E shtune, 20.04.2024, 05:40 AM (GMT+1)

Sport

Donadoni: Kjo Itali me pelqen

E diele, 01.06.2008, 02:47 PM


Kampionet festojne...
Jeton Selimi

Fitoret duhet te vijne atehere kur kane vertet vlere, por, per momentin, edhe nje sukses ne ndonje miqesore eshte i pranueshem. "Eshte e qarte se rezultati ka vlera, por me e rendesishme ishte ta benim kete test dhe te shikonim sjelljen e lojes ne situata te ndryshme. Me pas, pak naivitetit na i ngaterroi gjerat, por, ne fund te fundit, kjo Itali me pelqen", ka thene Roberto Donadoni, trajneri i perfaqesueses se kalter. Ai nuk i kursen lavderimet edhe per Di Natalen: "Toto nuk po ben as me shume e as me pak sesa ka bere deri tani ne Kombetare dhe ne kampionat. Eshte ne nje moment forme shume te mire, kete e tregoi edhe kunder Belgjikes". Por ka edhe verejtje per djemte e tij, gjera qe kur te filloje evropiani nuk duhen lejuar. Edhe nje opinion per Kasanon dhe Del Pieron nuk eshte aspak i tepert: "Ndonje naivitet i tepert, ndonjehere dhe momente ku nuk eshte dhene shume, na krijuan veshtiresi, por ne teresi, gatishmeria ishte ajo e duhura, edhe pse na duhet te permiresohemi. Qendrimi i Kasanos dhe Del Pieros? Une gjera te tilla i marr te mireqena, ky eshte shpirti i duhur", ka perfunduar prononcimin e tij trajneri i kater here kampioneve te botes, Italise. Me dy gola me peshe te rende, Toto Di Natale ka qene njeriu-ndeshje i perballjes me Belgjiken. "Ishte nje ndeshje e bukur, nje miqesore qe kerkonim ta fitonim. Ia dolem, une jam i lumtur per dy golat. Te goli i pare u tregua i zoti Andrea (Pirlo), ndersa tek i dyti Akuilani, qe me dha nje asist te bukur. Per mua eshte nje nder te rri ketu mes kampionesh. Por jam edhe une. Me pas do vendose trajner", deklaroi ai. Batuta e fundit per merkaton, sepse sulmuesi po joshet nga Roma: "Kam nje kontrate te gjate me Udinezen. Familja Poco me ka bere te ndjehem gjithnje mire. Keto gola dua t'ua dedikoj atyre". Debutimi si titullar, ndonese ne nje miqesore, e ka bere mbremjen e Alberto Akuilanit vertet te paharrueshme. "Nuk e prisja, por u perpoqa te isha i gatshem. Ishte nje test i mire, te gjithe donim te paraqiteshim mire. Me pas mberriti fitorja qe na dha moral dhe qe eshte nje ogur i mire per evropianin. Cfare pres tani? Konkurrenca eshte shume e forte, por une jam i kenaqur qe jam ketu ne kete grup. Jam ne dispozicion dhe do te luaj kartat e mia ashtu sic duhet bere pa shume probleme. Me Di Natalen ne krah, ka me shume mbeshtetje nga jashte, me pas nuk e di, edhe me Kamoranezin ne ate pozicion jam ndjere mjaft mire. Keta jane dy module njesoj si ata te Romes dhe une ndjehem mire ne ate pozicion, ka treguar romanisti i ri.

Kampioni Del Piero
Del Piero: Te gjithe te kenaqur

Aleks Del Piero eshte kthyer te veshe fanellen e kalter dhe kjo per te eshte suksesi i pare: "Besoj se duhet te jemi te gjithe te kenaqur, ka thene juventini. Besoj se ka qene nje test i mire. Beme dicka te bukur si ne pjesen e pare ashtu dhe ne te dyten. Keto ndeshje duhen pergatitur ne menyren e duhur, si ne te mire ashtu dhe ne te keq. I nevojiten trajnerit per te testuar gjera te ndryshme, por mbi te gjitha per te rifituar shpejtesine e lojes, besimin ne ate qe ndodh ne nje ndeshje nderkombetare, qe ne fund te fundit eshte ajo qe na pret. Jemi te lumtur qe evropiani do te nise, mezi po presim. Shpresojme qe gjithcka te funksionoje ashtu sic duhet. Kasano? Me te jam kerkuar shpesh ne fushe, sidomos brenda nje moduli te caktuar, nuk duhet ta harrojme kete gje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora