E enjte, 25.04.2024, 01:15 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Shaban Polluzha dhe bashkëluftëtarët e tij

E diele, 01.06.2008, 02:22 PM


Mr. sc. Kadri Mani[1]

 

Shaban Polluzha dhe bashkëluftëtarët e tij

/Në 63-vjetorin e luftës heroike të së Djathtës Kombëtare/

 

„Nëse vazhdojmë rrugën për në frontin e Sremit, do të likuidohemi pa arritur atje, kurse, në anën tjetër, në Kosovë të tjerët pa kurrfarë mëshire as pengesash do të bëjnë terror mbi gratë dhe fëmijët tanë“

 (Brigada e Shaban Polluzhës, Podujevë, 20 janar 1945)[2]

Lufta Antifashiste (proçetnike), Nacionalçlirimtare (robëruese)

(Nga autori i këtyre radhëve)

 

Përse Kuvendi i Madh i Mukjes, gjatë Luftës së Dytë Botërore u shfaq edhe si mbarësi, por edhe si tragjedi kombëtare? Cili ishte roli i forcave politike të kohës për mos arritjen e kësaj Marrëveshje të Madhe  dhe si u varros e ardhmja pluraliste e Shqipërisë.[3]

 

ZANAFILLA E PËRPJEKJEVE TË LËVIZJES SË SHABAN PALLUZHËS

 

“Drenica, e udhëhequr nga Shaban Palluzha, i dha grushtin vendimtar perspektivës së terrorit çetnik deri në shfarosje të plotë të popullsisë shqiptare e myslimane, në Kosovë, Bihor, Tutin, Rozhajë, Sanxhak e gjetkë”...[4]

Dr. Muamet Pirraku

 

Tribuni popullor shqiptar, Shaban Polluzha (1873-21/22 shkurt 1945), ishte i biri i Mustafë Rexhep Kastratit që kishte vetëm një vëlla, Dervishin, i cili vdes ne moshë të re dhe nuk la trashëgimtar.

Malësor misemadh, që në moshën 12-vjeçare në Fushat e Morinës, çobanët e zgjedhin- Çaush (Pleqnar), për t’iu nda drejtësi. Të tillë e kishte edhe babain: i cili në moshën 12-vjeçare shkoi ushtar i Mbretit, 2 metra i gjatë!

Në moshën 17-vjeçare Shabani është kacafytur me të rritur e me shkije!

Shabani që në lindje ishte dukuri: me rastin e lindjes lëshon një klithmë të jashtëzakonshme, saqë mamitë trembën dhe ikin duke e lënë lehonën vetëm! Foshnja ishte jashtëzakonisht e gjatë!

Shenja këto se po lindte një prijës-profet, i cili ka mundësi ta shpëtojë popullin e vet.

Më 1912 e pushton Postën e Policisë, duke jua rrëmbyer turqve dhe serbëve!! Tha: “Unë komandoj këtu!”.[5]

Shaban Polluzha rrjedh nga një familje me gjendje ekonomike mesatare. Shabani nuk ishte i arsimuar, por si i ri u inkuadrua në jetën politike, të cilën ia imponuan rrethanat dhe padrejtësitë e regjimeve pushtuese. U konfrontua me bullgarë e me austriakë gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe me regjimin e Jugosllavisë borgjeze. Gjatë mbretërisë jugosllave ishte i inkuadruar në jetën politike, kryetar e deputet. Shpesh konfrontohej me qarqet e regjimit antipopullor dhe për një kohë u detyrua të kalojë në ilegalitet në Shqipëri. Gjatë luftës se Dyte Botërore ishte komandant i një pjesë të frontit në Mal të Zi, Kollashin dhe Sanxhaku i Tregut të Ri, ku u dallua për organizim e strategji. Ishte anëtar i Këshillit te Islihatit (gjyqit paqetues) dhe me propozimin e Miftar Bajraktarit e emërojnë kryetar te Islihatit në Drenicë. Shaban Polluzha kishte edhe taktikë politike. Ai me strategji politike kishte bërë njëfarë lidhje formale dhe mashtruese me qarqet komuniste, por në realitet ai asnjëherë këtë ideologji nuk e pranoi si ideologji që do të zgjidhte çështjen shqiptare. Shpeshherë në mesin e shokëve dhe bashkëkohësve të tij u thoshte, „Unë kam përvojë në bashkëpunim me serbët, siç jam munduar te bashkëpunoj me ta sinqerisht, por më kot, sepse besë dhe marrëveshje të sinqertë kurrë nuk kam mund të bëj me ta". Prandaj, shton ai, "Duhet mbajtur njëfarë afrimi politik derisa të arrijmë qëllimin tonë" Për këtë paria dhe këshilli organizativ i Kuvendit të Skenderajt e propozuan për komandant të Brigadës së Drenicës. Dihet mirëfilli se pas kapitullimit të Italisë fashiste (shtator 1943) Shtabi Suprem i UNÇJ-së shtoi aktivitetin e vet ushtarak, në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare dhe deri në nëntor 1944 (por edhe më herët) në këto hapësira, u formuan njësite të shumta të “UNÇJ-së”, duke filluar nga çetat, aradhet, batalionet e deri në brigada. Këto formacione partizane edhe pse u formuan në truallin shqiptar nuk u formuan për të mirën e shqiptarëve.

Në gjysmën e dytë të vitit 1944, derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse...) përparonin në të gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane, Titoja do t´i shfrytëzojë këto rrethana, për luftimin e forcave të mbrojtjes kombëtare shqiptare, dhe ripushtimin e Kosovës... Për t´i realizuar më lehtë synimet e saj, udhëheqja jugosllave, në fillim të janarit 1945 urdhëron mobilizimin e “brigadave të Kosmetit” për t´i dërguar në Frontin e ashtuquajtur të Sremit-në Serbi. Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944-janar 1945 ishte përqendruar në Drenicë, ”Shtabi Operativ i Kosmetit”, urdhëroi Shaban Polluzhën që ta lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës, për t´u bashkuar me Brigadën VII, e cila po marshonte për Serbi.

Shtabi i Brigadës së Drenicës largimin nga Kosova do ta kushtëzojë me ndërprerjen e vrasjeve dhe të plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e ushtrisë jugosllave...mirëpo pas dështimit të nënshtrimit të Shaban Polluzhës më 25 janar nisin operacionet ushtarake në shkallë të gjerë për asgjësimin e Brigadës së tij.

Në këto operacione antishqiptare morën pjesë i vizionet 24, 26, 44, 46, 52... të Serbisë, Divizionet 41 dhe 50 të Maqedonisë, grupi i brigadave të Malit të Zi (brigada e I e Bokës dhe brigada e VI) 2 dhe repartet speciale të OZN-s të drejtuara nga Spasoje Gjakoviq. Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë..., më 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J. B. Tito me urdhër të veçantë nr. 31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Këtë vendim Titoja e mori më 7 shkurt 1945 në Beograd, në një takim me ushtarakët serë:Savo Dërleviqin, Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin. Me këtë urdhër, i tërë pushteti në Kosovë do t´i kalojë një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe atë gjyqësor.

Gjatë ndryshimeve në strukturën komanduese në krye të pushtetit ushtarak përkatësisht të “Shtabit të Ri Operativ” u emërua ish-shefi i Armatës I-rë:kolonel Savo Dërleviq, duke e zëvendësuar Fadil Hoxhën, i cili mbeti zëvendës i tij. Shef i Shtabit u emërua nënkolonel Dushan Vukotiq (deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllav), shef i prapavijës u caktua Stevo Dobërkoviq (i dërguar nga shtabi qendror i Sërbisë), ndërsa komisar politik u emërua nënkoloneli Gjuro Medenica. Më 10 shkurt 1944 kjo komandë bëri riorganizimin e tërësishëm të ushtrisë duke formuar Divizionin e artilerisë, të kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ të brigadave, Divizionin 46, 52...etj.

Kjo makineri ushtarake në Kosovë duke i marrë të gjitha masat gjoja për "spastrimin" e terrenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundërrevolucionarët" vrau e masakroi pamëshirë mijëra shqiptarë gjithandej Kosovës... Në këtë fushatë të egër ushtarake më 21/22 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicës, pas vrasjes së tribunëve popullorë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica në kullat e Dvoranëve në Tërstenik.[6]

5:”BESA” E FADIL HOXHËS

Pra mbajtjes së protestës në Skënderaj, pikërisht në shtëpinë e Dushan Drashkoviqit, zhvillohen bisedime midis Fadil Hoxjës e Milladin Popoviqit në njërën anë, dhe Shaban Polluthës në anën tjetër. Me Shaban Polluzhën ishte edhe bashkëluftëtari i tij Hamzë Istogu, u mbajtën në një atmosferë tejet të tendosur dhe me mjaft nervozizëm.[7]

14. LETRA E ASIM LUZHËS

Duke parë se po përgatitej diçka e keqe, Asim Luzha i shkruan një letër Fadil Hoxhës dhe nis një njeri që ta dërgonte këtë letër sa më shpejt në Gllogofc, mirëpo këtë njeri gjatë rrugës e ndalojnë partizanët dhe letra mbetet në xhepin e tij. Në letër Asim Vokshi shkruante: “Kërkohet intervenim urgjent për të shpëtuar jetën e popullatës së pafajshme (të ngujuar në kullën e Halit Mulajt) në Tërstenik nga batalionet e brigadës së mbrojtjes popullore, përkatësisht nga komandanti Tabakoviq.”[8]

 

 

Asim Luzha

Pra, kundërshtarët e dy barrikadave ndërluftuese nuk mund të banohen pas tekave tendencioze-gënjeshtare!! Madje edhe me tituj “akademikë”!! Për ne në thonjëza, pra, të padrejtë, të padenjë dhe të pamoralshëm.

KUVENDI I POLLUZHËS[9]

Asim Luzha
Kuvendi u mbajt me iniciativën e parisë dhe disa intelektualëve të shquar nga Drenica dhe viseve tjera shqiptare si: Shaban Palluzha nga Palluzha, Miftar Bajraktari nga Llausha, Halil Haxhia nga Tërnovci, Azem Aruçi nga Makërmali, Zukë Xani nga Palaci, Sadik Lutani nga Turiçevci, Jetullah Rezalla nga Rezalla, Bajram Dërgti nga Drenasi, Bajram Zuka nga Likoshani, Ahmet Selaci nga Selaci, Hysen Bajraktari nga Plluzhina, Ajet Bajraktari nga Shtutica, Mulla Ibrahimi nga Palaci, Mulla Ilati nga Buroja, Fejzullah Saraçi nga Bivalaku, Hazir Xhaka nga Ashlani, Ajet Çirezi nga Çirezi etj.

Kuvendi u mbaj në kullën e Shaba Palluzhës në Palluzhë, më 9 prill 1941, dhe fillon punimet në orën 10:00, tri ditë pasi Gjermania dhe Italia sulmuan Jugosllavinë Monarkiste.

Kuvendin e hapi delegati më i vjetër, Shaban Palluzha. Me propozimin e tij, Kuvendi zgjodhi kryesinë e punës të përbërë prej: Shaban Palluzha, Miftar Bajraktari, Halil Haxhia, Azem Aruçi, Hazir Xhaka dhe Zukë Xani.

Punët e Kuvendit, me pëlqimin unanim të delegatëve, i udhëhoqi Shaban Polluzha.

Në Kuvendin e Palluzhës, i cili u mbajt në Palluzhë,  mrën pjesë 112 delegatë nga shumë vise të Kosovës...

V E N D I M E

1.Formohet Shtabi Luftarak, si forcë politike dhe ushtarake, pjesë përbërëse e strukturave tjera ushtarake të shtetit shqiptar, për mbrojtjen e Kosovës, popullsisë shqiptare nga terrori ushtarako-çetnik jugosllav dhe pavarësisë së plotë, lirisë dhe integritetit territorial të shtetit shqiptar.

2.Komandant i Shatabit të Përgjithshëm luftarak u emërua Shaban Polluzha.[10]

Dhe pas më se 6 (gjashtë) dekadash pësimi, përse nuk nxorëm mësim!?

Është e pakuptueshme dhe fare anomali që as sot e kësaj dite ne shqiptarët të mos e dimë historinë e vërtetë, personalitetet tona politike-shkencore, shembull, sikur te kroatët e mençur:

Ustashët u frymëzuan me shkencën e Babait të Atdheut-

1. Dr. Ante Starçeviqit, por  shembull dhe model i tij prej atdhetari dhe shkencëtari qe-

2. Dr. Milan Shufflay. Tezat e Shufflay-t se Kroacisë nuk i takon vendi në Ballkan, etj., se Kroacia i takon rrethit të qytetëruar të Evropës, i pranoi edhe-

3. Dr. Ante Paveliqi.

Kjo renditje e lakmueshme te shqiptarët jo vetëm që nuk ekziston sot, por nuk shihet që mund të ekzistojë as për njëqind vjetët e ardhshme!?!

Është menduar se i pari ynë është Skënderbeu, se i dyti është Lekë Dukagjini... ama çka mendon deveja e çka mendon devejari!? Dr. Hysamedin ferri (shpirti i vaftë në ferr!), ka magjistruar në temën: “Skicë e mendimi politik shqiptar”, ku tenton ta nxjerrë Skënderbeun tradhtar e Hamzanë atdhetar!!

Dhe këtij turkoshaku as ia prish kush nga masat e gjera shqiptare dhe as nga studentët e tij!?!

E këtillë, e këtij niveli provincial, është kllapa gjakovare ( e ndonjë tjetër), të cilët duan ta nxjerrin Shaban Polluzhën tradhtar e Fadil Hoxhën (e Mahmut Bakallin!) atdhetarë!!

Tutje: baba të atdheut jo Lekë Dukagjinin, por Rexhep Qosjen!!

Çfarë peshe ka një ent, institucion, akademi... në jetën shkencore dhe planifikimeve strategjike për zhvillimin e vendit?- nuk themi se s’kanë bërë asgjë, ama ata s’kanë zë, s’kanë zëdhënës,  dhe nuk janë mjaft të pranishëm në jetën tonë politike-shkencore. Andaj edhe kjo tollovitje e kjo mjegullnajë.

 

Dhe përse ndodh kjo?

 

Për shkak të shtyrje-tërheqjes në zhegra si  qetë e si kuajt e mbrapshtë të grupuar në klane-klika-tarafe, të mendësisë provinciale!!

Gjurmëve të historisë tonë

SKËNDER /SHABAN / PALLUZHA

Për dëshmorin Skënder, flet me modesti e me dhembje krenarie, shoku i tij i ngushtë, zoti Rrahim Istrefi (bir nga familje xehetarësh), Riedgasse 37; 4912-Arwangen në Zvicër.

„Me dëshmorin Skënder jemi njoftuar më 1973...“- e ndërprenë gulçet e vajit tek e shikojmë fotografinë...

Skënderin e vranë kushërinjtë, kinse për gjakmarrje, por me të vërtetë me yshtjen e UDB-së. Për Skënderin mund të flasë edhe Zenel Bunjaku, me të fort shoqërohej...

 

Skënder Palluzha e Rrahim Istrefi
I ndjeri Skënder shpesh thoshte: “Po më vranë shkiet, kurrë mos më qani; e në qoftë se më vrasin shqiptarët,- vajtomëni përjetshëm“. Dhe atë ditë të zisë tonë, Ndërmarrja „Rakovica“ po festonte: “Sot u vra Shabani i II!!“

Skënderi ishte biri i IV-të i Shaban Polluzhës: më i vjetri, Tafa, ka rënë në luftë tok ma Babain; i II-ti, Meti, ka qenë i burgosur politik dhe i ka vuajtur afër 10-vjet,- 3 herë e kanë detyruar ta mihë varrin e vet me duart e veta!!! - kërkonin dokumentacionin e komandant Shabanit, dhe, kush mund ta zëvendësojë? - a ka komanda vijimësi...? I III-ti, Ramadani, është në vendlindje...

Njëherë po shëtisnim, një drenicas, imcak si fëmijë, Rexhepi,- e lëshoi letrën në postë dhe tha: Udhë e mbarë o letër!- e falë me shëndet Kosovës...U ngashëryem të gjithë,- Skënderi e qortoi: përse ke dalë në kurbet, kur mërzitësh sikur fëmija...e na krijon këtu atmosferë sentimentalizmi e melankolie?

Pos bashkëpunëtorëve tjerë të komandantit Shaban Palluzha, dëshmori Skënder përmendte me respekt të veçantë edhe bacën Hysen Tërpeza... po krejt kjo, o zoti gazetar, le të shkojë në nder e në përgjegjësi tënde që m`i nxore fjalët e ma rrëmbeve fotografinë me zor!- nuk desha të dal në libër: se mbase nuk e meritoj?- dhe ti e di se si janë këta njerëzit tanë?- ne vetëm mund të imagjinojmë se çfarë do të më përflasin...

Kur kemi parasysh fjalën e urtë: Nuk bie rrufeja në hithra, Skënderi ishte një lis i madh, mbi të cilin u shkarkuan mllefet e armiqve tanë shekullor, gjithnjë me anë të veglave të tyre të skllopit shqiptar...

(Boti revista “Shqipëria etnike” nr. 4/2005)

Vërejtje: Derisa ky libër po përgatitej për botim, Fadil Hoxha, televizionit “klan” të Shqipërisë, mes tjerash, i deklaroi: “Rreth organizimit të Rezolutës së Bujanit kemi qenë unikë, mirëpo, pas pak kohe arriti letra e KQ, e nënshkruar nga Gjillasi, me vlerësimin se vendimet e Bujanit ishin të ngutshme. Në letër nuk na quante tradhtarë. Kështu letrën e shumëzuan dhe ua dërguan të gjitha organizatave partiake. Ishte kjo një kënaqësi  madhe.”

Pra, ruana Zot nga “tradhtia” partiake e sa për tradhtinë kombëtare ishte më pak e dhimbshme, tingëllonte disi në vete arsyeja e të gjorit Fadil.[11]

KRIMINELËT E LUFTËS. Të gjithë ata shtetas shqiptarë ose të huaj, të cilët gjatë Luftës II Botërore  kanë qenë nxitësit, organizatorët, urdhërdhënësit e ndihmësit e tyre ose ekzekutuesit e drejtpërdrejt e vrasjeve në masë, të torturave, të shpërnguljeve të detyrueshme, të dërgimit të popullsisë në kampe përqendrimi dhe në punë të detyruar, të djegieve,  të shkatërrimit e plaçkitjes së pasurisë shtetërore ose private. Të tillë konsiderohen edhe të gjithë pronarët dhe sipërmarrësit që kanë shfrytëzuar në mënyrë çnjerëzore si krah puna njerëzit e dënuar me punë të detyrueshme, të gjithë funksionarët e shoqërive grabitëse dhe të enteve shfrytëzuese fashiste në Shqipëri, funksionarët e aparatit e aparatit terrorist të pushtuesit dhe kuisling, ata që kanë bërë mobilizimin e e popullit tonë për ushtrinë armike.

Gjyqi special (shih) që u hap në Tiranë në mars 1945, gjykoi dhe dënoi kriminelët kryesorë të luftës. Një pjesë e tyre, që i shpëtuan drejtësisë së popullit dhe u arratisën jashtë shtetit, u morën në mbrojtje dhe u strehuan nga ushtritë anglo-amerikane në zonat ku ato vepronin ose gjetkë. K. e L. Sipas legjislacionit të RPS të Shqipërisë, janë përjashtuar nga çdo amnisti dhe duhet t’i dorëzohen drejtësisë sonë. Për dorëzimin e K. të L. ka dhe marrëveshje ndërkombëtare, të cilat nuk janë respektuar nga vendet imperialiste.                                                                                (H.R)[12]

Në ribotimin e FJALOROT ENCIKLOPEDIK SHQIPTAR, kriminelë të Lutës të shpallën kolaboracionistët bashkëpunëtorë të serbëve-rusëve-kinezëve- si rrymë antikombëtare; të ndalohet me ligj Partia Socialiste dhe të ndiqet penalisht çdo kush që bën përçarje-akuza ndaj të Djathtës Kombëtare Shqiptare- si rrymë kombëtare.

 


[1] Autori aderon te Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare.

[2]MUHAMET MJEKU: LUFTA E DRENICËS DHE SHABAN PALLUZHA, botoi Dielli, PRISHTINË, 1991, f. 3.

 

[3] KLEMENT SHALLARI: “(Mos)Marrëveshja e Mukjes kullon ende gjak”, Tiranë, 1996, f. 3.

[4] AZEM HAJDINI- XANI: SHABAN PALLUZHA (Dëshmi dhe kujtime të kronistit të luftës, I), Prishtinë, 2001, f. 31.

[5] Nga bisedat e burrave të kohës: Ramadan Shabani, Tahir Berisha...

[6] Google-Wikipedia

[7] Muhamet Mjeku:LUFTA E DRENICËS DHE SHABAN POLLUZHËS, botoi Dielli, PRISHTINË f. 25

[8] Poaty, f. 55.

[9] AZem Hajdini- Xani: LUFTA E ARTAOLLIT, PRELLOVCIT, SKËNDERAJT..., Prishtinë, 2006

[10] Azem Hajdini-  Xani: LUFTA E ARTAKOLLIT, PREPOLLCIT, SKËNDERAJT...Prishtinë, 1906, f. 28-36.

[11] Azem Hajdini- Xani: SHABAN PALLUZHA (Dëshmi dhe kujtime të kronistit të luftës, 1)Prishtinë,2001, f. 37.

[12] (H.R.) te FJALORI ENCIKLOPEDIK SHQIPTAR; AKADEMIA E SHKENCAVE E RPSSH, Titanë, 1985, f. 549-550.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora