po të ishin thjesht të tillë), vazhdojnë veprën shkatërruese mu në sytë tanë.



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora